Poezi nga Petraq Pali

0
190

Sikur dhe të vdes sot

Sikur dhe të vdes sot
Amanet s’kam për të lënë
Kam mbushur një jetë plot
Dashuri kam marë kam dhënë.

Qysh fëmijë isha i prirur
Me të mira krejt mbuluar
Dhe më pas në adoleshencë
Ndër shokët i preferuar.

Rritesha me plot ndjesi
Edhe jetën e pëlqeja
Ajo mbushur tjeterlloj
Si me lule dhe me ferra.

Eca viteve pa u ndalur
Edhe kokën ktheja pas
Ndoshta edhe jam penguar
Se mëndjen e pata në fshat.

Për çudi gjitha ndjesitë
Kënaqësitë dhe dëshirat
Ja ktheva si vetëtimë
Atje ku rrembeva te mirat.

Atij vëndi trëndelinë
Mbarsur me plot mirësi
Lulëzonte mali i fshatit
Dashuri mbi dashuri !

Era e detit më magjepsi
Dhe kur më pati munguar
Ikë e hajde nga kurbeti
Me zëmrën mbajtur mbi duar.

Nga një mall i pa kufi
Syri lotët si ka tharë
Habitem e bëj çudi
Sa jam plakur këtë rradhë ?

Pa dhe shpirti seç ma thotë
Dhe kur buza kullon mjaltë
Në çdo varg e në çdo gërmë
Për një mëmë e për një atë.

Amanet siç thashë s’lë
Se s’dua të lë “litarin jashtë”
Vetëm brezat porosis
Si “Spartanët” dikur lashtë.

Që të kthehen fitimtarë
Të bashkuar e të saktë
Karakollet e të parëve
Emrin tu a ngrejnë lartë.

Se historia do përsëritet
Kur vëndi të lulëzojë
Pse të rinë kurbetit egër
Dhe gurin ta tjetërsojnë.

Atë të bukur natyrë
Atë mjaltë mëmëdhe
Me pa tjetër të ivestojnë
“Parajsën kanë atje” !

Edhe amaneti do “soset”
Kur dhe deti do gëzojë
Të shkojë guri në vend
Cep më cep të lulëzojë.
pJp

BurimiFacebook