POEZI NGA POETJA GRESILDA RRUGEJA.TITULLI I POEZIZE : PARTITE MOTRA JU KANE PERCARE.

0
84

Dhe ky vit po ecen mbrapsht
Diktatura duart i ka zgjatur ne cdo skut
Dimri i forte pas i hiqet zvarre
Renkon nga dhembja populli me sa mund

Sa dekada kane kaluar
Ku diktatura zemrat tmerr i mbush
Asnjehere , askurre s’ka per tu harruar
Diktatura 76 vite sot ka mbush

Per partite motra populli brohoret
Per lideret kenga ne qiell bucet
Syte e mije shohin zjarr te terbuar ;
Nga ana tjeter sheh turma te mjeruara

Cilen quajme lumturi ?
Ate qe vuan dhe heq njeriu i gjalle
Qe ne emigrim shkon qe ne femini
Qe familjes se tij ti bej balle

Partia nene po na helmon
Se helmin mban me vete
Me partite motra ajo bashkepunon
Popullit i ka dhene rruget neper dete

Dekada kaluan edhe ti
Parti nene ne vend qendrove
Shpirtin popullit si gjithnji
Me dekada ia lendove

Vuajtjet e popullit skane te sosur
Cdo dite po shkojne rende e me rende
Politika po i sulet si e marrosur
Popullin e saj po e cmend

Partite motra per cdo mot
Kane sjelle plage qe skane sherim
Popullit shqiptare i kane sjellur shume lot
I kane sjellur nje jete plot trishtim

Kur vijne votimet sa bukur ju flasin
Me pas ,ne balte ju hedhin e ju shtypin
Me njeri tjetrin po ju vrasin
Me genjeshtra e mbushin shtypin

Perse o popull shqipetare ?
Partite motra fort i cmon
Me njeri tjetrin ju kane percare
Ne emigrim te gjitheve po ju con

Ngrijeni zerin tuaj shqipetare
Shkunde diktaturen qe te ka vrare
Godit, genjeshtrat , marrezite
Tiranite e poshtersite .

Gresilda Rrugeja 04 . 01 . 2021 .

Burimi/Facebook/Rexhep Rrugeja