Ramazan Çeka – ME KOMPOZITORIN SHPËTIM SARAÇI

0
84

Sot kompozitori i madh Shpëtim Saraçi feston ditëlindjen.
Nuk është e lehtë që të përshkruhet e të thuhet gjithçka rreth një figure me vlera kaq të mëdha në fushën e artit dhe muzikës, që i kalon kufinjtë kombëtarë, siç është kompozitori i shquar shkodran, Shpëtim Saraçi.
Përveç talentit, që u lind bashkë me te, ishte dhe djepi që rriti shumë artist të shquar, ai që e përkundi me melodi dhe këngë të cilat u bënë që në fëmininë e tij një ushqim që do të rriste një talent të madh.
Ky pra ishte krijuesi dhe kompozitori i ardhshëm, djaloshi shkodran, që do të shkruante historinë e tij në librin e madh të kulturës shqiptare.
Artisti i madh Shpëtim Saraç ka dhënë dhe jep një kontribut të vyer për zbulimin, nxitjen dhe redaktimin e veprave të autorëve të rinj, si dhe lançoi dhe i bëri të njohur në gjithë vendin shumë këngëtarë të muzikës së lehtë dhe asaj popullore.
Shpëtim Saraçi është një ndër figurat me një kontribut të madh në historinë e muzikës shqiptare, një instrumentist me krijimtari aq të pasur muzikore. Autor i qindra këngëve të muzikës së lehtë, shumë prej të cilave i qëndruan kohës dhe i dëgjojmë edhe sot.
Ai ka një krijimtari të pasur artistike dhe është pjesëmarrës në të gjitha aktivitet kulturore të rëndësishme të vendit. Saraçi është vlerësuar me shumë çmime, duke dhënë një kontribut të vyer e të pazëvendësueshëm në muzikën shqiptare dhe festivalet e fundvitit.
Shumë këngë të tij kanë qenë fituese në festivalet e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku emrin e tij e mbajnë dhjetëra këngë e qindra orkestracione.
Kompozitori i shquar Shpëtim saraçi është nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, një titull që është në një farë mënyre titulli i biografisë së tij kaq të gjatë e të suksesshme, por jo epilogu i aftësive dhe vitalitetit të këtij artisti të madh, i cili edhe sot, sjell për kulturen shqiptare gjithmonë risi që të befasojnë.
Tani dy fjalë më takojnë dhe mua. Këto dy fjalë po i kërkoj sepse edhe unë e ndjej veten të nderuar që në krijimtarinë time kam pasur fatin të bashkëpunoj me të dhe për këtë e falenderoj shumë, por dhe i uroj si gjithë miqt e tij shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur, por dhe një krijimtari të pashtershme, që sjell në kulturen shqiptare, veçanërisht në qytetin e Shkodrës si tempull i dijes dhe i qytetrimit, ku në veçanti arti dhe kultura kanë qënë ato ku Shkodra ka spikatur më së shumti, prandaj edhe i është vënë epiteti “Djepi i Kulturës”.

Burimi/Facebook