POLITIKË “Ti nuk paske qenë burrë, por grua e përdalë”/ Qytetarët “masakrojnë” Metën

0
64

Presidenti Ilir Meta, i cili u betua se do të jepte dorëheqjen nëse fitonte Edi Rama 71 mandate, gënjeu.

Kjo gënjeshtër po i përplaset çdo ditë në sy nga qytetarët edhe në rrjetin e tij social, atje ku ai shfaqet herë pas herë me mesazhe.

Mbrëmë Meta u ka uruar besimtarëve ortodoksë, festën e Pashkës, ndërkohë që pas mesazhit kanë reaguar ashpër qytetarët ndaj tij, duke i kërkuar që të largohet.

“Meta ik, Meta ik, Meta ik. Ti nuk paske qene burrë siç thoshe, por një grua e përdalë. Une jam i djathtë gjithmonë, ama me ata burra që i hanë llafet e tyre dhe lëpijne ate që kanë pështyrë, nuk jam dhe as kam për të qenë kurrë”, i shkruan një qytetarë.

Ndërsa një tjetër qytetarë i apelon që mos të gënjejë mendja kot, se nuk ka lumë dhe oqean që e pastron.

“Like.. dy personazhet që ishin pranë Krishtit kur e kryqëzuan ishin Ponc Pilati dhe Likus Goldus. I pari e gozhdoi ndërsa i dyti i kontrollonte xhepat. Mos t’ju rrejë mendja kot. Nuk ka lumë, oqean e shenjt që lan mëkatet e ju të dyve”, komenton një qytetar në rrjetin social të Presidentit.

Në fakt reagimet e ashpra të qytetarëve ndaj Metës janë të shumta, por këto që po sjellim më poshtë kanë shpëtuar pa u fshirë nga stafi i Presidentit.

Burimi/CNA.al