Prel Preka – KUSH ËSHTË DOM ERNEST TROSHANI!

0
169

Dom Ernest Troshani, Kardinali i dytë shqiptar pas Kardinal Mikel Koliqi.

Po kush është Dom Ernest Troshani, kleriku që u burgos për meshën për Xhon Kenedin…?

Ai është nga të mbijetuarit e fundit të burgjeve komuniste. Në moshën 86 vjeçare, Dom Ernesti do të dëshmojë para Papa Françeskut në audiencë vuajtjet e tija të gjata.
Dom Ernest Troshani është një burrë i fortë. Pavarësisht jetës plot vuajtje, vijon të kremtojë Meshë në Famullinë e Shën Prendës, ndërsa në ndërtesën e vjetër njëkateshe, praktikon një rit të vjetër fetar, nëpërmjet të cilit synohet nxjerrja e djallit nga trupi i njeriut, ekzorcizmin.
Jeta e Dom Troshanit u lidh në mënyrë të pandashme me Urdhërin Françeskan, ku hyri në kolegj në moshën 10 vjeçare.
“Jam shkëputur prej familjes prej 70 vitesh dhe këtë bëj”, – thotë ai. Gjithçka e bëj në emër të madhit Zot dhe qellimi kryesor është me dasht Zotin, me dasht njerëzit e me fituar jetën e amëshueshme”, – Troshani shpjegon.
Djaloshi shkodran ishte vetëm 20 vjeç kur komunizmi mori pushtetin në Shqipëri dhe nisi një fushatë e gjërë spastrimi kundër çdo lloj rezistence, laike apo fetare. Katolikët dhe në veçanti Urdhri Françeskan u përball që në fillim me dhunën e regjimit të ri për arsye në dukje praktike.
Kur Dom Ernesti filloi praktikimin ishte në moshën 20 vjeçare, regjimi komunist kishte pushkatuar sakaq Atë Anton Harapin, kishte futur në burg At Vinçens Prendushin, shkrimtar, kishin dënuar me vdekje At Gjon Shllakun, kishin arrestuar At Çiprian Nikën dhe pjesën dërrmuese të hierakisë së Kishës Katolike.
U arrestua në vitin 1963 për shkak se mbajta Meshë për Xhon Kenedin (John F. Kennedy) thotë Dom Ernesti.
Kur më çuan në gjyq (ata) më thanë se kisha mbajtur meshë për kriminelin më të madh të botës, – thotë Troshani. Më akuzuan për përmbysje të pushtetit popullor, – kujton ai.
Prifti i ri shqiptar pati dëgjuar se Papa i Romës pati kremtuar Meshë për Presidentin Kennedy qe vrarë në Dallas në nëntor.
Ata më thanë se i kishin inçizuar të gjitha dhe më akuzonin se kisha vjellë (vrer) kundër partisë, – shton Troshani.
I arrestuar ditën e Krishtlindjeve, atë e shtërnguan në paraburgim që të lëshonte akuza ndaj klerikëve të tjerë duke e kërcenuar më varje në litar.
Pasi Troshani refuzoi, u mbajt një gjyq i shpejt në Shkodër me dëshmitarë të rremë dhe ai u dënua me 18 – vjet heqje lirie.
Pas dënimit Troshanin e dërguan në kampin e punës në Rubik, dhe prej andej në Laç, më vonë në Elbasan dhe në fund e burgosën në burgun famëkeq të Spaçit.
Në Rubik punoja në ndërtim. Ishim 800 të burgosur. Mbaja në krahë 150 thasë në ditë të cilët do të ngriheshin 8 metra lartë- kujton Troshani.
Në Spaç e transferuan pasi u hap miniera e re dhe kishte nevojë për krahë pune. Sipas Troshanit të burgosurit punonin me tre turne dhe me raste nuk ishin në gjendje të mësonin nëse jashtë ishte natë apo ditë.
Në dhomë ishim pesëdhjetë e ca veta, kishte dërrasa dhe një dyshek kashte asgjë tjetër – thotë ai. Nuk di si kemi shpëtuar por ishte Zoti që na shpëtoi.
U lirua nga burgu më 20 dhjetor 1981. U lirua nga burgu por u detyrua të ecë për dhjetë orë nga Spaçi deri në qytetin e tij të lindjes në Shkodër ku me vështirësi gjeti shtëpinë e tij, prej së cilës ishte ndarë prej shumë vitesh dhe vuajtjesh.
Dhimbjen dhe torturat e kaluara në burgjet komuniste thotë se i ka harruar.
Ata që dëshmuan kundër tij, për ta burgosur në moshën 35 vjeçare, i ka falur të gjithë, mëgjithëse askush prej tyre nuk i ka kërkuar falje kurrë.
Askush nuk më tha më fal për rininë e humbur dhe torturat e 18 viteve burg – thotë ai.
Më 5 shtator 1990 ka qenë përballja e fundit me sigurimin. Për ironi të fatit, ai që thirrur sërish në të frigshmën Degë e Punëve të Brendshme ku u detyrua të presë për pesë orë me frikën se do të arrestohej dhe do të burgosej sërish. Por pikërisht aty, në institucionin që shkaktoi aq shumë vuajtje për shqiptarët, ai u njoftua se kishat do të hapeshin sërish dhe se qeveria pati vendosur të lejonte shqiptarët të besonin.
Ishin fjalët më të ndrishme sa nuk mund t’i besoja Troshani thotë kur mbajta meshën e parë më 30 qershor të vitit 1990, në Velipojë, ka qenë dita më e lumtur e jetës sime – përfundoi ai.

Burimi/Facebook