Pse është kaq e vështirë për t’u bërë drejtësia në Shqipëri e Kosovë?

0
163

Nga Skënder Sadri KAPITI

Drejtësia është shumë e vështirë te shqiptarët sepse janë shumë të forta padrejtësia, hajdutëria, korrupsioni dhe mungesa e nje kulture e trashëgimie historike juridiko-shtetërore.Këto janë arsyet dhe nuk besoj se ka nevojë për shumë komente ndaj këtyre shkaqeve që e bëjnë të vështirë vënien në funksionim të drejtësisë, të sundimit të ligjit dhe të ndërtimit të shtetit ligjor.

Në shoqërinë shqiptare jo se nuk dihet ligji dhe se cilat janë të drejtat e detyrat qytetare e njerzore, jo se nuk dihet se cfarë është perendimi demokratik dhe demokracia pasi pothuajse të gjithë filozofojnë e japin leksione për to,por mungon respekti, vullneti dhe dëshira për t’i zbatuar ato , sepse dominojnë veset të tilla si: padrejtësia, e drejta për të marrë e grabitur gjënë e shtetit dhe atë të të tjerëve, lakmija për para e për pasurim të shpejtë e të paligjshëm me politike, me korrupsion ,me drogë e me ryshfete etj.

Drejtësia është e vështirë kur atë e drejtojnë dhe e kanë të drejtë ligjore për të bërë e dhënë atë paraja dhe pushteti i hajdutit, korrupsionit dhe politikës.Po kush janë hajdutët, të korruptuarit dhe të kriminalizuarit që janë të pandëshkueshëm ?

Ose kush apo cilët nuk janë hajdutët dhe të korruptuarit?

Nuk janë hajdutë dhe të korruptuar shumica e njerezve, sepse populli dhe demokracia e vërtetë nuk janë të korruptuara. Nuk janë të korruptuar të varfërit sepse ata nuk kanë mundësi dhe as para për të paguar drejtësinë e korruptuar; nuk janë hajdutë dhe të korruptuar as ata të cilët nuk kanë shansin, as mundësinë dhe as paranë për t’u bërë politikanë, shtetarë, administrator e qeveritarë e as kuvendarë parlamenti e këshillash bashkiakë, pasi a nuk shikohen se keta të tillët sapo blejnë dhe kapin poste pushteti vjedhin e behen milionere shume lehte e shumë shpejt.

Nuk janë hajdutë dhe as të korruptuar as ata të cilët nuk kanë mundësi karriere as në drejtësi sepse edhe këtu ashtu si në politikë e pushtet të drejtën e kanë miku, miku i mikut, e kanë ata me lidhje politike, hajnije, paraje e korrupsioni.

Hajdutët, të korruptuarit dhe të pandëshkueshmit janë pakicë, por ama ata kur kapin shtetin, pushtetin dhe ekonominë ata bëjnë dhe kapin edhe politikën e drejtësinë prej së cilës ata sigurojnë mbrojtjen dhe pandëshkueshmërinë

Pra, drejtësia shqiptare është e vështirë për t’u bërë sepse është i kapur dhe i korruptuar i gjithë sistemi.Dhe prandaj shpresa e shumicës së shqiptarëve që e duan Shqipërinë, Kosovën, drejtësinë dhe shtetin ligjor është vetëm te VETTING-u, jo vetëm juridik e politik por gjithpërfshirës që të behet i mundur cmontimi i sistemit të korrupsionit, padrejtësisë e të hajnisë.