“PSE NA E VRAVE SHPIRTIN”, AGRON LLAKAJT I VDES MOTRA NGA COVID 19

0
63

Aktori i njohur shqiptar ka humbur motrën e tij si pasojë e Covid 19.

Përmes një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e trishtë. Aktori ka publikuar një foto të motrës duke treguar vuajtjet që ka kaluar deri në ndarjen nga jeta.

“Motër moj! Bardhë moj! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emër të bukur që kishe moj motër por fatin jo…,kovidi i pa besë ta preu jetën në mes .Sa vuajte moj shpirt, sa lëngove moj motër.

Në mengjes kur folëm më the “jam mirë por kam ftohtë !”Ah pse s’mu ankove njëher moj zemër,ah!!! Ike motër, ike…,jemi të pafuqishëm para fatit që na ka caktuar Zoti ! Lamtumirë motra ime! Lamtumire o shpirt ! Më fal por s’munda ! Qofsh e Zotit, e parajsës sic vet zemrën kishe!”, ka shkruar ai krahas fotos.

Burimi/newsonline51.com/