Ramazan Çeka – FMIT I KAM E NUK I KAM

0
78

I rritëm fëmit,
Me mund e me djers,
Tash vetëm kojshit,
Shohim n’prag të ders.

Kurr’ mendja s’na shkoj,
Se do t’rrim n’vetmi,
Shpirti na përvloj,
Edhe tash n’pleqni.

S’ka ma keq për ne,
Se me ndej pa fmi,
I ke e s’i ke,
Po i dishrojm’ n’pleqni.

Buza sot na dridhet,
Thinjat na kanë dalë,
N’shpi ma kush nuk mblidhet,
S’na thot kush një fjalë.

Djerr po na rrin toka,
Shpijat i mbloj bari.
Fmit po i gzon bota,
Pse kët fat shqiptari.

Ramazan Çeka