Policia shqiptare do të ketë akses në gjithë databazën e ADN-s të shqiptarëve të dënuar në Britaninë e Madhe.
Marrëveshja u firmos në Londër nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Priti Patel dhe homologut shqiptar Bledi Çuçi.
Vetë ministria angleze Priti Patel në Twitter për marrvëshjen thotë: “E lumtur që takova Bledi Çuçin këtë pasdite. Shqipëria është një partner kyç në trajtimin e disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi, nga migrimi i paligjshëm te krimi i organizuar. Sot ne nënshkruam një marrëveshje të re për të ndarë ADN-në mes forcave të rendit, për të përshpejtuar hetimet penale”.
Pas takimit në Londër me homologen e tij britanike, Priti Patel, ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi tha për Top-Channel se bashkëpunimi dhe besimi britanik tek pala shqiptare në luftën kundër krimit është rritur ndjeshëm.
Pas takimit në Londër me homologen e tij britanike, Priti Patel, ministri shqiptar i Punëve të Brendshme Bledi Çuci tha për Top-Channel se bashkëpunimi dhe besimi britanik tek pala shqiptare në luftën kundër krimit është rritur ndjeshëm.
Ndërkohë që theks i veçantë ju vu edhe çështjes së emigrimit legal nga Shqipëria drejt Britanisë.
“Adresuam probleme shume të rëndësishme që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, me migracionin e paligjshëm dhe sigurisht me integrimin sa më të mirë dhe dinjitoz të shqiptarëve në Britaninë e Madhe, për t’ju larguar stereotipeve negative që janë krijuar për shqiptarët.
I bëra me dije homologes që ne nuk mund të luftojmë emigracionin e paligjshëm pa adresuar më mirë emigracionin e ligjshëm .
Gjeta një mirëkuptim edhe nga homologia britanike dhe më vjen mirë që në agjendën britanike është edhe kjo gjë tashmë”, tha Çuçi për Top Channel.
Burimi/diasporashqiptare.al/