Protesta ne Shkup – 14 shtator 2019, ora 14.30

0
140

Qytetarë të nderuar të Shkupit,
Motra dhe vëllezër shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare,

Ejani sot ne shkupin ton ne sheshin Skenderbe ora 14 te marshoim drejt Parlamentit , për të protestuar së bashku kundër të gjitha padrejtësive të pushteteve jodemokratike dhe diktatoriale të këtij shteti mbi shqiptarët autoktonë;
Jemi sot këtu, t’ua bëjmë me dije politikanëve dhe pushtetit se 3o vjet tranzicion asgjë të mirë nuk u na ka sjellë ne shqiptarëve.
Jemi sot këtu, se më tepër ka shqiptarë nëpër burgjet e këtij shteti, të dënuar me procese të montuara, se sa ka shqiptarë të lirë e të lumtur;
Jemi këtu se vëëlezerët tani, motrat tona, fëmijtë tani kanë mbetur rrugëve të botës, po e braktisin vendin e tyre për shkak të politikës së keqe, partive dhe lederëve të korruptuar, për shkak të krimit dhe pasigurisë për jetë të rehatshme në vendlindjen e tyre.
Rinia shqiptare nuk dëshiron të manipulohet, të keqtrajtohet, të poshtërohet, të fyhet dhe shndërrohet në vegël politike të secilit matrapaz e injorant që vjen në pushtet përmes nëntokës kriminale dhe shërbimeve sekrete sllave e greke.
Jemi këtu që me një zë t’u themi poltikanëve dhe pushtetit se do të jemi këtu në sheshet e rrugët e qyteteve tona, në protesta të pandalura për të drejtat tona të ligjshme. Sot jemi në Shkup, nesër në Tiranë, në Prishtinë, kudo ku duhet të zgjohen shqiptarët kundër shkeljeve dhe padrejtësive, për LIRI dhe BARAZI, për demokraci dhe shtet ligjor.
Ka ardhur koha që kriminelët të largohen nga skena politike.
Zgjohuni shqiptar kudo që jeni, se vetëm një Kombr e njr Atdhe kemi dhe këtë nuk e lëmë në duart e tradhtarëve dhe sunduesve të huaj!
Përpara rinia heroike, ka ardhur dita e SHPËTIMIT!
Rroftë populli shqiptar.
Mr.dr.Adil mustafa
Shkup, 14 shtator 2019.