Ramazan Çeka – KËNGËS I JEP JETË

0
20

Jeta ka edhe tallaze,
Por ti kurr’ nuk u përkule,
E mira Myfaret Laze,
Në skenë mbete gjithmonë lule.

Zani yt e mori dhenë,
Bashkë me tingujt nëpër tela,
Shumë e re u ngjite n’skenë,
Përkrah t’madhes Vaçe Zela.

Lozonjare n’jet e n’skenë,
Kanga jote melodi,
N’Shkodren tande ke folenë,
Ti gjithmonë na jep knaqsi.

Zani yt si uragan,
Zemrat tona i çon peshë,
E k’ndon kangen me taban,
Ti për kangen je mbretneshë.

Ti simbol për kangen mbete,
Breza shumë kanë me kalu,
Zani yt o Myfarete,
Përgjithmonë ka me lulzu.

Ramazan Çeka

Burimi/Facebook