Prof. Eshref Ymeri ndër akademikët patriot shumë të rrallë nga Shqipëria të përkushtuar për Kosovën

0
48

Nga Skënder Sadri KAPITI

E ndjek dhe e lexoj shtypin e shkruar, sepse te ai dhe te shkrimi njeriu mëson shumë, mëson të vertetat e pakorruptuara, mëson historinë, filozofinë, moralin e patriotizmin, i mëson ato prej shkencëtarëve, profesorëve dhe akademikëve kombëtarë e patriotë me shpirt të lirë e të pastër shqiptari të cilët fatkeqësisht janë shumë të paktë e të rrallë në Shqipëri.

Unë që i vogël hulumtoja e kërkoja në Shqipëri që të gjeja letra, shkrime e botime që i kushtoheshin Kosovës, pasi gojarisht për Kosovën,për historinë dhe lavdinë e saj më mësonte shumë Babai im, Sadri KAPITI. Por mjerisht regjimit komunist të Enver Hoxhës i intersonte pushteti , dhe për Serbinë e krimet e genocidin e saj shkruhej e mësohej shumë pak. Kjo pasi komunizmi shqiptar ishte armik i nacionalizmit dhe në kohën e tij regjimi e propaganda e tij fliste e kritikonte Jugosllavinë titiste thjesht për interesa ideologjike marksist-leniniste, regjim i interesuar për revolucinin botëror proletar. Edhe pas regjimit komunist në Shqipëri , nga politika, mediat dhe intelektualët janë shumë të paktë ata të cilët kanë bindje nacionaliste. Prandaj nga ato se cfarë unë kam njohur, mësuar e lexuar unë po ia kushtoj dhe po ua tërheq vëmëndjen publikut dhe institicioneve të Kosovës se është detyrë kombëtare mirënjohja dhe respektimi i personaliteteve të shquara për kontribute intelektuale kombëtare ku shëmbullor është prof. Eshref Ymeri nga Shqipëria.

Profesor Eshref Ymeri, i cili gjithë qënien e tij shpirtërore e intelektuale ia ka kushtuar patriotizmit e kombëtarizmit kundër tradhtisë e korrupsionit. Nuk më rezulton gati pothuajse dhe nuk ka ndonjë tjetër akademik, shkencëtar , intelektual e profesor nga Shqipëria, as nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, nuk rezulton përvecse Profesor Eshref Ymeri e ndonjë tjetër shumë rrallë që t’i jetë përkushtuar me kaq zemër e dlirësi cështjes kombëtare shqiptare dhe sidomos asaj kombëtare e shtetërore të Kosovës.

Nuk është rastësi kjo, pasi Profesor Eshref Ymeri ka një kulturë intelektuale e patriotike të trashëguar nga paraardhësit e tij dhe nga veprat e puna e rilindasve shqiptar.

Ajo të cilën e bën edhe si një rast të vecantë akademikun Eshref Ymeri është fakti se ai është përballur dhe ka demaskuar politikën dhe strategjinë antishqiptare genocidiste serbo-greko- ruse, dhe jo vetëm atë por ka demaskuar edhe zgjatimet e tyre sidomos në Tiranë por edhe në Prishtinë.

Nuk ka pasur në Shqipëri një intelektual e akademik kaq shumë të interesuar dhe kaq shumë të përkushtuar për Kosovën se sa Prof. Eshref Ymeri.

Për këtë flet vetë filozofia, historia dhe intelektualimi i tij i mishëruar dhe hipotekuar tashmë në kulturën dhe në letërsinë e tij filozofike, artistike, shkencore dhe akademike të përsosur e kaq thellësisht kombëtare, karakteristikë e këtij shqiptari të madh.

Prandaj nuk e di se përse institucionet,Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës të cilët e njohin dhe e dinë shumë mirë për atë se cfarë ka dhënë e kontribuar z. Ymeri, pse nuk bëjnë minimumin dhe nuk i akordojnë Prof. Eshref Ymerit dekoratë e mirënjohje këtij intelektuali meritor të madh të cështjes kombëtare shqiptare, kur p.sh. Edi Rama i dha një mirënjohje akademikut kosovar Rexhep Qosja, dhe tjetra madje kryeministri i Shqipërisë kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës e pati dekoruar edhe artisto-cetnikun serb Bregoviq.

Mirënjohje dhe dekorata u duhet dhënë e akorduar personaliteteve të shquara për kontribute e sakrifica patriotike intelektuale si p.sh. në rastin në fjalë që është Prof. Eshref Ymeri.

Mirëpo është mjerim i madh fakti që në Tiranë por edhe në Prishtinë mirënjohjet u akordohen individëve që më shumë kanë merita e kontribute shërbimi e servilizmi ndaj partive, politikës e pushtetit se sa ndaj kombit; merita dhe dekorata fatkeqësisht u jipen e akordohen edhe atyre për “merita” të pameritave e me lidhje nepotike e akrabaje fisnore e krahinore sic ka vepruar Thaci e sot edhe Ilir Meta si edhe paraardhësit e tij Bujar Nishani, Bamir Topi e Sali Berisha.

Askush nga Shqipëri, as politikanë, as pushtetarë, as media, as gazetar, as intelektual, as akademik dhe as Kadare nuk e mbeshtesin Kurtin, Osmanin e Shtetin Kosovës kundër komplotit antiKosovë të minishengenit se sa sic e ka mbështetur dhe sic i mbështet Shtetin dhe interesin e Kosovës Prof.Eshref Ymeri ashtu sikurse e ka kundërshtuar fort edhe më parë me forcë e me guxim intelektual e patriotik Plan-ndarjen e Kosovës dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe.

Ju ftoj të lexoni edhe këtë shkrim më të fundit të Prof. Eshrem Ymeri ne adresen:

https://www.fjalaelire.com/post/rama-mbart%C3%ABsi-i-radh%C3%ABs-i-virusit-t%C3%AB-tradhtis%C3%AB