PROMETEU

0
70

Shkruar nga: Abdullah Blakçori

(JAKUP KRASNIQIT)

Qielli u ngrys nga padrejtësia
Kur u mbërthye Ai Promete
Sot një rreze iu shkëput diellit
Që e ndriste këtë Atdhe

Ishe shpirti i UÇK-së
Që i dhe prore frymëzim
Zjarrtë lirinë e ligjerove
Kur n’mes plumbash ish n’udhëtim

Janë me Ty shqipet e malit
Që dikush u shthur foletë
Janë me Ty Flamujt e Kombit
Që valëviten gjer te retë

Janë me Ty lisat e vjetër
Që ua preu degët stuhia
Janë me Ty Lulëkuqet tona
Që n’gji i mori Dardania…!

Burimi/Facebook