Rajmonda Kamberi –

0
9

Ka lindur dhe është rritur ne Durrës. Në moshen 6 vjeçare ne shtepine e pionerit ndiqte kurset per balet, kitare dhe kenge. Profesore Nazmije Mici e veçon si soliste dhe në festivalin e pionereve fiton çmim të parë në Durrës. Në Shkoder në festivalin Kombetare merr çmimin e dytë. Në moshën 12 vjeçe kendon në pallatin Rinia këngën e të madhes Vaçe Zela ‘Valsin e lumturisë’. Deri në moshën 16 vjeçe ka kenduar në anketat e festivalit në pallatin Rinia, Pallati i Kulturës Aleksander Moisiu. Më vonë e dërguan në festivalin e interpretuesve të rinj në Tiranë ku provat i bënte me Gjergj Lekën dhe u prezantua me këngën ‘Djaloshi me kemishen flak Të kuqe’. Me vone shkon dhe jep konkurs për kanto popullore ku mernin pjese dhe këngëtarë Durrësake qe ishin neper festivalet e Radios. Ndiqte mesimet me Zeliha Sina, Ibrahim Tukici, Luiza Papà etj. Qysh ne ditet e para u zgjodh të kendojë me Ansamblin Shteteror. Për 1 vit me Agim Krajka si drejtues meson shumë nga këngëtarët e mrekullueshem Naile Hoxha, Fitnete Rexha, Zeliha Sina, Hysni Zela etj. Për shkak të biografisë nuk iu dha e drejta për të vazhduar Konservatorin. Ka marë pjesë në estradën e Durrësit dhe në çdo vend Kulture të qytetit të Durrësit. Në vitin 1990 largohet nga Shqiperia për në Greqi ku vazhdon të jetoj aty.


Të dëgjosh zërin e Raimonda Kamberit të duket vetja sikur je në mes të pyllit në fillim pranvere. Një cicërimë birbili. Zëri i saj i veçantë të bën të dashurohesh pas këngëve të saj. Por përveç kësaj ajo është mike e rrallë, dhe një duar artë. Edhe pse nuk kam shumë kohë që e njoh, intervista që i bëra në radio Raimondës më zgjeroi kornizën e njohjes me të. Një shpirt i lirë dhe i pastër edhe pse ka ecur mbi shumë vështirësi, karriera e saj e ringjallur pas vitesh të tëra burgosje në shpirtin e saj ja ka rinuar zërin dhe jo vetëm…. Një grua luftarake për të qënë e denjë për familjen dhe shoqërinë. Një grua që bashkë me zërin nxjerr veç buzëqeshje, ndaj fytyra e saj rrezaton mirësi. Të parin virtyt që kam zbuluar tek Raimonda është thjeshtësija e saj më të cilën ta blen zemrën pa bërë tratativa çmimesh. Aktive në festivalet që organizohen me një pjesmarrje dinjitoze ajo nuk i trembet kohës që vrapon, përkundrazi Raimonda është si vera. Unë i uroj shumë suksese në udhëtimin e saj artistik i cili se trëmbe aspak. Buzëqeshja dhe zëri yt e dashur mos u shteroftë kurrë…

(shkruar nga Alma Mehmeti)

Burimi/eklipsi.net/