Ramazan Çeka – ME MIQT E MI TË MREKULLUESHËM MERITA HALILI DHE RAIF HYSENI

0
149

Artistja e madhe e skenës Merita Halili dhe Raif Hyseni, ky çift plot elegancë e madhështi vazhdon të shkëlqejë dhe të tregojë madhështinë e tyre prej artistëve të pakrahasueshëm.
Që Merita të shkëlqejë si çdoherë, duket se ajo ka përkrahjen jo vetëm të publikut, por edhe nga e gjithë familja, por padyshim Raifi, bashkëshorti i saj, është pikërisht personi që i dhuron mbështetjen më të madhe në karrierë e në jetë, prej nga ajo merr edhe frymëzimin më të madh.
Merita Halili është një emër që meriton jo vetëm dashurinë e publikut, por edhe interesin e tyre. Ndaj ajo, është gjithnjë e më aktive në skenë, në ekran, si dhe në rrjete sociale, për të qënë sa më pranë atyre që e duan, duke korrur sekses si këngëtare e madhe me një imazh të përkryer, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA.
Shkëlqimin madhështor Merita e vazhdoi edhe gjatë një konceri të mrekullueshëm që kohë më parë dha në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku shihej më e bukur dhe plot frymëzim si kurrë më parë përkrah njeriut të saj të zemrës, Raifit, si një zonjë e madhe dhe e pakrahasueshme. Vërtetë një çift i mrekullueshëm, që vazhdon të dëshmojë se vitet nuk janë treguesi i drejtë për pamjen e tyre, nga që lumturia duket të jetë mbi të gjitha.

Burimi/Facebook