Ramazan Çeka – JAM DARDAN ME PLIS TË BARDHË

0
10

Jam dardan me plis të bardhë,
Me lahut e çifteli,
N’sofren tonë kush na ka ardhë,
Ka gjetë bes’ e bujari.

Çikat tona porsi si zana,
Hijeshojnë token dardane,
N’fat të vet i përcjell nana,
Lum kush merr çika k’saj ane.

Jam dardan, jam dardan,
Jam dardan i lashtë si lis,
Me shqiponjen n’xhamadan,
Koken lart e mbaj me plis.

Në k’to troje kem tabanin,
Me tirq t’bardhë e vija-vija,
Bes e nder kem për vatanin,
Nana jonë asht’ Shqipnia.

Jam dardan den babaden,
Jeten jap për shqiptari,
Kur jap fjalen në kuvend,
Krenar m’ban ti Dardani.

Ramazan Çeka

Burimi/Facebook/Autori