Prel Preka – SHNA NDOU I PADOVËS SHENJTI I GJITHË BOTËS

0
318

(Pjesë nga jeta e Shna Ndout, pjesa e gjashtë)
Në Bolonjën e dijshme
Letrën e fra Françeskut Antoni e mori si urdhër dhe menjëherë la Riminin e tij e u transferua në Bolonjë. Aso kohe universiteti i përmendur i Bolonjës nuk kishte katedër teologji. Për këtë arsye atij iu desh që të jepte mësim në kuvendin e françeskanëve. Sikurse edhe ishte e parashikueshme, nami i mësuesit tërhoqi një numër të madh studentësh, të cilët nuk ishin vetëm fretë por edhe klerikë, xhakoj, dhe shekullarë. Shumë prej tyre u bënë të përmendur edhe ata për dije e shenjtni.
Një detyrë e re
Mësimet e Antonit në Bolonja zgjatën plot një vit deri ditën që Françesku e ftoi për në AsizI. Donte ta ngarkonte me detyrën e të shkuarit në Francë për të kthyer në rrugë t mbarë Albigjezët. Vorfanjaku i Asizit e konsideronte Francën si atdheun e tij të dytë dhe i therte mu ne zemër fakti i pranisë së heretikëve në atë tokë aq të dadhu prej tij. Tashti, me shrranjosë herezinë albigjeze në Francë duheshin njerëz të shenjtë, të ditur dhe që të ushtronin një ndikim magjepës mbi turmat. Dhe askush nuk ishte i paisur me këto cilësi më fort se Shenjti Shna Ndue.
Në tokën e ëmbël të Francës
Mëgjithatë, pa marrë parasysh asgja, Antoni e pranoi detyrën e re me shpirt e me ndigjesë të vërtetë. Dhe një ditë të acartë dimri të vitit 1224, bashkë me tre vëllezër të tjerë, la Bolonjën e dijshme dhe u drejtua këmbë nga “toka e ëmbël e Francës”.
Udhëtimin e kreu me etapa të sforcuara. Kur arrinte në vende ose qytete ku kishte kuvende të Urdhërit të tij, gjente një mikpritje vëllezërore , për ndryshe ishte i detyruar të lypte kafshatë buke dhe një shtroje me pushuar dhe me fjetë.
Caku i tij i parë ishte qyteti I Montepellier-it, ku u prit nga bashkëvllezërit e tij me gëzi të madh.
Përseri në mes të fortunës
Antoni filloi apostullimin e vet duke shkuar qytet në qytet, fshat në fshat dhe shtëpi në shtëpi. Kronistët bashkëkohorë na sinjalizojnë praninë e tij në Montpellier, Narbon, Carcassonne, Tuluzë, Limozhe dhe në mbarë Provincën. I fliste popullit ndër Kisha dhe ndër sheshe, tuj përdorë metodën që kishte përdorur në Romanjë: me u dalë heretikëve ballë për ballë, haptazi, duke i hedhur poshtë gabimet e tyre.
Në shkrimet e veta Shna Ndou i krahason heretikët me “dhelprat dinake”.
Shumë të krishterë u vunë veshin fjalëve të tij, dhe feja e tyre “kthehej me qenë mbretëresha e mendjeve dhe e zemrave”.
…. Vijon

Burimi/Facebook