Ramazan Çeka – BABAI I SHKRUAN LETER DJALIT

0
75

Nji ditë do m’shikosh të plakur,
Duke ngrënë do bahem pis.
Pa dashje ndoshta i lagur,
Siç ke kenë ti gjatë fminis.

Kur flas fjalët dhe i përsris,
Të lutem mos më ndërprit.
Se jam bab’ e nuk t’koris,
Mos harro se të kam rrit’.

Kur nuk kam fuqi të lahem,
Mos m’turpro o biri im,
Sepse pis as unë s’du t’bahem,
Me t’la ty kam pas durim.

Me nanen tande vrapova,
Me t’kërku për me t’ba dush.
Me t’mirë t’mora e s’pritova,
Se sa na nuk t’deshti kush.

Kujto sa durim kisha,
Kur t’mësova abc-en.
Tash mos u sjell si bisha,
Fjala keqe me marrë dhenë.

S’ka randsi ça du me t’thanë,
Ban me mu si unë me ty.
Kam nevojë që të kem pranë,
Me m’shikju ndoj herë me sy.

Më mbajë në krahët e tu,
Si t’kam mbajtë të vogël ty.
Ti nuk duhet me harru,
Mundin tem me ma shpërbly.

N’qoftë se tham s’du të jetoj,
Do t’vij dita t’më kujtosh.
Smundjen s’po mund’ ta duroj,
Edhe unë du me ken’ shndosh.

Djali im m’ndihmo me ecë,
Po mbarojnë ditët e mija.
Trupi im asht ba si pecë,
Të ndihmoftë ty Perendija.

Të lutem djalë më dëgjo,
Do plakesh dhe ti si unë.
Fjalt’ e mia mos i harro,
Se në jetë të duhen shumë.

Ramazan Çeka