Rama takon kampionet olimpike të xhudos, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin

0
74

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot dy kampionet olimpike në xhuro, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se dy kampionet dhe trajneri i tyre e kanë vizituar atë buzë detit Jon.

“Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trajnerin e tyre fenonemal dhe miqtë e tjerë”, shkruan kreu i qeverisë.

Më tej Kryeministri shprehet se shumë shpejt do të shkojë në Pejë për të mësuar më shumë për eksperiencën e tyre fantastike.

“Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve”, mbyll postimin Rama.

Burimi/tvklan.al