POPULLI AVOKATI MBROJTES ME I MIRE, I HAJDUTVE POLITIKANE !

0
86

V:O – Fotoja huazuar nga gazeta “Dita”

Pas renies se diktatures , kemi pare me qindra protesta qe jane zhvilluar ne Shqiperine post komuniste , me perjashtim , protestat e fillimit , qe rrezuan nje sistem dhe sollen demokracine , te tjerat per 28 vite jane bere per te mbrojtur dy partite kryesore , qe sot mbajne peng nje politike dhe nje komb te tere !Ajo cfare eshte me e habitshmja , se te dy palet kane ardhur nga i njejti kamp komuniste te Enverit dhe sot bejne , se nuk e duan, apo e urrejne ate sistem, por atu ketu nxjerrin koken e tyre te diktatures , duke e kujtuar me ndonje bunker, apo me ndonje etiketim komunist. Shohim qe televizionet i kane pushtuar te aferm te byrose politike , te asaj byroje qe per 45 vite denoi dhe masakroi shqiptaret se ishin me te ditur si ato qe ishin ne drejtim. Ku arrin djallezia e ndonje gazetari , apo moderatori , del hapur se e din se ka krahe te forte qe e mbrojne dhe ju a perkujton shqiptarve edhe byrone politike , per tu kujtuar atyre se vete ajo gazetare eshte mbese e njerit nga antaret e byrose politike dhe kete e ben pa ju dridhur syri. Shikoni o njerez qe luhet me fatet e nje populli dhe nuk ja ndjen askuj , nuk merr askush pergjegjesi. Ne sot jemi me keq se ne kohen e diktatures, se sot ike nga kjo jete pa prite pa kujtur , biles pa ty thene ajo parulla e fameshme ne 24.00 , apo ne 03 te mengjezit “Ne emer te popullit , je i arrestuar ” . Sa manipulohej me kete popull , populli ne gjume dhe nuk dinte se cfare bente shtriga komuniste gjate gjithe nates dhe ajo vazhdonte ta bente , pa ja ndjere fare, deri nje dite qe ja thyem qafen, por se mendum keshtu, por qe nuk paskesh qene krejt e vertete, se ata moren , bij, niper dualen ne krye te partive, moren ekonomine ne dorezim. Kjo eshte ajo me e renda pas atyre cfare populli hoqi per 45 vite. Sot populli del ne rruge dhe proteston dhe po ti pyetesh , pse protestojne , jam i bindur se shumica nuk e dine fare, vec shkojne aty si argate, sa per te marre ate pagese ditore qe u afrojne eproret e tyre. Kjo eshte shume e rende . Ne pushtet partia demokratike . Ngrihen njerzia , per ta rrezuar ate sistem, se ne kohen e Sali Berishes u dha urdher qe te denuarit politik te sistemit te diktatures , qe kishin hyre ne greve urije , duhej te nxirreshin me force dhe kete e beri Doktori, pa ju dridhur qerpiku dhe populli u acarua shume me PD dhe filluan parullat ati Berisha – Berisha ik . Protesta e protesta , u rrethua Kryeministria, Presidenca, Kuvendi popullor, protesta masive per ta rrezuar PD. Me dite te tera ne rruge . U dogj dhe u plagosen njerez dhe u vrane ne vershimin drejt ministrise , ku Berisha nga dritarja e Kryeministrise provokonte qytetaret. Ndollen nje seri ngjarjes , ato te 97 `, 21 prillit, eleminimi i familjes Haklaj, vrasja e Azem Hajdarit ,ngjarja e rende e Gerdecit, ku humben jeten 26 viktima etj … etj . Cfarre nuk u tha ne ate ate kohe per politiken , me dhjetra raste abuzimesh ne veprat e rendesishme strategjike, me miliona para te vjellura, nga taksat e popullit dhe e futur ne xhepin e pushtetarve demokrate. Rruge te lena per gjysme, se u ishin vjellur parat per ti perfundur, vepra te parealizuara dhe para te pervetesuara. Ne krye doli partia solcialiste , me nje plan per zhvillimin e vendit, per hapjen e vendeve te punes etj … etj. Nga Bashkia e Tiranes u hoq Lul Basha se per 4 vite si kryetar bashkijet nuk beri asgje , keshtu u tha. Premtoi se brenda mandatit te tij do te binte ne Tirane tramvajin , por premtim qe nuk e realizoi kurre. Ne fakt Luli kishte nje sere premtimesh. Nuk e di nese ka realizuar dicka nga ato cfare premtoi . Ne vendin e Lul Bashes u vendos Lali Eri , ky i dha nje pamje tjeter Tiranes , Por edhe Edi Rama filloi te punoi per tja ndryshuar fytyren Shqiperise u muar me ndertime dhe shkaterrime pa leje , gjeti disa njerez te “vobekt” qe punonin ne te zeze dhe i futi ne burg , disa qe nuk paguanin dritat i dergoi ne burg, por asnje nga peshqit e medhej, qe u tha gjate fushates se tij, qe kishin vjellur shuma te majme nga pasuria publike , nuk u fut ne burg, por u ngriten ne detyre , nga vete Edi Rama ! Tani populli ngrihet perseri edhe kundra Edi Rames dhe i thone Rama ik, u mbushen rruge e sheshe me “Rama ik ” . Rama hajdut , qeveri hajdute , mafioze, jeton me parat e droges e te korrupsionit . Populli ne kembe se thote Partia .  Populli avokat , here i njeres parti dhe here i tjetres parti dhe ne fund thone qe nuk jetohet ne kete shtet mafioz. O njerez , ju pelqejne parat qe merrni kur shkoni ne protesta , athere duroni , se dhe me keq do te gjeni, derisa te kuptoni qe keto dy parti nuk jane per te ju drejtuar. Ato e dhane ate cfare paten, apo sic thote nje shprehje : – Njerez ju a pite corben edhe PD dhe PS , tani cfare doni qe u kthyet prape tek PD , po kjo parti a nuk ju a solli per 8 vite “zgjedhjet e ndershme” , po a mendoni se tani dso te ju a sjellin a ? Gabim o njerez, beni mire mos luani rolin e avokatit sa here qe ju kerkohet , se keshtu po mbroni hajdutet politikane …Une e kam per ju populli im, sepse une e kam siguruar veten ne nje shtet tjeter dhe i kam te gjitha te garantuara ne menyren me te mire, por me qan zemra per ju , qe here jeni demokrate e here ktheheni socialiste, ku ne fakt ju nuk jeni as demokrate e as socialiste , por jeni 5000 ( Leke te vjetra ) , qe ju paguajne per te marre pjese ne keto protesta . Me mire eshte gjeni ate parti qe ju mbron te drejtat tuaja, se aq para sa merrni jane vec per nje dite buke per familjen, keshtu gjeni dike qe do ju jape te 365 ditet e vitit buke per familjen dhe ai e meriton te beheni avokate mbrojtes te asaj force politike ! Shpresoj se nje dite populli im do te dije te vendose piken mbi i . 
Luigfj Shkodrani 
Kopenhage – Danimarke , 25 shkurt 2019