Prel Preka – ULËRIMA E DHIMBJES

0
65

Një ndër kundërshtarët më të fortë për ekzistencen e Hyjit është prania e dhimbjes në botë.
Nëse Hyji ekziston, pse kaq shumë vuajtje, kaq shumë lotë, kaq shumë dhimbje? Pse ka fëmijë që lindin për të vdekur pas pak muajsh, të sakatuar nga vuajtja? Pse? Pse?
Janë pikëpyetje që coptojnë mendjen dhe zemrën e të gjithëve!
Sigurisht, dhimbja është padija më e fortë dhe më e trishtueshme ndaj Hyjit.
Çtë themi? Tri gjëra.
E para :
Vuajtja është fshehtësi. Deri tani askush nuk ka mundur ta gjejë arsyen e saj. As Jezusi nuk ka ardhur të na e shpjegojë: por ka ardhur t’i japë asaj një kuptim, ka ardhur ta mbushë me praninë e vet.
E dyta:
Nëse vuajtja është fshehtësi, kujdes kur flasim për të. Nënë Tereza e Kalkutës tregon : “Njëherë, po mundohesha të ngushëlloja një fëmijë të sëmurë. I thoja se çdo dhimbje ishte një puthje e Jezusit. Ajo vajzë e vogël m’u përgjigj që t’i thosha Jezusit që të mos e puthte shumë “.
Të mos bëjmë retorikë me dhimbjen!
Kush na jep të drejtën të themi se ” të sëmurët janë bebëza e syrit dhe zemra e Hyjit”? Të mos e shajmë Hyjin ju lutem!
Vuajtja kërkon respekt, heshtje, afërsi të ngrohtë dhe pjesëmarëse. Kjo është e gjitha. Sa të drejtë kishte kardinali Veuillot, arqipeshkëv i Parisit, kur thoshte gjatë sëmundjes së tij të fundit: “Ne dimë të bëjmë fjali të bukura mbi vuajtjen. Unë vetë kam folur për të me gjallëri. Thuajuni priftërinjëve të mos thonë asgjë: ne nuk e dimë se ç’është ajo.
Unë kam qarë prej saj!”. Edhe Shenjta Tereza e Lisiexut, e sëmurë thoshte: “Çfarë është të shkruash gjëra të bukura mbi vuajtjen? Asgjë, asgjë.
Duhet vuajtur për të ditur!”.
E treta:
Ky reflektim i fundit mbi vuajtjen na intereson më shumë. Është e vërtetë se dhimbja është, siç thamë, padija më e fortë kundër Hyjit; është e vërtetë se është kështjella e ateizmit, megjiithatë (të vihet re!), po të mendojmë mirë, ekziston edhe një dëshirë për ekzistencen e tij. Në fakt nëse Hyji nuk do të ekzistonte, vuajtja do të ishte krejtësisht e padobishme, absurde!
Të mohosh Hyjin, është të mbysësh shpresën e fundit të të vuajturve. Të bën të të ngrihen flokët përpjetë dëshpërimini ateistit që, pasi ka vuajtur shumë, mendon se po vdes si qen.
Pra, pikërisht nga vuajtja vjen një lutje, një shpresë, se Hyji është, që Hyji ta shndërrojë dhimbjen në një gëzim të pafundmë.
Vuajtja është një ulërimë. Një ulërimë shumë e lartë dhe tragjike. Një ulërimë në zbrazëti? Nëse çdo baticë nënkupton, përveç reve, një trup qiellor që e tërheq, është e pamundur që batica e shpirtërave që vuajnë, të cilët thërrasin lartësitë, të trokasë në një qiell të zbrazët prej Hyjit!

Burimi/Faceboook