Ramazan Çeka – DASHURINË S’E LË JETIME

0
55

Shkodra ime e bekuar,
Ika larg, n’dhe t’huj kam tretë.
Qysh at’ ditë që jam larguar,
Te një vajzë mendja m’ka mbetë.

Një dashni e lash’ jetime,
E lash’ vajzen të mërzitur,
Sa shumë ëndrra e kujtime,
Shpirtin tim ma kanë zhuritur.

Larg prej teje ëndërroj,
Të lulzojë dashnia jonë.
Ftyren tande s’e harroj,
Lule vile plot aromë.

Jeta ime s’ka pranverë,
Nuk di frymen si e mbaj,
Veç për te zemra më ther,
Kur kujtoj unë sytë e saj.

S’ja falë vetes kët’ gabim,
Ika zemër, shumë larg ika.
Për ty digjet shpirti im,
Pa ty s’m’duhet Amerika.

Ramazan Çeka

Burimi/Facebook/Autori