PROFILI I LETRARIZUAR I NJË FAMILJEJE KOMBDASHËSE

0
67

Disa foto të shkëputura nga ceremonia e promovimit të librit “Kronikë e Kohëve” (Biografi dhe ngjarje), vëllimi I dhe II i autorit Muhamet Rogova (Gjakovë, dt. 19 korrik 2021).
PROFILI I LETRARIZUAR I NJË FAMILJEJE KOMBDASHËSE
Parathënie nga MIGENA ARLLATI, recensente e vëllimit II
Njeriu ka brenda vetes një dëshirë instiktive, thellësisht njerëzore, për të njohur më në detaje të djeshmen e tij, të familjes e pararendësve të tij, me të cilën të dëshmojë se kush është, nga erdhi dhe kush ishte para se të ishte. Në një të tillë qasje, autori Muhamet Rogova, e ngarkon veten me misionin për të shkruar për familjen e tij që nga koha kur ai vetë ishte fëmijë në ardhje. Protagonistët e këtij libri janë që të gjithë personazhe realë, të cilët me anë të rrëfimeve të autorit kthehen në faktues të kohës dhe rrethanave në të cilat jetuan. Me veprimet e tyre, ata shndërrohen në shembuj referues të një epoke sa të vështirë, aq edhe të papërballueshme.
Ky libër është një bashkëbisedim me të djeshmen, jo edhe aq të largët. Në çdo faqe, në çdo fjali të këtij libri gjejmë fate njerëzish, rrethana e ndodhi të përjetuara realisht nga njerëz të arealit tonë shqipfolës, jo shumë kohë larg kohësisë së sotme. Jo rrallë, në diskutimet tona ne flasim për ato gjëra që i kemi mësuar duke i dëgjuar të na rrëfehen nga më të vjetrit e familjes. Duke dashur të mësojmë për historinë e përditshmërisë së popullit tonë, shpesh herë bëhemi kuriozë duke i pyetur më të vjetrit se si ka qenë koha e tyre, se si kanë jetuar e mbijetuar, si ia kanë dalë të jenë sërish në këmbë pas sa e sa peripecish. Ky libër është pikërisht një rrëfenjë e gjatë mbi njerëz e fatet e tyre, mbi kohërat e vuajtësit në to. Në këto fletë, disa herë do të takoni nënën shqiptare të shumëvuajtur por asnjëherë të turpëruar; do të takoni kryefamiljarin që u detyrua të largohet mijëra kilometra larg në mërgim duke lënë të vetmuar në shtëpi një grua dhe një varg fëmijë; do të gjeni vëllain e madh që detyrohet të fillojë të punojë që në moshë të njomë për të ndihmuar në rritjen e motrave e vëllezërve të tjerë; do të gjeni motrën që si më e madhja kthehet në rolin e nënës duke u bërë krahu i saj i djathtë në shumë e shumë punë të rënda për trupin e saj të njomë…
Shkrimet në këtë libër janë rezultat i bisedave, ngjarjeve e përjetimeve që autori ka pasur gjatë gjithë jetës me familjen, me miqtë, me kolegët, me të gjithë ata që ishin më të afërt me të. E them me siguri të plotë se përvoja e tyre flet më shumë se fjalët e tyre. Me një memorie tepër të saktë, autori Muhamet Rogova, pinjoll i familjes Lila e Rogova, kthehet në retrospektivë nga ku duke zbardhur shumë kujtime na mëson shumë gjëra…
(Fragment nga parathënia e vëllimit II)

Mund të jetë një imazh i Migena Arllati dhe në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe në këmbë
Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 17 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Burimi/Facebook