Poezi nga Mardena Kelmendi

0
43

EFEKT SKENIK
Muzike e stonuar filmi
nje cift i trembur qe rend ne ekranin vjole
Messenger!
Gjurme dashurish skenike
i kane kaluar ne profilin e tyre
Aktore protagoniste
drejt horizontit vjole
Ne sfond degjohen hingellima kuajsh
Shihet trubullt kerpudha e grixhte
e vdekjes se jetes !
Lindin dashurite shpirterore
Gjuhe radioaktive e dashnoreve pa ze!
dhe degjohen te qeshura indiferente
te disa prifterinjeve te nje feje te re
vetem per kritike!
Syte e tyre nuk mund te shprehin azgje
…. ne efektin skenik!
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
HUMBUR NE KERKIM
Kur hidhet shpirti nga frekuence e xixelluar
Fjale merak i nje yllesie te vecuar
Mesazh i koduar
Diku
Dikur bashketrazuar
Diku
ne vendin e takimit ”atje,,
Dikur humbur ne kerkim
Jo rastesisht te dy te ardhur nga i njejti drejtim
dhe sot ne dukje, perjetesisht te zhveshur
te kundert po krejt te rastesishem
ne dukje si nje sinfoni shperthim
Katarakt i fuqishem krijuar nga nje vale lumi
nga liri e rruges ..
……..ndoshta i dashur humbem !
Ose jemi bashke ndjeshmerisht
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
NUK URREJ
Une syrin e shqyej sot akoma
per te nxjerre lotin e fundit
te dhembjes se zhgenimit
pasi aty nuk mund me te lunderojne
varkat e mija te lumturise !
(nga libri Casti im Shekullor)
Madi 07052021

Burimi/Facebook