Poezi nga Oltjona Selamaj – Lundërtari i vjetër…

0
148

Sa dete kaluar, me dallgë të fuqishme
Tërbuar, kalitur, durimin tënd
Netë magjike, në kohë vere plot yje
Edhe netë, plot makth,
që të çmënd…
Sa stuhi, e rrebeshe,
në supe mbajtur
Kërkoje lirinë nëpër botë
Kapiteni i njëmijë peripecive…
Idhull për tënden flotë…
Ç’ këngë sirenash, shpirtin të përpiu?!
E ëmbëla melodi, pse të tundoi?!
Lundërtar i vjetër,
shpirt, e bir njeriu…
Qenia misterioze, të hipnotizoi…
“Afrohu drejt shkëmbit”,
thërrasin krijesat…
Presin padurim,
të të gllabërojnë…
Të pashme, të magjishme,
porsi Perëndeshat
Burrërinë tënde,
përpiqen të sfidojnë…
Mbaje fort timonin,
larg thirrjes fatale
Larg këngës hyjnore,
që zemrën të shpon…
Zhduku bir njeriu,
kjo është këngë vaji…
Të kërcesh finalen
Ethshëm, po të ” fton”…

Autore: Oltjona Selamaj
Piktura: Annie Stegg