PSE IKËN
Ti ike në agun e ditës
rrugën mos e dredho
se dita ka sy
e syri im të kërkon..
Ti u bëre ikje
e natës
për tu fshehur
nën hije
yjet sjellin dritën
për një takim rinie
në pritje.
Dredhove nga mali
qubave dhe në ullishta
kot e ke
fshehjen
zemrës sime
mos i bën bishta.
Do të vie
takimi
në mes fushe
dhe tufës së qingjave
e valles së Drenushës.
Dua të të shijoj
si nëna bebën e vet
lehtë e lehtë
të të ledhatojë
mallin që më djegë.
Trupin shumë të njomë
me erë drëndefili
ta përgedhel sa lehtë
me ëmbëlësi sheqeri.
Se lumturia ime
e pa peshuar
si ujë deti plot
zoti të më ndihmojë
të bëhem yll
i dashurisë në ikje.
Ik moj sa të duash
së koka të ndjek pas
zemra ime e shkreta
për ty o moj do plasë .
Kehl,Gjermani, Rame Smajlaj
Burimi/Facebook