Provokimi i rëndë/ Politikani ekstremist pro serb shpalos flamurin e Serbisë në mes të Shkodrës

0
130

Shqipëria është bërë tashmë një bazë, ku agjenturat e huaja të fqinjëve janë shtrirë në gjithë territorin e vendit, duke ndikuar, jo vetëm në shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë por drejtpërdrejt edhe në vendimmarrjet e autoriteteve lokale dhe shtetërore.
Ndërsa në jug të Shqipërisë, presioni grek ka bllokuar punimet për rikonstruksionin e memorialit të Hormovës, që kujton masakrën greke të vitit 1914 ndaj 217 burrave shqiptarë; në veri të Shqipërisë ekstremistët pro serbë të Malit të Zi kanë provokuar hapur në qytetin e Shkodrës, duke shpalosur flamurin e “Serbisë së Madhe”.
Kësaj radhe, një politikani malazez pro serb Vladislav Dajkoviç, pjesë e një partie nacionaliste pro-serbe në Mal të Zi, në një status të hedhur në profilin e tij në Facebook, ka shpalosur flamurin e “Serbisë së madhe” në mes të qytetit të Shkodrës, madje duke e quajtur këtë të fundit “qytet antik serb ”. Ai shton se Esat Pashë Toptani ja dorëzoi ‘çelsat e qytetit’ gjyshit të tij gjatë “çlirimit malazez të Shkodrës” dhe për këtë ndihet krenar.

Image for post

Në fakt, “çlirimi malazez i Shkodrës” është një trillim , i krijuar qëllimisht nga qarqet shoviniste serbo-malazeze. Në vitin 1912-1913, të etur për territore të reja dhe nga pafuqia e P. Osmane që ishte drejt shpërbërjes, malazezët mësyjnë për të pushtuar Prizrenin dhe Shkodrën, të dytën duke e parë si çështje jetike. Me forca më të shumtë se osmanët, malazezët kalojnë kufirin dhe pushtojnë fshatrat përreth Shkodrës, ku pati përleshje të mëdha mes forcave malazeze dhe osmane. Pasi Shkodra u pushtua nga malazezët, këta të fundit filluan masakrat ndaj banorëve autoktonëve shqiptarë në qytet dhe zonat përreth, disa duke i shpërngulur me forcë dhe tërbim. Pas armëpushimit mes P. Osmane dhe Aleatëve Ballkanikë, Mali i Zi ra në ujdi që t’ia dorëzojë qytetin, Fuqive të Mëdha. Komisioni i admiralëve të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin Fuqitë e Mëdha e mori në dorëzim Shkodrën, më 14 maj 1913.

Burimi/https://medium.com/