Qëndrimi zyrtar i Gjermanisë, s’ka nevojë të lexohet mes rreshtave, por mu bash në rreshta.

0
49

Vendimtar integrimi në BE:
•Hetimi i plotë, pa vonesë i akuzave për shit-blerje vote dhe të gjitha parregullsitë, i pari.
•Qasje konstruktive e aktorëve politikë dhe pranimi i rezultatit, të dytët.
•Përgëzim PS-së për fitoren. Opozita rritje të konsiderueshme nga zgjedhjet e kaluara, të tretat
•Qeveria rol kyç për integrimin. Opozitë e fortë dhe konstruktive në parlament, të katërtat

Dhe para se ta lexoni vetë deklaratën, kini parasysh cilët numra telefoni (të kujt liderëve) ndodhen në bllokun e autoriteteve ndërkombëtare (jashtë vendit):

“Ne kemi ndjekur raportin paraprak të OSBE/ODIHR dhe jemi duke pritur atë përfundimtar. Të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri – në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme.

Ne shpresojmë që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve

Për ne me rëndësi vendimtare është rruga e mëtejshme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Unë pres që të gjitha partitë dhe aktorët politikë të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë drejtim dhe që përmes reformash të tjera të bëhen hapa përpara. Përgëzoj Partinë Socialiste për fitoren. Qeveria e saj do të ketë një funksion kyç në këtë proces reformash. Po kështu përgëzoj edhe Partinë Demokratike, e cila ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit. Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, për shembull në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar. Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë dhe mbështesë Shqipërinë edhe më tej në rrugën e saj.”
Du har sendt Dje në orën 12:45 MD

Sonila Meço