Rama e mori me vete në kryeministri, nënë Liza tregon takimin: Unë e di që nuk të jep shtëpi ai

0
71

Nënë Liza në studion e emisionit “Zonë e Lirë”
Nënë Liza u takua ditën e djeshme me Kryeministrin Edi Rama së bashku me dy banorë të tjerë të lagjes “5 Maji” për të folur në lidhje me shembjen e shtëpive të tyre. Mbrëmjen e sotme ajo ka rrëfyer në “Zonë e Lirë” takimin me Ramën, ndërsa shprehet e bindur se kryeministri “nuk të jep shtëpi”.

“Unë e di që nuk jep shtëpi asgjë ai. Është mashtrim. Qysh se foli, me mua nuk flitet kështu. Ky shtet nuk më gënjen më.Do i japim shtëpitë tha, pse bën luftë me shtetin. Ti do t’i marrësh shtëpitë tha me taksat e shqiptarëve.Nuk ka marrëveshje me asnjeri. Unë i dua me shkrim e me vulë e me firmë e me të gjitha gjërat. As është caktuar vendi”, u shpreh nënë Liza.

Kujtojmë se banorët e “5 Majit” në Tiranë po protestojnë prej disa ditësh për shembjen e banesave të tyre, ndërsa nga qeveria u është thënë se të gjithë do të përfitojnë banesat e reja në pallatet që do të ndërtohen sipas metrave katrorë që u përkasin.

Burimi/newsbomb.al/