POEZI NGA POETJA GRESILDA RRUGEJA KUSHTUAR TE PERNDJEKURVE POLITIK TE CILET VUAJTEN DENIMIN NE BURGJET E DIKTATURES KOMUNISTE.

0
92

TITULLI I POEZISE : BURGU I FERRIT.

Ne burgun e ferrit ku s’mbinte as bari
Mes luginave ,maleve e pyllit qe oshetine
Nga te kater anet kishte heshtje varri
Vuanin liridashesit qe kerkonin lirine

Kaluan shume vite mes vuajtjeve ne erresire
Jetuan mes xhelateve qe godisnin pameshire
Ku jane keto xhelate?S’pergjigjet asnjeri
Vec zerit te liridashesve qe kerkojne drejtesi…

Ne ate kohe , liridashesit valle kush i denoi ?
Enderrat e lirise ne mes kush ia preu ?
I egri barbare mbi ta qelloi
Edhe zemrat ia theu

Mbi liridashesit nuk kishte drejtesi
E keqja ne te gjith Shqiperine kishte mbire
Por edhe sot s’po gjejne qetesi
Diktatura e re po i godet pa meshire

Largohuni diktatore,largohuni se s’ju shoh dot
Ju qe i rrahet dje ,per cudi udhehiqni edhe sot
Por perse i mashtroni ,i merrni me te mire ?
Keni shtatedhjete e gjashte vite qe jeten ia keni nxire

Ne krye te Shqiperise keni qene gjithmone !
Ndaloni ! Mos shkoni me tutje ! Kerkoni falje, njehere e pergjithmone !
Ligjet e tua kurre s’kane pasur drejtesi !
Na kane sjellur percarje , e ne shpirte s’po gjejme qetesi

Ndaluni diktatore!Me tutje ju mos shkoni!
Te lutem o i madhi ZOT, uraganin ta ndaloni
Se uragani s’po na bindet ,po na godet cdo dite
Na ka lene ne erresire ,na ka lene pa drite

Vargjet e mija shtypjen e ndjejne
Zerin per liridashesit ne qiell e ngrejne
Kerkojne drejtesi ,krenare shperthejne
Si rrezet e diellit qe ne toke shkelqejne

Do te vije dita dhe per liridashesit
Drejtesine ne vend do vejme
Ketu vend s’do te kene me vrasesit
Ne Shqiperi me nuk do ti leme.

Gresilda Rrugeja 05 . 06 . 2020 .

Burimi/Facebook/Rexhep Rrugeja