Qamil Zekolli – PSE MË BLLOKOHET KAQ SHPESH FACEBOOKU IM ?!

0
176

Propaganda për denigrimin e figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit nga elementë shqipfolës nuk është diçka e re, por në tri dekadat e fundit është shumë aktive, sa që kanë fillue të mohojnë origjinën arbërore, fizikun dhe luftën e tij duke ju dhënë epitete dhe ngjyra nga më të ndryshmet, si «Skënderbeu nuk ka qenë shqiptar , nuk ka luftue për kombin shqiptar, por për fenë e krishterë, nana e Skënderbeut ka qenë serbe, shqiptarët, figurën Skënderbeut e njohin në bazë të aktorit rus që e ka luajtur rolin e tij » etj.etj.
Një mik virtual në facebook shkruante, (nuk dua të bëj reklamë emërit të tij, sepse nuk ia vlenë), se «… aktori që luajti rolin e heroit tonë Kombëtar më 1953 dhe nga ku në kujtesën kolektive shqiptare e kemi personalizuar si figurën emblematike të Gjergj Kastriotit dhe nuk duam të pranojmë që Skënderbeu duhet të ketë qenë ndryshe nga Akaki Khorava. Mendoj që një definicion të figurës reale duhet të luajë përveq artistit dhe një vlersim antropologjik i përkrenares që mbante në kokë Skënderbeu e cila sipas hapsirës së mbrendshme ka pranuar një kafkë më të vogël se mesatare,,,»
Pasi që e konsideroja si mik dhe kujtoja se ishte njeri, i cili pranonte dialogun dhe fuqinë e argumnteve i bëra komentin në vazhdim
-Mik i nderuar … …… ,
Jo në bazë të artistit gjeorgjian Okaki Khorava është pamja fizike e Gjergj Kastriotit, por nga qindra e mijëra fotografi, gravura e dokumente të kohës dhe të shekujve në vijim, të cilat janë punue e shkrue në gjithë botën e sidomos në gjithë Evropën, është bërë grimimi, mjekrra, vetullat dhe çdo gjë rreth aktorit i cili do të luante rolin e Gjergj Kastriotit në filmin “Skënderbeu”…
Andaj më ngadale lumë miku se, mos po bjen në kanalin e atij gjakprishurit e shpirtshiturit nga Peja, i cili as qehren nuk e ka arbërore, por ndonjë mbetje otomane/mongole në trevat arbërore…
Pra jo figura dhe fiziku i Gjergj Kastriotit, por figura dhe fiziku i aktorit gjerorgjian është përshtatur në tiparet e Gjergj Kastriotit të marruna nga pikturat, gravurat,shkrimet etj.etj.,
Por zotëriu në vend se të dialogonte kishte preferuar të më denonconte në administratën e fasbukut, gjoja se unë po « nxitkam urrejtje nacionale dhe fetare » dhe sa isha zhbllokue pas dy javë bllokimi në gjysmën e dytë të tetorit 2020, vetëm dy ditë më vonë, prap mu bllokua fasbuku për një afat njëmujor, nga 2 nëntori 2020 deri me 2 janar 2021
Pse bëhet kjo propagandë e egër ndaj çdo vlere njerëzore dhe kombëtare shqiptare ?
Unë kujtoj që, në tri dekadat e fundit, duke e shfrytëzuar të drejtën e «lirësë së fjalës », është ngritur i gjithë llumi shqipfolës turko-arabo-islamist dhe sllavo-greko-ortodoks kundër çdo gjëje shqiptare .
Kjo dukuri nuk është thjeshtë rrëshqitje e njerëzve të paditur, të cilët gabojnë, por ka një prapavijë të denigrimit të historisë, kulturës, identitetit dhe çdo vlere njerëzore e kombëtare shqiptare, me qëllim shpërfytyrimin, degjenerimin, asimilimin dhe zhdukjen fizike të vetë kombit shqiptar.
Pra, të gjithë këto lukuni shqipfolëse, të cilat flasin, shkruajnë dhe propagandojnë si «analist», «specialist» e «njohës» të mirë të historisë dhe lëmive tjera, kundër fytyrave më amblematike të kombit shqiptar, duke fillue që nga Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Idriz Seferi, Isa Boletini e deri te Adem Jashari, nuk janë individ të paditur, naiv e injorant, por janë gjakprishur e shpirtshitur, që hajnë bukën tonë, por janë kthye në argat të devotshëm me besnikërinë e qenit të agjenturave serbo-turko-ruse dhe greke, me qëllim ftohjen, largimin, shpërfytyrimin e shqiptarëve nga historia e tyre e lavdishme dhe përvetësimin e historisë, kulturës dhe të gjithë trashëgimisë tonë kombëtare.
Agjenturat serbo-turko-ruse dhe greke e dijnë mirë se, po doli në dritë i gjithë realiteti historik i kombit shqiptar, do të xhveshen dhe të demaskohen si vjedhësit, uzurpuesit dhe ushtruesit e gjenocidit dhe kulturocidit ndaj kombit dhe trevave arbërore.
Kam frikë se një ditë , serbët do të na e marrin dhe do ta përvetësojnë edhe Gjergj Kastriotin
Iliriku herë pjesë e perandorisë bizantine, herë pjesë e perandorisë romake ka pësue batica dhe zbatica, por asnjëherë nuk është rrezikue nga asimilimi më shumë se në tri dekadat e fundit, sepse atëbotë i gjithë iliriku nga paganizmi, nëpërmjet apostujve ishte kthyer në krishtenizëm dhe kishte pranue krishtenizmin si fe të veten . Eshtë arbërori Shën Jeronimi, autori i përkthimit të biblës së parë nga hebraishtja në latinisht . Pra krishtenizmi nuk erdhi dhunëshëm, por nga vetë apostujt ndër ta edhe shqiptar, pra arbërorë . Me përçarjen e kishës në perandorinë romake në vitin 1054, e cila kishte pushtetin, trevat arbërore u gjindën në prerjen, në thyerjen dhe udhëkryçin e dy qendrave, në njëren anë Romës dhe në anën tjetër Konstandinopojës, që të dyja pretenduese për kryeqytet të perandorisë romake. Perandoria romake u bë me dy qendra dhe kisha e krishterë u nda në ate të ritit bizantin ,(ortodoks) me qendër në Konstandinopojë dhe në ate të ritit romano katolik me qendër në Romë . Kjo ishte edhe çarja e parë për popullin tonë, sepse në trevat arbërore kishin influencë të dy qendrat dhe dy ritet fetare të krishtera . Me pushtimin e trevave arbërore nga perandoria osmane filloi fatkeqësia më e madhe në historinë e gadishullit Ilirik dhe popullit arbëror. Qëndresa heroike e shqiptarëve ndaj pushtimit të egër nga peradoria osmane i tërboi edhe më shumë sulltanët dhe nuk rreshtën ekspeditat ushtarake me qindra mijëra ushtarë në drejtim të gadishullit Ilirik . Nuk do të hy në detaje të historisë, sepse ato iu takojnë historianëve, por vlenë të përmendet se qëndresa 25 vjeçare e popullit shqiptar nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit ishte jo vetëm mbrojtje e trevave arbërore dhe popullit shqiptar, por edhe pengesa kryesore në ndaljen e depërtimit dhe zgjerimit të perandorisë osmane në drejtim të Evropës qendrore dhe perëndimore, për çka shumë autorë evropianë të kohës dhe më pas i dhanë Gjergj Kastriotit epitetin « atlet i Krishtit » Këtu dua të ndalem një moment të shkurtë në një dyshim timin personal në lidhje me varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastriotit Dihet se disa javë mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit, gruaja e tij Donika me të birin Gjonin u larguanë bashkë me egzodin e madh për në Itali në pronat që posedonte familjaKastrioti . Pjesa dërmuese e krahinave shqiptare kaluan nën administrimin e republikës së Venedikut . Pra, mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit në vitin 1468, Shqipëria nuk ra menjëherë nën pushtimin e perandorisë osmane. Por, nuk vonoi shumë kohë dhe trevat arbërore me gjithë tërësinë dërmuese të gadishullitIlirik ranë përsëri nën sundimin e perandorisë osmane . Besnikët e Gjergj Kastriotit, duke e ditur që qendra kishtare në malin Athos në Greqinë e sotme, ishte pronë e familjes Kastrioti dhe se paraardhësit e Gjergj Kastriotit, pra edhe i ati i tij ishin të varrosur në malin Athos, apo Hilandar si njihet nga një pjesë e historianëve , unë dyshoj që ndërkohë edhe trupi i Gjergj Kastriotit do të jetë dërguar të pushojë pranë prindërve dhe të parëve të tij, por ky fakt duhet të jetë fshehur atëbotë për të mos u nëpërkëmbur nga osmanlinjët në një ripushtim të mundshëm më vonë . Miti se turqit e kanë zhvarrosur trupin e Gjergj Kastriotit dhe kanë mbaruar hajmali me eshtrat e tij më duket shumë pak i besueshëm, por për këtë temë do të shkruaj më gjerësisht njëherë tjetër»
Si ju dha dhe pse ju dha kishës ortodokse serbe kompleksi fetar i ritit të krishterë bizantin në Malin Athos, apo Hilandar ?!… A mos ishte rastësi ? Pse kaq lehtë grekët hoqën dorë nga ky mal i shenjët arbëror ?!…Po Konstandinopoja pse u pajtua ?!…
Unë kujtoj që dhënja e pronësisë së Hilandarit Kishës ortodokse serbe është si rezultat i një marrëveshjeje të radhës të sllavo-greko-ortodokëve dhe turko-arabo-islamistëve në dëm të kombit shqiptar.
Serbët, rusët, turqit dhe grekët e dijnë shumëmirë që, kompleksi fetar i ritit të krishterë bizantin në malin Athos, apo në Hilandar, kanë qenë pronë e Kastriotëve, e dijnë shumë mirë që, të parët e Kastriotëve dhe shumë princa arbërorëjanë të varrosur në atë kompleks religjioz, por ata mund ta dijnë që edhe Gjergj Kastrioti është rivarrosur në Hilandar, andaj agjenturat serbo-ruso-turke dhe greke kanë punue e propagandue, punojnë dhe propagandojnë edhe sot e kësajë dite në mënyrë sistematike për fshehjen e këtij realiteti nga shqiptarët dhe nga e gjithë bota, në mënyrë që një ditë të përvetësojnë edhe kryeheroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Fatkeqësisht në tri dekadat e fundit në ballë të kësajë propagande janë vënë shumë shqipfolës gjakprishur e shpirtshitur, të ashtuquajtur historianë, hoxhollarë, priftërinjë greko-ortodoks e intelektual, të cilët kurrë nuk kanë hyrë në ndonjë arkiv historik, por të vetmet referenca në shkrimet e tyre i kanë ato që ju janë servirur nga padronët e tyre të agjenturave serbo-turko-ruse dhe greke.
Kjo luftë e shpallur ndaj çdo vlere njerëzore dhe kombëtare shqiptare nga vetë shqipfolësit, agjentë të sigurtë serbo-turko-rus dhe grekë, është rreziku më i madh shpërbërjes së kombit dhe atdheut tonë, sepse duke e shfrytëzuar situatën e rëndë e të nderë në të gjitha trevat arbërore, duke i përfshirë edhe dy shtetet tona të brishta e jofunkcionale, kjo kategori individësh kanë arritur të korruptojnë politikën e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare dhe nga njëra anë kanë zënë poste të rëndësishme në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat e jetës, kurse nga ana tjetër janë shumë të pranishëm në të gjitha mediat kryesore të të dy shteteve tona dhe me anë të korrupcionit kanë arritur edhe t’i kontrollojnë pjesën dërmuese të mediave vizive dhe të shkruara.
Busti i Gjergj Kastriotit dhe stadiumi në emërin e tij në Serbi
Ditëve të fundit lexova se, një sportist i njohur shqiptar paska marrë një nismë për ndërtimin e një busti të Gjergj Kastriotit në njërin nga qytetet jugore të Serbisë !
Po ashtu lexova se, Serbia paska emërue një stadium futbolli me emërin e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti !
Sa «zemërgjerë», sa «humanistë» e sa «demokratë» janë serbët që, nga njëra anë lejuakan një sportist shqiptar të financojë dhe të vendosë bustin e Gjergj Kastriotit në një qytet në Serbi dhe nga ana tjetër të emërojnë një prej stadiumeve të futbollit me emërin e kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kur ne jemi dëshmitarë, jo vetëm për gjenocidin e kryer në Kosovë, por edhe në shtypjen dhe privimin nga çdo e drejtë njerëzore e kombëtare të vëllezërve tanë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. A nuk ishte qeveria serbe, ajo që urdhëroi rrënimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë ?!…
Kështu dalqngadalë serbët po e përvetësojnë historinë tonë dhe ashtu sikur i famshmi «grupi i unitetit», i cili në «bisedimet teknike» në Vjenë në vitet 2006/2007, ia fali Serbisë trashëgiminë tonë kulturore, religjioze e historike duke nënshkruar në praninë e ndërkombëtarëve, ashtu si Serbia e përvetësoi instrumentin më të vjetër të kulturës tonë muzikore Lahutën dhe nuk u bë asnjë reagim serioz as nga dy Akademitë e Shkencave e as nga dy Qeveritë kukulla të të dy shteteve tona të brishta jofunkcionale e të korruptuara, as nga dy Institutet e Historisë, një ditë të mirë ka gjasa të formohet edhe ndonjë «grup uniteti» historianësh, hoxhollarësh, priftërinjësh greko-ortodoks e intelektualësh të shkolluar në shkollat e Kumrovcit, Moskës, Ankaras dhe Athinës dhe do të deklarohen solemnisht se «Gjergj Kastrioti nuk është shqiptar, por është serb, sepse janë serbët ata që e kanë rivarrosur dhe i kanë ruajtur eshtrat e tij në Hilandar»…
Zgjohuni O vëllezër e motra atdhetarë të shpëtojmë kombin dhe atdheun tonë të përbashkë !
Ju bëj thirrje vëllazëroe dhe shpresoj që pjesa e shëndoshë e popullit tonë në të gjitha trevat arbërore, nëtë gjithë diasporën, nëtë gjitha lëmitë dhe fushat e jetësdhe në të gjitha nivelet, të zgjohet nga amullia hipnotike në të cilën e kanë vënë rrethanat e krijuara në këto tri dekadat e fundit nga binomet e korruptuara shqipfolëse mafioze politiko-fetare të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare dhe të organizohen në vetëdijësimin, ndërgjegjësimin, aktivizimin dhe orjentimin e të gjitha forcave dhe energjive të popullit tonë në mbrojtjen, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës, historisë, trashëgimisë, identitetit dhetë gjitha vlerave tona njerëzore dhe kombëtare, në mënyrë që të shpëtojmë nga shpërbërja kombin dhe atdheun tonë të përbashkët!
I juaji Qamil Zeka
*Pjesë nga shkrimi im i pabotuar “Feja dhe kombi shqiptar”

Burimi/Facebook