Ramazan Çeka – LAMTUMIRË LEGJENDA E FUTBOLLIT RAMAZAN RRAGAMI

0
31

Njё ndёr ata qё na ka dhuruar shumё emocione tё pashlyeshme nё jetёn tonë ka qёnё njё sportist, njё fustbollist, talenti, asi i ekipit tё Vllaznisё dhe i Kombëtares Shqiptare tё futbollit, Numri “5”, Ramazan Rragami, i cili iku në botën e përtejme në moshën 77-vjeç, njeriu që jeten e kish lidhur me futbollin, duke dhuruar disa kryevepra në karrierë.
Historia rezervon për Ramazan Rragamin rastin botëror të realizimit të shtatë 11-metërshave në finalen dramatike të Kupës së Shqipërisë në vitin 1972.
Kur flasim për Zanin, flasim për një nga mesfushorët model të jashtëzakonshëm të fondit futbollistik shkodran dhe atij kombëtar.
Loja spektakolare dhe kontributi i Ramazan Rragamit bashkë me plejadën e mjeshrave të tjerë të mëdhenj shkodranë janë një pasuri e paçmueshme e futbollit shkodran e atij kombëtar.
Figura e futbollistit, trajnerit, mësuesit Ramazan Rragami i përket personaliteteve me vlerë shumë dimenasionale në historinë shkodrane dhe të Shqipërisë në jetën sportive, kulturore dhe shoqërore, ndaj sot me dhimbje i themi: Lamtumirë mjeshtër!
Pushofsh në paqe!
Burimi/Facebook