PREJ PRROIT TË INFEKTUAR KURRË NUK MUND TË SHIHET HUMNERA NË BREG

0
126

Akademik Prof dr Hakif Bajrami

PREJ PRROIT TË INFEKTUAR KURRË NUK MUND TË SHIHET HUMNERA NË BREG

( Me rastin e aktualizimit se kush ishte Tito ndaj Shqiptarëve 1941-1980. Çfar pasojash le pas?)

Apo- Letër publike atyre që kanë nostaligji për titizmin!

Për ta kuptuar se çfarë dobie apo dëmi I ka siellë ndonjë kombi ndonjë personalitet, zakonisht numrohen të arriturat ose të paariturat e njëanëshme. Është edhe një lëmi tjetër, shumë e papreferuar e që mbanë emrin krahasime epokash, e që mirret me çështhje që janë thelbsore për një shoqëri njerëzore. Për fenomenin e parë, dihet se Kosova dhe shqiptarët në Jugosllavi si popull i robëruar në te, gjatë rregjimit të Titos ishin populli ma I prapambetur eknomikisht në Evropë. Dhe ky fenomen, nuk ishte i çudtëshëm, sepse në atë pozitë kishin qenë edhe në kohën e Turkut deri më 1912, edhe në kohën e kralit serbian, deri më 1941. Me gjithë atë dallimet janë si mali e bregu në disa fusha, pa e llogaritur rrethanën në cilën gjindeshin shqitarët 1918-1980. Derisa krali përmes shpronësimit, shpërnguljës dhe shfarosjës si politikë parafashiste, i shpërnguli 240 000 shqiptarë, pa kthim në Anadoll e 25000 në Shqipëri, me shansë për t` u kthyer, Tito 1949-1966 I shpërnguli 415,000 shqiptarë në Anadoll dhe vetëm nja 257 në Shqipëri, të cilët po të kthehshin, do ta kalbëshin në burgjet e tij, ose do të përfundonin në varre.

Po, e di që titistët do të më quajnë ENVERIST. Nuk brengosem për këtë, sepse një ditë kur do t` ua botojë të zezat dhe hajnitë e tyre, koha e totalitarizimit komunist do të mbetet model për ndertimin e një shoqërie: pa drogë, pa e me hajni të skajshme, me nepotizëm të kohës kralevinës, dhe çdo e zezë tjetër e kësaj bote. Vetëm më 1971-1987, për shqiptarët e robëruar, Beogradi i hapi 750 000 dosje. Ndërsa Shqipëria pësoi më 1997 pesë herë më shumë në humbje njerëzore se në Luftën e Dytë Botërore. Hulumtone edhe kohën 1945-1992. Kësaj radhe nuk do të shprushi më tepër. E posedonjë dokuemntin e Komisonit shtetëror federativ për defprmimet (1945-1965) dhe aty cilsohën intelektualët shqiptarë si më të rrezoshmit në shtet.

Sa I takon kolonizimitë të Kosovës, Krali I solli 11000 familje. Dhe aty kah viti 1938 nxorri edhe Ligjin që 0,40 ari tokë duhet të I ketë shqiptari, kruse serbiani mundet tI ketë jo ma shumë se 45 hektarë, plus male e deri te ndonjë minjerë si Nikolla Pashiqi që e përvetësioi me djal edhe një përqindje lo të ulët në Trepçë. Tito provoi n anën tjetër të gjithë shqiptarët t` i “civilizojë”, duke ua grabitë tërë pasurinë, për nevoja të kolektivave, duke bërë plane “civilizuese” që në koperativa dajli shqiptar të martohet me vajzën serbe, ndërsa vajza shqiptare të martohet me djalin serbian, dhe kështu të krijohet “Kombi socialist jugosllavë”. I ngjashëm me veprimine Kral Aleksandrit kur Serbët, Kroatët dhe Sllovenët u quajtën fise, të një populli, e pastaj nga viti 1929 ua humbi emrin dhe “kulturën”, për ta krijaur kombin ‘civilizues” ‘jugosllavë-serbian’. Në këtë fushatë krali ishte I siguartë sepse: malazezëve më 1918 ua humbi shtetin, dinastinë dhe kombin, kurse më 1929 serbëve, kroatëve dhe

sllovenëve ua humbi emrin e kombit dhe perspektivën që të shkrihen si dylli në serbian, prej të cilit dyll pastaj popat duhej të bënin MYSHEME për mbështjelljen e varrëve jugosllave 1989-1999.

Nuk është e çuditëshme që edhe pas të gjitha mizorive ndaj popullit shqiptar, dikush të gjindet e të provojë ta reahabilitojë jo vetëmm Titon ( që ua ka hudhë ndonjë kockë në gojë) por edhe një sistem xhakatar titist, ku shqiptarët kanë pësuar në çdo lëmi, (përveq shkollimit që e solli Fadil Hoxha dhe rrethanat e pas Luftës antifashiste-hb). ‘ Dhurata’ e kralit dedikuar shqiptarëve është 152000 vejtë burgj;” dhurata” e Titos është 777 856 vjetë burgje, me 750 000 dosje personale, ndër mizoritë ma të egrat në Evropë, duke montuar procese, duke vëndosë pesë herë diktaturë ushtrake vetëm në Kosovë, duke I vrarë nepër eshallone të vdekjës më 1945-1949 mbi 49 000 shqiptarë pa gjurmë, në të gjitha anët e Jugosllavisë federative. Lidhur me ketë po i numrojmë me radhë të zezat e ideuara, folura dhe të bëra me urdhërin e Titos dhe Shtabit tij, me të vetmin qëllim që të mbetet faraon në “Belli Dvor” të Beogradit, në cilsinë e kralit mizanytrop, aty ku natë e ditë serbianët neofashit ia ruajnë varrin edhe sot. Ja faktet se çka I solli Kosovës (Shqiptarëve që ishin nën robëri të tij), ku Adem Demaçi zë vednin e pare në Evropë, dhe më gjerë duke kaluar 28 vjet në burgje për mednimin ndryshe dhe për të drejta kombëtare. J B Tito 1949-1966, ( i njoh detalisht dokumentet) i themeloi TRI qendra shipunazhi dhe kontrashpunazhi kundër shqiptarëve: në Kretë ku subneciononte edhe Ahmet Zogolli; në Nish ku subvenciononte edhe një sherbim perendimor; në Gerum ku subvenciononte agjentë kundër të gjithë shqiptarëve vetëm një agjenturë Perendimore . E para qendër shpuniazhi natishqiptar pra ishte në ujdhesën KRETA. Në këtë qendër, bënin plane agjentët e UDB-ës dhe Zogollit kundër Fadil Hoxhës dhe Enver Hoxhës. Në Kretë, agjentet e Ahmet Zogollit, i përpiluan tri plane për ta rrzuar qeverinë e Tiranës,me kusht që kurrë mos ta përmendin Shqipërinë Kontinetale. Qendra e DYTË agjneturore antishqiptare ishte në Nish. Këtu , me dallim prej të parës qendër, ishin disa specialsita serbo-malazezë, për Shqipërinë. Ata e kishin për detyrë për ti përpunuar të gjithë EMIGRANTËT e arratisur nga Shqipëria në Jugosllavi gjatë viteve 1949-1954. Në bazë të atyre fakteve që emigrantët tradhtarë kanë shkaruar dhe nënshkruar me dorë të vet deshminë, rezulton se ata nuk kishin asnjë llojë kundershtimi pse Kosova ishte e robëruar, por poenta kryesore e tyre ishte IDEOLOGJIA e mundur në luftë 1939-1944. E këtu pushon kanceri i çështjes së tyre, pse u arratisën nga Atdheu, pa i përjashtuar edhe disa padrejtësi që i bënin komunistët, kuptohet me fajin e kreut politik dhe shtetëror, sepse ishin në rriedha ose organizator. Me këtë, pushteti i Tiranës duket se ka qenë ekvivalent ideologjik me kundershtarët, dhe asgjë tjetër. Këtë konstaim e vërteton qëndrimi i Legalitetit, Ballit, Agrarit, Lidhjes Prizrenit (Deri te Lidhja e Tretë e Prizrenit,por JO, Lidhja Kosovare) që koketuan me agjenturat jugosllave dhe dy sherbime agjenturre në GERUM afër Trieshtës, krejtë me pasojë që në Tiranë të vëndoset një pëushtet TOTALITAR, por i djathtë. Pra, në asnjë rast nuk kemi të bëjmë me çështje të DREJTË patriotike, që të lëvizet problemi i Shqipërisë Kontinentale (Kosova me trojet nën Maqdonin dhe Çamëria, t i takojnë Shqipërtisë ashtu si duhet të jetë drejtësia.

1.J B Tito më 1940 e kishte miratuar propozimin që Kosova të ndertohet në federatën e ardhëshme si çdo REPUBLIKË tjetër. Por, e degradoi Kosovën në çdo nivel nga viti 1941, kur kishte mundësi të ndryshojë çdo gjë. Akti i gradimit të Kosovës ndodhi në Zagreb në tetor 1940, kur KQ PKJ e kishte pranuar qëndrimin që Kosova në pushtetin majtisë jugosllav ta ketë tretmanin e Republikës socialsite sovjetike. Për këtë, më 1941 flasin dokuemnetet që posedohen . Tito as që provoi kurrë ta pranonte se

minatorët shqiptarë dhe liçanë më 30 korrik 1941 I shpallën luftë Rajhut Tretë, e për ta mrrë këtë datë si fillim të kryengritjës. Nga ky aksion u themelua: “Çeta e minatirëve”, e cila komplet hyri në Brigadën e Parë Proletatre. Tito nuk e donte që Kosova të ketë datë fillestare të luftës antifashite-datë të fillimit të kryengritjes për Kosovë, sepse e konsideronte dhe do të ishte themel i Republikps Kosovës, si çdo republikë tjetër. Pra, frigohej prej shovinizmit Serbian dhe malazezë, të cilëve u ka qëndruar prapa, për ta fitaur karrikën e faraonit në Beograd.

2.Më 1942 Tito nuk e zyrtarizoi kurrë themlimine Shtabit Kryesor të UNÇ dhe Aradhave Partizane të Kosovës, themluar më 20 tetor 1942 me komandant Fadil Hoxhën. Këtë fakt nuk e parnoi sepse qysh në shkurt 1942, Emin Duraku (pjesa e fjalimit tij është shkatrruar-hb) do ta shkruaj atë pjesën ku Rezoluta e Bujanit I dha shkëlqim dhe provim antifashit popullor Kosovës, pra jo vetëm politik, KANÇK u dëshmua edhe para hsitiorisë. Emin Durakun, dihet burimshtë e qitën në pritë Pavle Joviqeviqi dhe Mita Milkoviqi dhe kurrë atenatin kundër tij nuk e zbardhën, mesa atë ndaj Haki Tahës dhe Miladinit, që I pushkatuan në të njetën ditë; Haki Taha pushkatohet në ora 09; Miladini në ora 11 në të njejtën ditë. Shtrohet pyetja: si mundet njeriu i vrarë në ora 09 ta vrasi tjetrin në ora 11, në të njejtën ditë (13 mars 1945).

  1. Po, J. B. Tito e dërgoi S. V. Tempon në Kosovë në fundtë vitit 1942, jo për të ndihmuar, por për të provokuar dhe degraduar çdo synim antifasihist, për t` u avansuar Tempo, në një kritizer mafioz, qoftë edhe me faktin se Shtabi Kryesor u UNÇ dhe AP të Kosovës u pranua, por atij I përgatiti pusi në çdo anë, që e tregon realiteti I mëvonshëm. Faktet janë ma të forat se bjeshka!
  2. J. B. Tito nuk e pranon kërkesën e Miladin Popoviqit,, që Lufta Antifashite në Kosovë të drejtohet nga Shatbi I Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar I Shqipërisë nga viti 1942.
  3. Tito në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it nuk I ftoi shqiptarët, edhe pse e kishte kërkesën nga malazezi Mitar Bakiq (zasto AVNOJ u formiranju ne obraça se Albancima, koji treba da budu ravnopravni u novu federaciiju?!).

6.J. B. Titio përmes Millovan Gjilasit, me rezigancion I hudhi të gjitha vedimet Konferencës Nacioanlçlirimtare të mbajtur në Buajn më 31 XII 1943 dhe 1 e 2 janar 1944.Lidhur me këtë, J. B. Tito në kontinuitet- gjatë gjithë jetës e mbajti NËN HETIME Fadil Hoxhën, sepse më 12 janar 1944 të gjitha dokumentet (në gjuhën shqipe ) e Konferencës Bujnait ia dërgoi Enver HOXHËS për APROVIM. Ndërsa të njejtat dokumente në gjuhën serbishte ia dërgoi J. B. Titos për NJOFTIM. Pra, hapur del se Konferenca e Bujanit e konsideronte Luftën Antifashiste Naconalçlirimtare të Kosovë si pjesë integrale të Shqipërisë Bregdetare, për faktin se Shqiptarët më në fund e dinin se janë populli i TRETË në Jugosllavi për kah numri. Lidhur me këtë realitet, Tito, Millovan Gjillas dhe A Rankoviq, u dakorduan që Kuvendi i Bujanit mos të ketë të drejtë të aporovojë ligje, mos të ketë të drejtë të emrojë gjykatës, mos të ketë të drejtë ekzekutive, me letrën që e nënshkroi M. Gjillasi më 28 mars 1944. Duke mësuar për këtë, Enver Hoxha në gusht 1944, do ta dërgojë një delegacion për bisedime me Shatbin e J. B. Titos në Vis. Në delegacion ishin: Koçi Xoxe, Ramdan Çitaku, Bedri Spahiu, me që rast, më 26 gisht 1944 u arritë pelqimi që: “Nëse Shqipëria Bregdetare ndërton sistem shoqëroro ekonomik socialsit, Kosova, do ti takojë Shqipërisë; Nëse Shqipëria Bregdetare ndërton sistem monarkist, Kosova do t i takojë Jugosllavisë socialiste”.

  1. J. B. Tito e linçoi Delegacionin e Shqipërisë në Vis më 26 gusht 1944, duke shtruar premtime e duke përgatitë më 2 shtator 1944 DEGRADIMIN e Shtabit Kryesor të UNÇ DHE AP të Kosovës, në Shtab Operativ, me të njetin koamndant (Fadil Hoxhën për ta kompromituar para popullit tij, se nuk po I plotëson premtimet para shqiptarëve për t` u bashkur me Shqipërinë Bregdetare-hb) , në fillim nën Shtabin Suprem të Jugosllavisë, e pastaj nën Shtabin Kryesor të Serbisë, aty ku e synonte patroni i tij A. Rankoviq.

Duke u përpiekur që Degradimin e Shtabit Kryesor të Kosovës (Antifashist) , mos ta devalvojë dhe për ta penguar degradimin e luftës antifashiste, Enver HOXHA më 12 shtator 1944 do ti drejtoi DY BROGADA shqiptare për t u dalë në ndhmë shqiptarëve të robëruar. Dokumentet sekrete që i posedonte Vlladimir Dedier ( i posedoi edhe unë), vërtetojnë se Tito tri herë jep urdhër që Brigadat shqiptare të Shqipërisë Bregdetare të LARGOHEN nga Kosova, dhe çetniko-komunistet serbian, me tri divizione serbe, dy brigada malazeze dhe një maqedone, të sillen si DAHI nepër trevat shqiptare 1945, sepse donte ti shfarosë shqiptarët: “deri sa të zgjatë përfundimi i Luftës Dytë Botërore”. Kjo për faktin se Ruzvellt, Stalin dhe ÇERÇILL, kishin marrë vendim se: “Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazizimin, kemi të drejtë t i zhvendosin-shkatrrojmë”. A nuk ishte zbulim sadist i Titos, kur më 10 prill 1945 i tha delegacionit shqiptar: “ JU 90 % keni qenë me fashizmin, por tash ua japim shansën të luftoni”. Kjo thënje e zbulon qëllimin etij për tragjedinë shqiptare në: Drenicë, Gjilan, Llap, Ferizaj Deçan, Tivar, Dubrovnik, Trogir dhe Vershac.

8.Po,J. B. Tito edhe Forein Offisit dhe drejtë për drejtë Cherchillit në Bari të Italisë, në takimin e parë e dezinformoi se: “Kosova dhe Trepça duhet ta kenë të njetin fat. Trepça ia përkujtoi se është aset I Londrës nga viti 1927”, për çka Londra nuk duhet të lejohet të ketë punë me Tiranën, nëse Kosova I takon Shqipërisë, e caktoi fatin e Kosovës. Dhe për këtë fakt, J. B. Tito iu falenderuar Cherchillit TRI herë, se: “Trepça është aset i juaj deri më 2050”. Kjo do të thot se Tito ishte i informuar, për çdo gjë.

  1. Për ta forcuar pozitën e vet në Serbi, J. B. Tito më 21 XI 1944 I AMESTOI çetnikët në Kryesi të AVNOJ-it dhe të gjithë u bërën “partizanë” për t` iu vërsulë shqiptarëve, në vend që ta luftojnë fashizmin në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni, pasi që Serbinë e çliroi Armata e Kuçe, ndërsa Maqedonin Ushtria e konverura e Bullgarisë. Kështu, Tito pas çlimit Beogradit më 20 tetor 1944, do të vendosë: dergimin e TRI divizioneve serbe në Kosovë, për ta bërë vendin ma të militarizuar në Ballkan, për interesa serbiane-çetnike. Për ta mbuluar këtë atentat në Kosovë e solli edhe një brigade Maqedone dhe dy brigada malazeze, të cilat nuk lanë gja të zezë pa bërë ndaj shqiptarëve. Kundër atyre mizorive reagojnë Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi. Posedohen reagimet në origjinal. Posedohen dokumentet e koshes me shenja sekrete dhe ato dokumente i kam botuar në tri vazhdime në VJETAR të Arkivit Kosovës më 1986, 1987 dhe 1988 në 1014 faqe, në origjinal.

10.Më 10 janar 1945 do të reagojë Fadil Hoxha kunder mizorive që po ushtronin divizionet sllave në Kosovë sikurse të ishin ushtria e Kralit; më 14 janar 1945 do të reagojë Miladin Popoviqi, se repartet e divizioneve sllave në Kosovë po ushtrojnë terror të paparë (dok. gjindet në A. KQ LKJ), në vijim do të reagojë sërsih Fadil Hoxha më 19 janar 1945 në fromë shumë ma të ashpër se sa më 10 janar. Por J. B. Tito në vend se të japi urdhër për siellje në bazë të konvenatve të luftës,Tito më 8 shkurt 1945, pa asnjë shkak e vëndos Dikaturën ushtarke në Kosovë, duke I siellë kriminelët më sadistë në Kosovë që te

komandojnë me krimet si: Velimir Stojniqin e kompaninë, mu si guvenrator, për ta vrarë mizorishtë Krahinën më kombëtare shqiptare, për ta bërë shkrum e hi Drenicën e Shaban Pollazhës, deri më 20 shkurt 1945,kohë kjo, kur as Fadil Hoxha e as Miladin Popoviqi, nuk ishin në Kosovë, sepse kishin shkuar në Beograd, për t` u ankuar ndaj vëndosjës së Diktaturës ushtarake më 8 shkurt 1945.

11.J B. Tito, nuk e pranoi në Beogard as Fadilin e as Miladinin më 19 shkurt 1945, kur shkuan të ANKOHEN se diktatura ushtarke është vënë pa nevojë në Kosovë. Por Tito e lejoi që M. Gjilasi të kërcnohet kur hynë në zyrën e tij, duke i thënë: Miladinit: “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosovën ashtu si do ta ndajmë Sanxhakun, Serbia një pjesë e Mali i Zi një pjesë”. Kjo ndodhi, pa e llogaritë se Fadil Hoxha ishte aty. Bile,M. Gjillasi as që e kishte përshendetë Fadil Hoxhën. (posedohet shkrimi I Fadil Hoxhës për këtë takim-hb). Madje, M. Gjillasi aty klithi: E kemi një Elaborat të Vasa Çubrilloviqit nga 3 nëntori 1944 dhe do të sillemi sipas porosive të tij. As Fadili e as Miladini nuk e dinin se kush është Vasa Çubrilloviqi.

  1. J. B. Tito provoi ta destabilizojë Luftën antifashite edhe në Shqipëri përmes S. V. Tempos, Velimir Stiojniqit, Njazi Dizdarevit, Zllatiqit etj. Planet e tij i prishi gjithëmonë Enver Hoxha, duke i xhveshur me fakte e duke I dërguar dy Divizone shqiptare ma në fund në Kosovë, më 12 shtator 1944, pa e pyetur fare Titon. E këto divizone de fakto e kanë shpëtuar popullin shqiptarë nga shfarosja: “deri sa të zgjatë lufta” si mësonte Çubrillobiqi më 3 nëntor 1944. Lexo në AVIIB, K. 1222 ku thuhet se në Llap kanë mbetë në fund të nëntorit 1944 vetëm katër (4) plaka, kur Spasoje Gjakoviqi -OZN-a në vned të hapjes së shkollave I hapi jo më pak se 36 burgje mizore nepër Kosovë, prej të cilave rrallë kush doli I gjallë. (Posedohen edhe emrat e të varëve pa gjyq. Ja një fakt, vetëm në Pejë u shënua fenomeni ma I ndytë NEOFASHIST, ku një patriot që quhej Sadik UKELLA, u pushkatua në prani të nxënsve. Nxënsit ishin detyrar ta shohin pushkatimin nga afërisa!!. Për mizoritë e Spasoje Gjakoviqit, Dushan Mugoshës… nga viti 1986 e deri më 1988 i kam botuar në origjinal 1047 faqe dokuemnet në “VJETRAR”, organ i Arkivit Kosovës.
  2. J B Tito provoi ta vënte popullin shqiptar në mes kullës dhe çekanit, duke e detyraur ti ndërtojë për nevoja të kolonsitëve 10 000 shtëpi, me haganri më 1945. (Posedohet dokuemneti ku me një rast fshatri shpërthen :“hajt murroj, hajt murroj, se vjen koha prap I rrxojë!). Në lidhje me këtë krim kolonial për t I vënë shqiptarët në mjegulla, më 6 mars 1945, Tito e aprovon “Ligjë për moskthimin e kolonistëve në Kosovë”, legalishtë. Po ilegalisht çka bëri. Ja përgjegja nr 14.
  3. Por, J. B.Tito, më 1 prill 1945, ILEGALISHTË në Polit- Byro të PKJ vëndosi: “Të gjithë Kolonistët sllavë duke llogaritë edhe bellogardistët rus, duhet të kthehen në Kosovë”. E vërteta, nuk u kthyen 11000 familje, por numri I tyre arijti në 24000 familje koloniste me të kaluar krimiale çetnike. Ja ky është TTITIZMI TREDIMEZIONAL: Në lartësi shumë I egër, në gjërësi antishqiptar, në largësi me prapavi që shqiptarë në Jugosllavi mos të ketë fare: të shfarosen ashtu si nënshkroi me Feuad Kyprilinë më 1953 në Split. (Posedohen dokuemnetet, 11 progreme të cilat i kam botura më 1995).

15.Tito më 9 prill 1945, e pranoi Delegacionin shqiptar në Beograd prej 24 përfaqsusëve, delegacion ky që kryesohej nga Mehmet Hoxha (kryetar I KNÇ të KOSOVËS) me përkthyes Dushan Mugosha. Fjalinë e parë që ua tha shqiptarëve ishte: “Ju 90% keni qenë me fashizmin. Ju keni themeluar Divizon

“Sknderbeg” për të i varë partizanët e mi- “Jebem van Skenderbega- Jau lofsha Skederbeun”!). (Posedohen dokuemnetet, e që vërtetojnë se Enver Hoxha i kishte dërguar Titos letër që Shqiptarët e Kosovës janë populli më patriot në Ballkan, prandaj, largë duart e çetnikëve, ndaj tyre. Unë (Enveri) e di se si po sillet një pjesë e serbëve dhe malazezëve që i drejton Spasoja Gjakoviqi, Dushan Mugosha, Pera Brajeviqi, Sava Derleviqi, e që prapa tij qëndron Gjillasi (Xhida) dhe Aleksander Rankoviqi (Leka),me Vela Stojniqin si agjentator diplomatik. Ta dini se ai popull nuk është JETIM”-(AVIIB Telegramsko Odeljenje, K 1114/45! “DOSJET E: Njazi Dizdareviqit dhe JOSIP GJERGJËS! ).

  1. Tito e bekoi oficerin çetnik Serbian (Mashan Gjuroviq) kur nga Përpellaci I porositi ushtarët “partizan” që ishin konvertuar nga çetnikët që: “Kur të hyni në Kosovë, VRANI Aranutë dhe Gjermanë”. Dhe ato njësi vranë sa paten fuqi, duke mos lënë njeri të gjallë deri në Prishtinë. Folëni nostalgjik shqiptarë, cili njeri ka jetuar në Llap deri në prill 1945?, përpos Selim Obarnça dhe Selim Ajeti me dhjetë partizanë.(Posedohet dokuemneti në origjianl).Pra një krahinë ka mbetë vetëm në 4 plaka. Dhe kur këtë fakt ia kam prezantuar Sinan Hasanit, atij, i kanë dalë lotët. Nuk e di pse?
  2. Reagimin e Fadil Hoxhës: “Njësitet tona partizane, të ardhura nga Serbia, Maqedonia dhe Mali I Zi, po sillen ndaj shqiptarëve sikurse ushtria e Kralit”, është vulë me dyll, përtyej së cilës nuk ka çka të bisedoish. Këtë ankesë, Tito e priti shumë indiferentë, edhe pse këtë ia tha Koça Popoviqi. Fadil Hoxha rastësishtë shpëtoi prej dërgimit ambasador në Turqi, (më 1946), sepse kërcnohej: ose nga plumbi si Miladini, por nuk guxuan sepse i dronin kryengritjës popullore, faktë ky që ua tha Halim SPAHIJA në Beograd. Nuk guxuan të vrasin Fadilin, sepse I druninin edhe Enver Hoxhës dhe ndikimit tij në popull. (posedohen dokumentet).
  3. Reagimi I Miladin Popoviqit: “Siellja e njësive tona ushtarke nuk përkon me parimin e proklamuar nacionalçlirimtar ndaj shqitarëve”, shihet se është kaluar çdo masë e keqësielljës ndaj shqiptarëve. Për një njeri të kërkuar të cilin e akuzojnë kolonistët, edhe atë ndoshta pa fakte, por me qëllim me ia grabitë pronën, malltretohet I tërë fshati, pa u verifikuar asgjë”. Për këtë edhe bërën atenatat agjentët e OZN-ës mbi Miladinin më 13 mars 1945 në ora 11, duke ia mveshë Haki Tahës që ishte pushkatuar në ora 9 në të njetën ditë. E vërteta, Miladini nuk është pa gjynahe, por ishte ma I mirë ndër më mizorët. Madje, J. B. Tito, kurrë nuk e vërtetoi pse Haki Taha u vra në ora 9 më 13 mars 1945, kurse Miladini në ora 11, më 13 mars 1945. (posedohen telegramet që i ka firmos Spasoje Gjakoviq dhe Dushan Mugosha). Si është e mundur që njeriu I vararë në ora 9, ta vars njeriun tjeter në ora 11, në të njetën ditë, muaj dhe vit?
  4. Tito provoi me gjysëm të verteta të mbaj qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë duke përgatitë zbarkimin e gjeral Kupreshaninit në Korçë, me tërë arsenalin e Divizionit tij, më 1947.
  5. Tito nga viti 1949, organizoi Qeveri marionete në Shkup me shifrën “Ahmet Zogolli II” (Apostol Teanefi e kompani). Pastaj në vijim 52 agjentura jugosllave porvuan të ndihmuara edhe nga jashtë (UDB+KOS), për ta ndryshuar pushtetin në Tiarnë. Tito madje provoi ta nxjerr Koçi Xoxin nga burgue me desant. Të gjitha qendrat a agjentuarve në: Nish, në Kretë dhe Gerum, afër Trieshtës deshtuan më 1955, kur Shqipëria u bë antare e OKB dhe e Paktit Varshavës. “Mësyja Tiranës Tit” pati thënë Vllada Dapçeviq nga Burgu i rëndë.
  6. J. B.Tito me Fuad Kyprilinë më 5 mars 1953, përmes Paktit Jugosllavi+Greqi+Turqi, arriti ta përplilojë Marrveshjen Xhentelemenë Split. Rezultati i komplotit ku Jugosllavia SHET SHQIPTAR, por jo tokën dhe pronën e tyre; Turqia BLENË shqiptarë dhe i vendosë në ciset kurde, armene etj. Është fakti për 415 000 shqiptarë të shpërngulur si pasojë e dhunës së shtetit titist, në Anadoll, që sot po shkrihen ngadal në gjenratën e tretë, dhe ma nuk ndihen se janë shqiptarë, sepse nuk e kanë asnjë të drejtë kombëtare. Në pazarin e shekullit, ku “ratifikohet” konventa e vitit 1938, pa pyetur asnjë institucion shtetëror. Pra Tito ishte një diktator i kuq, sulltan me sheshir (posedohen dokuemnetet). Tito shkoi edhe në largë. Provoi ta ndaj Shqipërinë me Grekun në Lumin Skumbim. Kurse viset e robëruara shqiptare t` i spastrojë me ndihmën e Xhelal Bajarit dhe Ismet Ynenit,e ndonjë Menderesi apo Hulusi Kejnani, duke I vëndosë shqiptarët e deportuar përballë Kurdëve në vilajetin MYSH. Këtë pazar që e kishte bërë Millan Stojadinoviqi më 11 gusht 1938, në Stamboll, e që Tito e realizoi plotësisht. Lexone vetëm gazetën “Nova Makedonija”1955-1957, ku janë botuar emrat e të shpërngulurve shqiptarë, për tri vite.Posedohen me mija dokumente tjera plotësuese.

22.Tito nuk e përfilli reagimin e Fadil Hoxhës dhe Ismet Shaqirit të cilët shkuan fatkeqsishtë në Split më 1953 duke i thënë se :“Shqiptarët nuk kanë lidhje me Turqinë dhe se shpërngulja shqiptare duhet të NDALET, qoftë edhe me ushtri, sepse shqiptarët e kanë vednin e dytë me regrutë në Aramatë”. Ishte e kotë, sepse Tito bëhej se nuk dinë asgjë për atë Pazar. Pra, Tito ishte një burrhsteti i sukseshëm për sllavë. Por ishte një kasap klasik ndaj shqiptarëve. Shtrohet pyetja: A nuk dijti Tito për “Aksionin e armëve 1955/1956?. Në detale, dhe tëprë aksioni është përciellë me telegrame dhe raporte javore. (Posedohet dokuemneti origjinal).

  1. Tito e injoroi Plenumin e KK të LKJ për Kosovë që u mbajtë më 1954, për ta penguar shpërnguljën e shqiptarëve në Turqi. Por jo, Tito ia hapi rrugën Shtabit të A. Rankoviqit dhe Krste Cervenkovskit, të cilët e nxitën Llazar Kolishevskin që publikisht të thot: “Le të shkojnë Aranutët, atje ku duhet”. Me këtë Kolosjhevski e sllavizoi totalisht ish Vilajetin e Mansitirit. Bile edhe Shkupin, qyteti më i madh shqiptarë në Ballkan( deri më 1963). Jo vetëm kaq, L. Kolishevski edhe ndertesën e Kongresit Alfabetit shqiptar (1908), e vuri në ankand të shembjës për një kohë. Lexo për këtë traagjedi raportin në: “Pasoshko odelenje” MPJ të RFPJ-ës, ku në një pashport hyjnë 147 persona., për ta bërë kështu sidomos Shkupin qytet sllavë, e që ishte deri më 1962, qyteti ma I madhë shqiptarë me numër të banorëve. Këtë realitet e ka përciellë J. B. Tito për dhjetë (1957-1967) vjetë. Hulumtoni dokuemnet sekrete ushtarke dhe ato të regrutimit në Maqedoni 1950-1966.).

Me leje të Titos më 1949 themelohet i ashtuquajtyuri SHTABI I RANKOVIQIT. Dokumentet e këtij Shtabi i posedeonte V Dedier, e prej të cilit i kam FOTOKOPJUAR gati të gjitha. Shtabin e A Rankoviqit për t` i shfarosë shqiptarët e përbënin: Aleksander Rankoviq, Kryetar, (ishte nënkyetar I KEF J), Krste Cervekovski (nënkryetar Shatbi), Svetisllav Stefanoviq (lexone vetëm Raportin e tij më 1965 në 80 faqe dhe do të bindeni se shqiptarët kanë shpëtuar rastësisht), Vojkan Llukiq, Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Marko Vukqeviq, P. Iviçeviq. Ky Shtab e kishte përpliuar Programit special. Progarmi tërë Shqipërinë Kontinentale e ndante në dy pjesë: Zona “A” ishte ajo në Lindje të hekurishës-Mitrovicë-Vushtrri. Fushë Kosovë-Ferizaj-Kaçanik-Shkup. Zona “B” ishte ajo pjesë në Perendim të hekurudhës dhe përfshinte Rrafshin e Dukagjinit, Tetovën, Gostivarin, Dibrën e deri në Prespë , Manstir e Gjevgjeli. Këto zona shqiptare duhej me të gjitha mjetet, ata shqiptarë që ishin musliman me i shpërngulë në Anadolli, kurse

ata që ishin ortodoks, më i sllavizuar të gjithë (Lexone: B. Sinadinovski, Hasan Prishtina, Shkup 2008). E kur të kryhet kjo “detyrë kombëtare jugoslalve”, paspnte operacioni (Jugosllavi, Greqi), për ndarjen e Shqipërisë Bregdetare. Kjo zonë mbante shifrën “C”. Në detyrën e parë (në Zonat “A” dhe “B” fjalën kryesore e kanë Jugosllavia dhe Turqia; ndërsa në detyrën “C”, fjalën kryesore e kanë Jugosllavia dhe Greqia duke pasë përkahjën e dy agjetuatrve Perendimore. Këto plane u “futën në FRIGORIFER” pas pranimit të Shqipërisë Bregdeatre në OKB dhe në Paktin Ushtarak të Varashvës më 1955.

24.Tito e dinte fare mirë pasojen e aksionit të armëve ( kundër shqiptarëve, e që shqiptarët nuk i kishin) si dhe kurdisjen e Procesit Prizrenit, përmes TRE dervishëve agjentë të A. Rankoviqit nga: Rahoveci, Prizreni dhe Gjakova. (Posedohet dokuemngtaciioni. Vlerësimi politik dhe gjyqsor i Procesit Prizrenit në shkurt 1968, ku ishte edhe Stefav Doronjski ). Tito përmes LLukiqit dhe Stefanoviqit e aprovoi Prgarmin special “METLLA” (FSHËSA), për ta shfarosë shqiptarizmin në tërësi. Bile shfarosjen e ndau si tham më lartë në dy Zona: Zona e Kosovës dhe Zone e Dukagjinigt, me nënzona: Shkup-Tetovë-Gostivar-Dibër. Tito ishte I njohutuar për torturat që I shkkatoheshin: Njazi Malokut dhe Sedat Didës etj. si viktima të Procesit Prizrenit. (Lexo “Procesi I Prizrenit 1956 dhe Rekonstuktimin e Procesit Prizrenit më 1968, sekret shtetëror politik dhe ushtark përgjithëmonë-(posedohetn dokumentet detale). Ku jeni histoirianë akademika dhe me tituj që as samari I magarit Nastradinit nuk ua bane diturinë e juej ZERO. Pse heshtëtni? Ku I keni gradat dhe për kur po I ruani. Mos po dini që flliqëritë titiste t` I zbulojnë serbët e ju pastaj të I merrni të gatëshme. E Kur ua ofrova dokuemntet në Institutin e Historisë, ju filluat me përgojime. Ku jeni JU të qeverive KUKULLA të BE, që nuk i finanasoni botimet shkencore të dokuementeve, kush po ju pengon tani!!! Kështu punojnë vetëm tadhtarët, duke mos finansuar shkencën e mirfillët. Si është e mundur që dy historian që e kanë mohuar UÇK-ën dhe luftën e saj të drejtë, sot mrizojnë në Akademi dhe i adhuroni, madje nën firmën e tytre, BE finason flliqësira që i fyen dhe denigron të gjithë shqiptarët e sidomos FEMRËN shqiptare . Der kur të krekoseni me nga një gjysëm libri, disi po djersiteni nepër televizione të mercenarëve. Nuk jetohet para fytyrës kombit me një “gjysëm mushkrie më”.

  1. Tito është përgjegjësi kryesor I liferimit të Panjot Plakut në Jugosllvi, kur nuk pati sukese ta realizoi Planin “Ahmet Zogolli 2” (Apostol Tanefit më 1949) provoi me planin “Ahmet Zogolli 3” (Panajot Plaku 1957),i cili gjithëashtu dështoii me trup të plotë më 1966, duke bërë vetëvrasje. Lidhur me këtë duhet të thksojmë se më 1958 pati reaguar Presdiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë në OKB, ndaj mizorive serbe që i përrdorin enkas për shqiptarë në Jugosllavi (posedohet reagimi i Presidiumit K. P. Shqipërisë dhe reagimi jugosllav). E ky reagim ndodhi, duke e pasë Shqipëria informatën se: Në NJU JORK (OKB) po përgatitej RREZOLUTA për DEKOLONIZIMIN E BOTËS ( e parovuar më 1960). Këtë rrezolutë e kishte “nuhatë” Shtabi i Tito-Rankoviq dhe (UDB-KOS), dhe në një fornt politik, do të nxitojnë ilegalisht që ta mbajnë një Plenum të KQ LKJ-ës, për t` i promovuar disa të drejta për pakicat në RFPJ. Është fakt se konkluzat e këtij Plenumi (1959) nuk i dinet populli. Por, ato Tito i DISTRIBUOI në të gjitha kancalaritë e Perendimit. Dhe ata erdhën në përfudnim se: “vtëqeverisja dhe mosinkudrimi në këtë shtet janë kulmi i të arriturave jugosllave”. As që përmendet pozita e shqiptarëve, të cilët kishin zhvillim ekonomik sa 31% e mesatares jugoslave dhe ishin popull që jetonte si lepuri në therrë. (Burimi: Banka Ndërkombëtare për zhvillim, sekret, vetëm për përdorim intern, e ku thuhet hapur se: “ Pa e pasë Kosova tretmanin e

republikës, nuk ka dalje të saj nga prapambeturia”. (Analizë ekonomiko politike e bërë në 412 faqe më 1978, Nju Jork, Beograd).

  1. Tito provoi kërkesën e A. Rankoviqit për t` I mbyllë shkollat e mesme në gjuhën shqipe në Kosovë më 1958, me motive se nuk ka kaudro. Reagoi fuqishëm Fadil Hoxha, Ali Hadri, Salih Nushi dhe Hasan Mekuli , po më 1958 në Shkollën Normale në Prishtinë.
  2. Po, Tito provoi pra, ILEGALISHTË me një plenum të LKJ më 1959, të neutarlizojë përpiekjen e “Lidhjes Kosovare”, se në Kosovë pakica kombëtare shqiptare po fiton të drejta të pakicave duke hapur Shkollën e Lartë Pedagogjkike dhe fakultet (1959/60) . Por, mos të harrojmë se katër vite më parë, Tito e kishte shuar Institutin Albanologjik; kishte provar ta destabilizojë Shqipërinë e Enver Hoxhës, përmes tarbantit Panjajot Plaku (ministër i mbrojtjës, i cili u arratis në Jugosllavi më 1957).(Posedohet Dosja e tij si dhutatë që më njoftoi Fadil Hoxha më 1980).
  3. J B Tito më 1965, e kishte siellë në Vrnjaçka banjë Beqir Malokun, krejtë me qëllim për ta VRARË FADIL HOXHËN. Kjo për faktin se Fadili me të gjitha mjetet donte ta rrisë numrin e studentëve shqiptar në Prishtinë. Ky orientim i Fadilit e kishte tmerruar Shatbin e Rankoviqit, i themeluar me leje të Titos më 1949, për t` i shpërngulë të gjithë shqiptarët në Anadolli. Ky skenar argumentohet katerciprisht se Tito më 1953 e lidhi Marrëvesjën XHENTELMENE me Fuat KYPRILINË në Split, me qellim që kur ta shfarosë shqiptarinë në Jugosllavi, ta fillojë luftën politike për ndarëje të Shqipërisë.
  4. Tito Plenumin e Brioneve e organzioi pasiqë e kuptoi përmes Budimir Llonçarit se në Ukrainë kur ishin në vizitë gjeneralët serbnian e quanin A. Rankoviqin “ Druzhe Predsedniçe” (1965). Ky ishte sinjali që pas aferës me Gjillasin, të pasojë afera me Rankoviqin (1966), pastaj me Mika Tripallon etj (1971), pastaj me Jovankën (1976 lidhur me Librin e Kaltërt, që i suprimonte krahinat).

Në realitet, J. B. Tito i ka “dashtë” shqiptarët për aq sa për ta dobësuar fuqinë serbiane në politikë, diplomaci, ekonomi, ushtri dhe polici. E fuqia shqiptare ishte minore, por në momentet e krizave 1966-1981, ishte një kualitet për t` u shënuar.

  1. Tito më 20 III 1967, do ta ftojë strukturën ma të lartë të Partisë dhe shtetit në Beograd. Aty do ta shtrojë pyetjen, pasi që në Kosovë ishte kërkuar statusi I Republikës me këtë fjali: “Deri në çfarë mase ka shkuar KËRKESA e SHQIPTARËVE PËR REPUBLIKË”? Përgjigjen e kërkonte për ta futur Fadil Hoxhën në syrvejim dhe kompromitim para popullit tij, që për dy muaj më 1967 e kishte premtuar Republikën. Këto fakte janë botuar edhe në gazeta. Dokumnetet janë të pamëshirshme.
  2. Tito është ai që I DERGOI Tanket për t` i shekel me dhëmbëzrë rininë dhe popullin shqiptar të Kosovës më 27 XI 1968 në Prishtinë, dhe prap i akuzonte oficerët se: “keni lëvizë pa lejën time”. E këtë “akuzë” e bënte për përdorim të jashtëm. Por, kush nga oficerët në Shkup, prej kah lëvizën tanket drejtë Prishtinës, ka lëshuar urdhër të përdoret ushtria, përpos Tito si një saditë antishqiptar.

Është e vërtetë se LIGJI KUSHTEUES nga shkurti 1969 dhe KUSHTETUTA e Kosovës e vitit 1974, janë produkt I sielljës AGRESIVE por patriotike të Fadil Hoxhës, me këresat etij legale dhe legjitime. E kam para sysh sielljen shumë të ashpër në Sarajevë më 1974 kur furishëm sikur kur don të sulmojë çdo gjë

(me siguri se vinte nga ndo një mbledhje ku hahej pasuli nga kokërr) duke thenë: “Ose Kushtetitë, ose unë nuk kam mundësi të dali para popullit e të arsyetojë pozicionet Rankoviqiste”. Gazmend Zajmit I shkojnë lotët, Hajredin Hoxha mbetet I shtanguar, Kurtesh Salihu I shtërngon dhëmbët temrrësisht e të friguar, unë në anën tjetër, qeshi nga gëzmi si pjesëmarrës në një “simopizium” si e kishin emruar,”për Kushtetutën”. E kroatët qeshin, maqedonët zgërdhiheshin, malazezët mrrolen, disa kroatë serbianë krekosen me sllovenë, sepse taktizojnë me tragjedinë e Kosovës. E pyetja e pyetëjeve : pse Tito nuk e nënshkruan Kushtetutën 1974 fare. E posedoi dokuemnetin kur Tito përmes Vladimir Bakariqit e “këshillonte Fadil Hoxhën mos ta hap në Prishtinë fakultete nacionaliste, por vetëm shkolla të larata politeknike”. Fadil I Përgjigjet: “Të jeni të sigurtë, se do t`i hapi fakultetet e shkencave shoqërore, sepse pa shkenca shoqërore nuk ka progres te asnjë popull. Shoku Bakariq: Po mendoni se shqiptarët hanë bari, si keni lëshuar barcoleta qe tri dekada (?); Shqiptarët fare mirë e dijnë se si sillen Kroatët, Serbët, Sllovenët, madje Maqedonët, e mos të flasim për Malazezët për afirmimin e tyre. Koha e niamëve ka shkuar në muzeum”.

  1. E posedoi sternogarmin e përfolur të “Intervistës Titos me officerë të lartë në Dedinje më 1979”. Nuk kam pasë shansë që ta vërtetoi a është falso, edhe pse në dy vazhdime e botova në “ZËRI” ,një pjesë dhe e ndaloi Kryeradekatri nga friga, apo animi titist, nuk e di. Tito e dinte se si po sillen oficerët sllavë ndaj ushtarëve shqiptaërë edhe para vitit 1981, ku për çdo vit kishte “vetëvrasje” dhe kufomat nuk lejohej të happën as prej familiarëve. Tito si Komandant suprem, kurrë nuk e ngriti asnjë akuzë ndaj oficerëve shovinist dhe vrasës. Ajo që është thenë në intervistë (1979) është realiste dhe e vizaton sielljen e Titos publikisht dhe tinzisht. E vërteta, një mik arkivist hungarez, gjatë hulumtimeve, ku ai ishte arkivist, me thoshte se: “Tito I ka tri fytyra morale dhe politike ndaj shqiptarëve: Një për të shitë mendë, një për të u duke se është i drejtë (në esencë ishte tiranë) dhe një që deshmon se dy të parat i ka falso”!. Nuk i besoja, deri sa ma gtregoi dokumentin se ishte dneuar 36% në rrogë, pse nuk i kishte larguar dokumentet që flasin se ndaj shqiptarëve duhet zbatuar presion, në mënyrë që të shpërngulën”. Dokumentet ishin nga data 24 maj 1950 e deri më 24 maj 1962.

33.J B. Tito madje, nuk u pajtua me hapjen shkallës Tretë në Katedrën e Historisë në Prishtinë më 1972. Por në saje të Prof DR Bogumil Hrabakut (Çek me kombësi) ajo u hap.Madje, Bogumil Hrabakut përmes Mahmut Bakallit titistët iu këprcnuan se: “Nuk guxojnë të botohet steongramet e Kongresit Themlues të PKJ për Serbi më 15 maj 1945, ku thuhet se: “ Për një ushtar tonë I kemi vrarë 300 regrutë shqiptarë në Tivar”. B. Hrabak nuk u pajtua kurrë me atë presion. Dokumnetin e botoi integral dhe pas disa muajsh u detyrua të dorëhiqet nga organizmi I Studimeve pasuniverziatre, duke e maskuar me “shkaqe” tjera. Madje, ai nga inati më vonë provoi t` i botoj shumë dokuemnete serbiane, të cilat i shkonin për shtati politikës çetnike, por mbeti i vetmuar. Do të thot se B. Hrabak, provoi të na hakmirret. Por, ZOGU kishte flutuar….

Madje për t` iu hy në “skrop” serbëve, Tito me Mahmut Bakallin më 1975, e burgosën Adem Demaçin, pa bërë asnjë veprim politik. Lidhur me këtë, me që asnjë gjykatës shqiptar nga Prishtina nuk donte ta gjykojë Adem Demaçin, Mahmut Bakalli i solli një grup prokurorësh, gjylatësish e deri te daktillografi nga Prizreni. Kuptohte se ky denim e kishte një ekvivalecë, që J B. Tito ia kishte premtuar Mahmut Bakallit. E ajo “ekvivalencë” ishte se Mahmuti mund të avansohej në Ministër i Punëve të Jashtëme të Jugosllavisë. Por, premtimi nuk u realizua, sespse J B Tito me Jovankën më 1976 ishin në luftë: a do ta

trashëgoi Titin ndonjë serbian ( Nikolla Lubiçiqi me Jovankën), apo do ta trashëgoi një slloven (Stane Dollanc që vinte nga nëntoka udbeske dhe politike e LKJ-ës).

Mos të harrojmë se jemi në kohën kur (1975) Shqipëria si i vetmi vend në Evropë nuk u pajtua me Marrëvesjen e Helsinku, me të cilën “garantohej” mosndryshimi i kufijëve. E kur kufijtë në: BRSS, në SFRJ, në Çekosllovaki u bën cop e grimë, a nuk i jep ky argument të DREJTË ENVER HOXHËS, se pa “ndryshimin e kufijëve të Federatës jugosllave; pa çlirimin e Shqipëtarëve nën pushtetin TITISTO serbian, nuk ka paqe në Ballka”). (shiqo: Korespodenca Enver Hoxha –Leo Fraindlling, 1949/50, në KEF J)/1952; Dosja “ALBANIJA 1965-1983” në DASIPB/83, i paklasifikuar f. 1-118.)

  1. Më 1978 Tito lejoi që të burgoset prof Sadullah Brestofci, pa bërë asnjë faj me referatin e tij për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit . Ai shpëtoi falë Fadil Hoxhës dhe historianëve në Komisionin eHistirisë.
  2. Lexues të nderuar I merrni shkrime e botura dhe mësoni nga viti 1981-1999 sa ushtarë dhe sa civilë shqiptar vriteshin për çdo vit nga bandat ushtareke të Gjenral Graçaninit dhe ato të UDB të drejtuara nga Stane Dollanci dhe hienët e tij. Po, titistë ishin ata që e sollën Kosovën buzë varrit dhe shqiptarët me gjenocid buzë shfarosjes, sikurse vepruan në Sanxhakun e Nishit më 1877.

A nuk është gejnocidë shpërngulja me detyrim i NJË MILION SHQIPTARËVE NGA KOSOVA më 1989- 1999, në fund të shekullit XX, ku Shtabi i S. Millosehviqit planifikonte ta FESTOJË më 28 VI 1999, shfarosjen e shqiptarëve në Jugosllavinë e Zhablakut. Këtë plan e shkatërroi copa copa USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, Ushtria e ADEM DEMAÇIT. Po, NATO intervenoi më 24 mars 1999 deri më 10 qershor 1999. Por faktet tregojnë se ky intevenim ishte më tepër argumet që UÇK mos të bëhet MODEL për çlirimin e 94 Kosovave që janë edhe sot, vetëm në Evropë. Me gjithë këtë, shqiptarët u janë mirënjohës SHBA, Turqisë dhe Anglisë, për angazhimin ushtark shumë të drejtë, ku historianët mund të flasin edhe për premisa ‘humanitare’.

Po, sot e dinë tërë bota se çka la Tito parapa si jashtë (mosinkudrimin e plagosur nga masoneria rreligjioze) dhe si I shkuan punët në katrahurën e tij të quajtur Jugosllavi, në fund të shekullit, pikërishtë pse neofahsizmin serbian nuk e luftoi kurrë sinqerisht, dhe me kohë me ia shtyp kokën, por e toleroi se i duhej për pushtet; por e ruajti (ia ruajtën) karrikën deri në vdekje. Këtij mozaiku nuk I shpëtojnë edhe ata funksionarë kroatë, sllovenë, maqedonë, malazezë e siodmos boshnjakë që mshifeshin pas peshës shoviniste serbiane për interesa të tyre persoanle-karieriste. Se janë konvertuar më vonë në “demokratë”, kurrë nuk është vonë, sepse humnera nuk dallohet nga prroni, por as nuk rrafshohet nga bregu. Titizmin e njoh burimeisht, sepse I posedojë dokumenetet e kohës të vielura nepër arkivat e tyre.

Tani, po e shënoi një citat nga Programi i Çlirimit Kombëtar të LRBSH që e drejtonte Adem DEMAÇI:” Me amikun do të sillemi paqësisht, duke i përdorë të gjitha metodat e kundershtimit qytetra për çlirim. Por kur e shohi se armiku nuk po ndryshon kurs, atëherë ne do t i rrokum armet, për t` i çliruar trojet e robëruara shqiptare. Nuk ka rëndësi a na ndihmon LINDJA apo PERENDIMI. Me rëndësi është se lufta jonë është e DREJTË”, pra lufta jonë nuk është ideologjike. (Nga Programi i LRBSH, viti 1963/64, autor Adem Demaçi)

Më duhet të them ma në fund se autokritika duhet ta përfshijë çdo kend sepse jemi lagur nga pak duke toleruar e besa edhe lavduar atë sistem totalitar (1945-1992) që është rregjisturar në rriedhat e historisë. Ne të rëbëruarit, nuk kishim rrugë tjeter për ta u larguar nga “kneta“ e analfabetizmit dhe prapambeturisë ekonomike. Po koha e ha kashtën, thot populli. E kush ka hangër kashtë, dosjet janë. Ato një ditë do të akuzojnë shumë egërsishtë të gjithë titistët.Të gjithë atyre që “ngjesin bishta” sot odave e kafeneve, me botimin e dosjeve do t` u mbyllet zejtaria që e kanë shndërruar në industri profitabile politike, dhe gojtari “demokrate”, që ngadal dhe me arguemnetet e tyre po myket për brenda nga infektimi që quhet nepotizëm dhe KORRUPSION “demokratik”. Po një fakt duhet ta them: se po të dalin në zgjedhje nja 78% e elektoratit, situat politike dhe ekonomike do të ishte ndryshe, gojtaria e patriotëve të kafetneve do të mbyllej. Kështu, si është sutuata sot, deri sa të dali në zgjedhje vetëm ANTARËSIA e partive, do ta kemi të njejtën situatë.

Është fakt se titistët kanë vrarë civilë dhe ushtarë shqiptar nga viti 1981 e deri më 1999. Por është argument deshmues se më 1983 LKJ-n titistët e kthyen në PARTI NAZIFASHISTE sepse brenda saj I krijuan Brogadat dhe batalonet ushtarake me vra shqiptarë në Kosovë.. Këtu mbaron çdo logjikë nejrëzore dhe me këtë fillon të duket poltika titiste që ishte nga etnogjeneza një MONSTRUM siu generisë makiavelist. Titistët, madje ia kaluan Ilija Grashaninit, sepse më 1988 e krijuan dokuemetin e quajtur: “PROGRAMI JUGOSLLAV PËR KOSOVËN” si kopje e Memoraandumit të Akademisë Serbiane nga vitit 1986. Krejtë në fund, gjeneralët e Titos i debuan jashtë Kosovës, në fund të shekullit afro 1 000 000 shqiptarë. A nuk është ky fakt neofashizëm I gjeneralëve të Titos dhe udbashëve të tij, realitet-PO! Madje pse “Programi …” u botua me 1988. U botua për ta shënuar dhetë vjetorin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit (manifestuar në Prishtinë më 1978), për t` u ZBULUAR çdo synim imperialist serbian, për të treguar se Serbia asnjë ide të Lidhjës Shqiptare nuk do ta lejojë të bërët realitet. Pra, dhejtë vjetë titistët kishin punuar në këtë program neofashist, që u shfaq më 1988, si detyre e të gjithë jugosllavëve, “për ta serbizuar Kosovën”. E sot, kur: Sllovenët, Kroatës, Maqedonët, Malazezët, Boshnjakët NUK MUNDËN TË JTOJNË ME SERBË, atëherë si mundën shqiptarët që jetojnë në një trevë kompakte me 92% të popullsië shqiptarë. E pranimi i realitetit në BE është fare larg, për faktin se vetëm Republikën e Kosovës,në Evropë është vendi më i IZOLUAR. Pra mizoritë titiste nuk mund të injorohën me asgjë, sepse ishim populli më i persekutuar në Jugoslavi 1944-1999.

Më 15 XII 2021

Derguar nga Dilaver Goxhaj