Ramazan Çeka – ARTISTI DHE KËNGËTARI I MADH FREDERIK NDOCI FESTON DITËLINDJEN E TIJ

0
42

I urojmë këtij gjigandi të skenës dhe ekranit edhe 100 vite të lumtura!
Me talentin dhe formimin e tij artistik e kulturor prej 57 vitesh është bërë figurë e dashur për publikun shqiptar e më gjerë.
Frederiku është këngëtar, kompozitor, instrumentist, piktor, poet, bashkpunëtor shkencor, kantautor dhe aktor, që edhe sot e kësaj dite është aq i dashur jo vetëm në Botën Shqiptare të Artit, por si shqiptarët e famshëm në botë.
Megjithëse Frederiku e filloi me pikturën dhe në të njëjtën kohë filloi të aktivizohej si këngëtar mjaft i suksesshëm, më pas ai vazhdoi të ndiqte karrierën e tij në aktrim, por ai qëndroi gjithmonë i fokusuar te dashuria e tij e parë, muzikën.
Gama e aftësive të tij të paarritshme dhe të pamatshme bëri që të vlerësohet në Botë nga kritikët e billboard music (von Hannalac) si “Njeriu i njëmijë zërave”. Pasi fitoi me dhjetra çmime që nga festivalet për fëmijë, në ata të rinisë, më pas vazhdoi me këngën popullore qytetare në debutimet e tij solist me grupin “Na bashkoi kënga popullore”. Pas, viteve 1990 ne Itali me Albumet “Canta Frederik” dhe “Sono Gitano”, u bënë bestsellers, jo vetëm në Itali por në gjithë Europën.
Më pas ai u shpërngul në Amerikë ku me zërin e tij të mrekullueshëm vazhdoi aktivitetin si këngëtar, duke iu përshtatur këtij vendi të madh, regjistroi CD e radhës në stilin Gospell me 6 këngë së bashku me këngtarët më të zëshëm amerikanë, të stilit gospell, por edhe kërkesave të Komunitetit Shqiptar në Amerikë.
Në vazhdim ai regjistroi CD e radhës Canterina, e cila e bëri të famshëm në gjithë Botën. Bota e vuri re talentin e tij gjithëpërfshirës.
Ai ka pesëmbëdhjetë nominime Grammy Awards (që është çmimi më i madh në fushën e muzikës) për kategori dhe stile të ndryshme. Duke përfshirë “Kënga e Vitit”, “Albumi i Vitit”, “Artisti i ri më i mirë”, “Vokali mashkullor më i mirë”, “Kënga më e mirë instrumentale”, “Kompozimimi më i mirë i vitit” etj.
Ka marrë çmim të tretë në IMA në muzikën Latine së bashku me Endrique Iglesias e Cristina Aguilera.
Multiartisti i mirënjohur Frederik Ndoci është i përmasave të jashtëzakonshme me vokalin dhe interpretimin e tij. Ai këndon bariton, tenor, bas, kundërtenor, arie, balada romantike, këngë rock dhe Napolitano, të gjitha në një stil autentik dhe me një extention ose shtrirje vokale në tre oktava të ndryshme, të cilat e bëjnë atë një artist të veçantë jo vetëm nga timbrika personale, që flet për të gjithë ne, por një artist që meriton respektin e vendit të tij.
Frederik Ndoci ka një repertor të jashtëzakonshëm këngësh, mbi 400 këngë shqip dhe në gjuhë të huaja. Ai këndon dhe interpreton në shumë zhanre si muzikë të lehtë, popullore qytetare, por edhe gjuhë të ndryshme të muzikës botërore. Megjithatë ne pelqejmë të themi se shkëlqimin e tij si artist i madh e ka pasur dhe e ka me muzikën dhe gjuhën e bukur shqipe, nga që nuk e kemi shumë të qartë informacionin për vlerësimet që i bën kritika muzikore botërore.
Ky multiartist ka me dhjetra krijime, si kompozime dhe tekste të lirikës, që jo vetëm ai si kantautor ka marrë vlerësime me çmime, por edhe këngëtarë të tjerë janë vlerësuar me çmime të para me këngët e shkruara prej tij, si p.sh. Niki Mjeda dy çmime të para internacionale dhe një çmim të dytë kombëtar.
Ai ka interpretime solo dhe në bashkëpunime, të cilat do të mbesin perla të këngës shqiptare, duke filluar që nga kënga me Manjola Nallbanin, Rita dhe Juli Ndoci “Toka e diellit” duetin e famshëm “Kaçurrelat e tu” dhe “N’at zaman t’njasaj furie” me bashkëshorten e tij profesoreshen dhe artisten Alisa Baraku.
Nuk harrojmë duetet me Sherif Merdanin, Rita Ndocin, Mefarete Laze, Irma dhe Eranda Libohova, me Maya me Valdete Hoxha, me Agim Duro, Rosela Gjylbegu e Dorina Garuci, deri në interpretimin brilant të këngës “Balada e gurit” në Eurovision. Por filmi më i këndshëm i tij mbetet “Ashtu e kështu”.
Ky artist i madh ka 400 këngë, 36 këngë të kompozuara, 220 poezi, vjersha, 8 filma, mbi 35 çmime të para, të dyta dhe të treta në Shqipëri dhe nëpër Botë, qysh nga mosha 7 vjeç e deri sot.
Ka me dhjetra piktura, zotëron mbi 15 instrumente muzikore, flet 4 gjuhë të huaja, ka 4 fëmi dhe është i lumtur me bashkëshorten e tij të mrekullueshme Alisen.
Vlerësimet dhe çmimet për artistin Frederik Ndoci, sot “Mjeshtër i Madh” vijnë nga institucione, shoqata dhe organizata të një shtrirjeje globale, që nga SHBA e deri në Tokion e largët.
Puna e tij e palodhur mbi 57-vjeçare e bën atë një artist, një mjeshtër të vërtetë të muzikës, të këngës e interpretimit dhe, që nga qershori 2017, e radhit me mjeshtrat e tjerë shqiptarë, duke merituar edhe ai titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” të akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani.
Ky titull, si dhe shumë të tjerë tituj nderi e bëjnë Frederik Ndocin të vazhdojë ta ndjejë veten si një djalosh i këngës dhe nuk është aspak surprizë kur e sheh në skenë, ashtu vital e rinor, e çuditërisht me një zë e interpretim brilant, një artist që nuk di të plaket.

Burimi/Facebook/Autori