Nga del fjala, del dhe shpirti
Aty është edhe Kovidi
S’don me t’njoft, as s’don me t’pa
Por me t’zhduk prej k’saj dynja
O Kovid ty t’u shoftë fara
Je si gjarpri lara-lara
E trondite gjithë planetin
Tuj ja fut njerëzve iletin
Mallku qoftë ai që të shpiku
Na ruj Zot prej k’tij armiku
K’tij armiku të pabesë
K’tij armik me faqe t’zezë
Gjithë njerzimi t’urren ty
Tuj e pa vdekjen me sy
Ku je botë e përparuar
Ku je botë e djallëzuar
Pa mëshirë ky armik vret
Thonë vaksina tash u gjet
Uroj kush mos ta provojë
Se me jeten s’bëhet lojë
Ramazan Çeka