Prerjet monetare të Lisit, Shkodrës dhe Gentit. – Nga Hafezat Osmani.

0
207

Prerjet monetare të Lisit, Shkodrës dhe Gentit

Në qytetin e Lisit gjatë gërmimeve arkeologjike në sipërfaqe të terenit janë gjetur mbi 200 copë monedha prej bronzi. Përpos monedhave të Lisit, janë gjetur edhe monedha të tjera; si ato të Durrësit, Apollonisë, Ballit, Shkodrës e tjera, të prera dhe të vëna në qarkullim në kohë të ndryshme. Një pjesë e madhe e këtyre monedhave janë të dëmtuara. Prej tyre që mund të lexohen dhe të deshifrohen janë ato të Dyrrahut (ΔYP )që kanë qarkulluar në shekullin III p.e.s.

Monedhat e Lisit të tipit mburojë-përkrenare.

Monedhat e qyteteve të Shkodrës të cilat janë prerë së bashku me ato të Lisit janë shumë të rralla në krahasim me ato të qyteteve të përmendura. Sipas Hasan Cekës, këto monedha janë prerë në vitet;167-135 p.e.s. Me interes të madh për nomizmatikën ilire se qyteti i Lisit pret monedha autonome, kur qyteti arrin zhvillim ekonomik e shoqëror. Marrëdhëniet tregtare më tepër ky qytet i zhvillon me Adriatikun e Jonin dhe deri në ishujt e Egjeut. Monedhat e para të Lisit (Lezhës) sipas numizmatëve kanë qenë përafërsisht të ngjajshme me ato të qytetit të Shkodrës.

Në faqe të tyre ishin vënë simbolet figurative mburoja e rumbullakët ilire dhe në shpinë një përkenare e tipit ilir. Së bashku me legjendën Lisitan të shkruar me alfabetin grek. Studime të hollësishme që janë bërë për monedha autonome të Lisit nga numizmati i mirënjohur Hasan Ceka, vërteton se preraja është bërë rreth vitit; 228 p.e.s.

Periudha e dytë e vënies në qarkullim i një sërie monedhash të reja, lidhet me kohën e sundimit të mbretit Gent (197-168) p.e.s. Në faqe të këtyre duket portreti i mbretit që mban një kapelë karakteristike me strehë të gjatë e ashtuquajtura “kausia”. Kurse në shpinë të tyre është një anije ilire, e shoqëruar me legjendën

.

Mbas Gentit qyteti i Lisit pret serinë e tretë në faqen e të cilave përfytyrohet koka e hyjit mitologjik Hermes, kurse në shpinë të monedhave figuron një anije ilire me, anije liburne, simbol i monedhave të Lisit dhe Shkodrës.
Këto anije ishin më të shpejta të asaj kohe dhe përdoreshin nga fisi Ilir i Labeatëve.

Nga gërmimet arkeologjike si dhe nga gjetjet e rastit, është vërtetuar edhe një tip tjetër i cili dallohet nga të gjitha monedhat e gjetura më parë të Lisit që u përmendën. Për këtë monedhë të gjithë studiuesit nuk e ndajnë mendimin e njejtë. Hasan Ceka, këto lloje monedhash në faqen e të cilave figuron një dhi dhe në shpinë të tyre simboli i rufesë si dhe legjenda e njohur Lisitan, duhet t’i përkasin periudhës më të hershme të prerjeve monetare të qytetit të Lisit, (Lezhës) pikërisht të kohës ndërmjet viteve 229-213 p.e.s.

Nga burimet historike, mësohet se në këtë kohë qyteti i Lisit shkëputet nga mbretëria e Teutës për një periudhë të shkurtër15 vjeçare. Nomizmati i mirënjohur Selim Islami duke patur parasysh botimet e mëparshme si dhe 100 copë monedha të Muzeut Arkeologjik të Tiranës, ai mendon se data e dhanë në botimet e ndryshme duhet t’i nënshtrohet një studimi të thuktë dhe të mirëfilltë, për datën e saktë të prerjes së monedhave të këtyre dy qyteteve.
Sipas mendimit të S. Islamit, Lisi nuk i ka prerë monedhat e para së bashku me Shkodrën, sepse monedha më e hershme e Shkodrës është ajo që në faqe ka fytyrën e Zeusit dhe në shpinë një anije Ilire, poshtë saj një delfin dhe legjendën e qytetit. Këtë monedhë e gjenë analoge me ate të Durrësit, të tipit Zeus –trekëmbësh. Kjo analogji e shtyn autorin të mendojë se këto monedha janë në qarkullim pak më parë se mesi i shekullit III p.e.s.

Sa i përket monedhës Artemis–rufe, në legjendën e qytetit, numizmati Selimi , mendon se është paraardhëse e asaj që pret më vonë mbreti Gent, me të njëjtat simbole por me emrin dhe me titullin e vet në vend të legjendës së qytetit e cila qëndron me sa duket, midis kësaj të fundit dhe asaj me dhi e rufe.

Lidhur me monedhën e Lisit të tipit Gent–anije që mban mbi krye të figurës së mbretit prolegjendën dhe legjendën. Me të drejtë ky numizmat është i mendimit se edhe në këtë rast është portreti i Gentit. Në një prereje tjetër tek e cila mbreti paraqitet më i ri, sa i përket kuptimit të mbishkrimit; P(Redon), në faqe të monedhës për këtë autorë mbetet si një çështje e hapur.

Hasan Ceka, pasi shqyrton një sërë argumentesh të ndryshme historike numizmatike e gjuhësore, arrijnë në përfundim se portretet e këtyre monedhave përfaqësojnë hyjnin ilir të detit me emrin Ridhon. Ky emër me trajtën që gjendet në monedhën e Lisit trashëgohet edhe në ditët tona, sipas këtij autori në Rodon, kepi i Rodonit.

Ndërsa numizmati slloven Petar Kos, në studimin e tij shkruan se mbreti ilir
Genti (181-168)p.e.s. në punishten e vet të Lisit dhe Shkodrës, ka prerë monedha bronzi me legjendën në dy versione. Në anën e përparme te të gjitha monedhave përshkruanin një njeri i ri me kokë të mbuluar me një kapelë, disa e interpretojnë si jo bindëse portretin e Gentit. Në pjesën e shpinës së monedhës përshkruan anije ilire.

Studimi i një grup autorësh në studimin e tyre shkruajnë se Shkodra është punishte greko-ilire në qytetin e njejtë sot Shkodra. I ngjajshëm me punishten e Lisit, e cila ka filluar të punojë gjatë (213)p.e.s. kur mbreti maqedon Filipi V (220-179)p.e.s. e zgjeron shtetin edhe në rajonin e Ilirisë në të cilin kanë qenë dy punishte në kohën e sundimit të mbretit Ilir Genti (181-168)p.e.s. ata kanë prerë monedha me legjendën.

     Tipet e monedhave të lisit

1Tipi Dhi-rrufe me legjendën -; sipas H.C. rreth 229 p.e.sonë,
2.Tipi Mburojë –përkrenare me legjendë -;213-193 p.e.s. H.C. pas vitit 186 p.e.sonë.
3.Tipi Artemis –rrufe,legjendë në dy rreshta -; sipas S.I.para vitit 186 p.e.sonë.

  1. Tipi Portret-anije ilire, legjendë -;197;168 p.e.sonë.
    5.Tipi Artemis-rrufe, në shpinë,(mbreti Gent) 197-168 p.e.s.
    6.Tipi Hyjni ilire anija ilire, ;167-135 p.e.s.

Këto ishin pra, monedhat që bënin pjesë në sistemin monetar të Lisit, me anën e të cilave ky qytet zhvilloi marrëdhëniet e tij tregtare të brendshme e të jashtme, për afro njëqind vjet të kohës më të lulëzuar të tij.

Prerja monetare e mbretit Gent
Pas vdekjes së Pleuratit të dytë, rreth vitit 181-180 p.e.s. fronin e mbretërisë Ardiane e trashëgoi biri i tij Genti, (Genthios) është mbret i fundit të cilin e përmendin burimet tradicionale dhe historiografija e ditëve të sotme. Në burimet historike quhet «mbret i ilirëve» (Rex i Illyricorum).

Në kohën e sundimit të Gentit, ajo ngjan të ketë përfshirë në gjirin e saj një trevë mjaft të gjërë që zgjatej nga lumi i Neretvës (Narones) në veri deri tek lumi i Matit, në jug. Për nga lindja e juglindja fqinjët e saj ishin Dardania dhe Maqedonia. Në vitin 168 p.e.s. Genti filloi veprimet luftarake kundër Romës. Flota Ilire vepronte në bregun e Dyrrahit, ndërsa forcat toksore rrethuan qytetin (fshati i sotëm Berzanë, afër Rubikut) në tokat e Parthinëve, që ishin nën vartësinë e Romës.

Duke u gjendur përpara një armiku shumë më të madh në numër dhe më të organizuar, ushtria Ilire u detyrua të hiqte dorë nga rrethimi i Basanies dhe të kthehej në Shkodër, kurse flota pësoi dëme në det.Ndërkaq romakët, duke zbatuar parimin e tyre politike «përça e sundo», mundën të bënin për vehte krerët e disa fiseve ilire, të cilëve iu dha mundësia të forconin pozitat e tyre dhe të gëzonin privilegje nga Roma.

Të dy ushtritë kundërshtare u ndeshën për herë të fundit në Shkodër, e cila sipas fjalëve të Tit Livit, ishte aq e fortifikuar sa nuk mund të merej lehtë nga romakët, por forcat ilire në vend që të mbroheshin në kala u ndeshën me romakët në fushë të hapët, jashtë mureve të Shkodrës dhe aty pas një beteje të ashpër u thyen keq. Pasi dështuan edhe përpjekjet e vëllaut të Gentit, për të mbledhur forca të reja nga fiset përqark, mbreti u detyrua të dorëzohej.

Në vitin 167 p.e.s. Genti dhe Perseu bashkë me familjet e tyre me plaçkë e robër lufte u dërguan në Romë si trofe lufte. Romakët grabitën 220 anije , morën një sasi ari dhe argjendi,13.000 denarë monedha romake të farkuara të vitit 269 p.e.s. dhe 120.000 monedha ilire argjendi («Illyricum argentum»). Genti dhe familja e tij u burgosën në Spoleto dhe më vonë e transportuan në Iguvium, qytet në Itali ku edhe ndërroi jetë. Kështu mori fund shteti i fuqishëm ilir i Ballkanit dhe në këtë shtet u vendos sundimi romak.

Nga burimet e shkruara antike dhe të dhënat arkeologjike dëshmojnë se në Ilirinë e Jugut në shekullin e IV p.e.s. ekzistonin një tok qytetesh të cilat ishin bërë qendra ekonomike e zejtare të përparuara dhe, disa prej tyre, prisnin edhe monedha. Midis tyre Shkodra, mund të themi, zinte një vend të veçantë. Qysh në periudhën e parë të hekurit ajo na paraqitet si një vendbanim i fortifikuar me mure të tipit të hershëm ilir.
Rreth saj qëndronin Gajtani në lindje,Marshej në veri dhe Beltoja në jug të cilat ishin gjithashtu vendbabnime të fortifikuara me mure të njëjtit tip. (S.Islami&H.Ceka)

Nga vetë pozicioni gjeografik duket qartë se Shkodra, zinte një vend qëndror midis këtyre vendbanimeve të fortifikuara të fisit labeat që i qëndronin kryeqendrës së fisit si një kurorë mbrojtëse përreth. Ky sistem mbrojtës plotësohej në perëndim nga liqeni Labeat dhe lumi Barbana (Buna e sotme). Ato nga shekulli IV para e sonë, Shkodra arriti një zhvillim të mëtejshëm, që e dallon nga qendrat e tjera të fisit.

Një dëshmi e rëndësishme e këtij zhvillimi janë muret e dyta, me të cilat rrethohet qyteti. Mbeturinat e këtyre mureve janë ruajtur në disa trakte tek hyrja e kalasë mesjetare dhe në anën jugëperëndimore të saj. Ato janë ndërtuar me blloqe gurësh të skalitur mirë, në stilin poligonal-trapezoidal, sikurse në Lisin fqinj dhe në shumë qytete të tjera të Ilirisë së Jugut, fillimet e të cilave gjithashtu i përkasin shek. IV para e.s.

Aty nga mezi i shek. III Shkodra, bëhet një ndër qendrat më të rëndësishme, në qoftë se jo kryeqendëra e shtetit të fuqishëm ilir. Mbi bazën e këtij zhvillimi Shkodra e fillon prerjen e monedhave të veta ashtu siç do të mundohemi ta provojmë më poshtë, në mënyrë të pavarur dhe shumë më herët sesa i ashtuqutajturi pushtim maqedon i Filipit V. Ndër monedhat e prera në Shkodër më e hershme na paraqitet ajo që mban në faqe fytyrën e Zeusit, kurse në shpinë legjendën e qytetit, një anije ilire. Legjenda është vendosur në fushën mbi nivelin e bashit.

Sot koleksioni Numizmatik i Tiranës disponon me 20 copë të këtij tipi.
Monedha e dytë që pret Shkodra, në emër të bashkësisë së qytetit është ajo që mban në faqe një mburojë dhe në shpinë një përkrenare me mbishkrimin.

Nga bibliografia numizmatike me interes të madh tregohet paraqitja aq e shpeshtë dhe emitimi i monedhave ilire. Me prerjen nëpër faza sasi dhe cilësi e tregojnë fuqinë e madhe ekonomike dhe stabilitetin e shtetit ilir. Nga burimet e shkruara antike greke dhe romake si dhe nga studiues të ndryshëm botërorë kuptojmë se ilirët përafërsisht një shekull prenë monedhat e veta në këto qytete: Lis, Shkodër, Rizon e tjerë, të cilat qytete nuk kanë qenë koloni dhe as të kolonizuar dhe nuk kanë patur statut qytet-shtet.

Me emrin e Evansit dhe të Brunshmidit, janë të lidhura edhe njoftimet e para për monedhat e Lisit. Si monedhë më të hershme të këtij qyteti, autorët, e mësipërm njohin atë që mban në faqe një dhi dhe në shpinë simbolin e rrufes me legjednën e qytetit. Duke u nisur nga përmbajtja e thesarit të Selcës edhe prerjen e kësaj monedhe e lidhin me periudhën e pushtimit maqedon (211-197).

Në kohën e sundimit të Gentit punishtja monetare e Lisit nxjerr, sipas tyre një monedhë që paraqet në faqe kryet e mbritit ilir me përkenrare (?) pa mjekër dhe në shpinë simbolin e rufesë me titullin dhe emrin e shkurtuar të mbretit ilir. Brunshmidi, në kundërshtim me Evansin, i njeh Lisit edhe një monedhë të tretë, të cilën qyteti e pret menjëherë pas rrëzimit të Gentit. Sipas tij, kjo monedhë mban në faqe kryet e Hermesit (?) dhe në shpinë një anije ilire me legjendën e qytetit. Në një variant lexohet në faqe edhe një emër i paqartë.(S.Islami,”Prerjet monetare të Skodërs, Lisit e Gentit”, f.352)

Të dhënat që na i ofron arkeologu Selim Islami, thonë se njoftimet e para në literaturën speciale për monedhat e Shkodrës dhe të Gentit i kemi që nga fundi i shekullit XVIII tek Ekel, i cili në veprat e tij jep një monedhë të Gentit dhe dy të Shkodrës. Botimet e tjera që dalin gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX përshkruajnë disa ekzemplarë të rinj. Por njohuritë e specialistëve në këtë fushë mbeten gjithmonë shumë të kufizuara.

Ndërsa në vitin 1880, arkeologu i njohur angelez Arthur Evans,shtie në dorë thesarin e zbuluar në fshatin Selcë të rrethit të Shkodrës dhe, duke u mbështetur mbi të e mbi monedhat e njohura nga botimet e mëparshme, bëri përpjekjen e parë për klasifikimin dhe datimin e këtyre monedhave. Pas tij J.Brunshmid, i përmblodhi dhe i sistemoi, në mënyrë më të plotë të gjitha monedhat e Shkodrës dhe të Gentit, të njohura deri atëherë në literaturën speciale si dhe ato të pabotuara, që ruheshin në koleksionin e muzeut të Vjenës ose në koleksionet e tjera të Evropës.

Të dy këta autorë i njohin Shkodrës si monedhë më të hershme, një tip maqedon që mbante në faqe një mburojë dhe në shpinë një përkrenare me legjendën e qytetit. Prerjen e kësaj monedhe, në përgjithësi fillimin e prerejes monetare të Shkodrës, ata e lidhin me pushtimin e Lisit nga Filipi V i Maqedonisë (211-197). Si seri të dytë ata konsiderojnë monedhën e mbretit Gent (197-168)p.e.s.

Këtij mbreti ata i njohin dy prerje njëra që trashigon simbolet e monedhës së tipit maqedon, por që këtë radhë mban në shpinë emrin dhe titullin e mbretit dhe tjetra me bustin e mbretit në faqe –anije me emrin dhe titullin e mbretit në shpinë. Shkodrës ata i njohin edhe një seri të tretë me fytyrën e zeusit në faqe dhe në shpinë legjendën e qytetit një anije ilire dhe një emër nënpunësi, prerjen e së cilës e vendosin pas pushtimit romak të vitit 168 p.e.s. Pas vitit 1950 për këto monedha shkruajnë F.Sheiger, H. Ceka, S. Islami, D. Rendiq-Mioçeviq, B. Jubani dhe të tjerë.

Gjatë vitit 1971 në Shqipërinë verilindore në lokalitetin Cir Mak, rrethi Kukësit, është zbuluar edhe një gjetje e monedhave ilire, një monedhë e Gentit, 3 monedha të Lisit dhe 4 monedha të Labeatëve. Monedhat e Gentit, me titullin mbret deri vonë kanë qenë tepër të rralla. Nga këto monedha kanë qenë të regjistruara vetëm 6 ekzemplarë. Një ekzemplarë ruhet në koleksionin privat (B.Zbirka Machiedo u Hvaru),kurse sot numri sillet nga 30-40 ekzemplarë.

Numri i saktë nuk mund të konstatohet sepse ende nuk janë publikuar gjetjet e reja si për shembull gjetjet e reja në mekropollën Gostilju në afërsi të liqenit të Shkodrës, e sidomos në kolekcionin e përhershëm që është formuar në kohën e re (Bol,Zenica). Pa pritmas janë gjetur monedha të Gentit dhe emitime të ngjajshme.

Monedhat e grumbulluara, këto vitet e fundit, në kolekcionin numizmatik të Muzeut arkeologjik të Tiranës, mbi 100 copë,midis të cilave vendin më me rëndësi e zënë ato të sjellura nga gërmimet e gjetjet e rastit në qytetzën e Gajtanit në afërsi të Shkodrës.

Muzeu i Ohrid, disponon me një monedhë të bronzit e farkuar në kohën e mbretit Gent 181-168 p.e.s. Monedha është gjetur rastësisht në rrethin e Ohrid dhe është shumë mirë e ruajtur.Në fytyrë duket fytyra e një njeriu të ri i cili në kokë ka një përkrenare si të mbretërve maqedon i veshur me këmishë lartë e mbërthyer në qafë.Në shpinë duket anija liburne . Diametri=2.0 cm. Pesha=6.5 gr. Shekulli i II p.e.s.e farkuar në dhjetëvjetëshin e sundimit të Gentit dhe e pranuar nga Lisi,Labiatët dhe Daorët.

Nga Hafezat Osmani

L I T E R A T U R A E S H F L E T U A R

1 Hasan Ceka, Probleme të numismatikës ilire Universiteti shtetëror i tiranës –Institutihistori-gjuhësi,Tiranë,1965.

  1. Hasan Ceka Në kërkim të historisë ilire, Akademia e Shkencave e RSH,Instituti i Arkeologjisë, Tiranë,1998
    3.Universiteti shtetëror i Tiranës,Instituti i historisë dhe i gjuhësisë Historia e popullit shqiptar vëllimi I-rë. Përgatitur nga një kolektiv punonjësish shkencorë të sektorëve të historisë së kohës së lashtë dhe të kohës së mesme.Hartuar si tekst nga Selim Islami-Kristo frashëri. Prishtinë 1969.
    4.Koço Zeku Lisi në shekuj Shtëpia botuese «8 Nëntori», Tiranë, 1988.
    5.Duje Rendić Mioćević Iliri i Grci, Zagreb-Split,1989.
    6.Prjer Kaban Za Ilirite od bardilis dogentij IV-II v.p.n.e. Historia antiqua Macedonica, Shkup,1996.
    7.Numizmatičke vijesti,Hrvatsko Numizmatičko društvo, Zagreb, XVII.
  2. Numizmatičke vijesti,Hrvatsko Numizmatičko društvo, Zagreb, XVI.
    9.Makedonski numizmati~ki glasnik numër 1 Shkup,1994.
    10.Petar Kos, Leksikon anticne numizmatikes Poudarkom na prostoru jugozahodnih ALP IN Balkana, -Narodni Muzej Slovenije.

11.Grçki, Grçko-Kolonijalni i keltski novac iz Muzeja Slavonije- Osijek, Osijek,Travani –Rujan 2004

Burimi/milibutka.blogspot.com/