Ramazan Çeka – DO TË VIJ ATJE NJË DITË

0
53

Në sy lotin s’e duroj,
Dhimbja n’shpirt është e palosur.
Unë pa ty veten mallkoj,
Më le zemrën e plagosur.

N’rreze t’hanës me pak dritë
Dy gisht letër do ti çoj,
Do të vij atje nji ditë
N’krah’t e mi do të shtërngoj.

Po frynë lehtë nji erë mali
Cicëron zani bilbilit,
Më shkojnë lotët si kristali
Porsi vesa trandofilit.

Prej mallit, kam dalë n’dritare,
Numroj ditët që jam larg.
Zemra mbushur plot me halle,
Lot’ si rruza më shkojnë varg.

    Ramazan Çeka

Burimi/Facebook