Ramazan Çeka – M’KA MARR’ MALLI PËR TY SHKODËR

0
69

Sa mallë kam për ty moj Shkodër,
Ka do ditë që s’të kam pa,
Bujarinë që ke në sofër,
Kërkush n’bot si ti s’e ka.

Oqeanin kam kalu,
Fluturova për hava,
Shkodër Locja qofsh beku,
Kurrë nga vetja s’të kam nda.

Mall’ po kam për prag e gur’
Mall’ po kam për Bun’ e Dri,
Për Rozafen rrethu n’mur,
Mall’ po kam për t’amblen shpi.

Pa ty Shkodër nuk kam jetë,
Ngado t’shkoj e kudo t’rri,
K’tu po la miq të vërtetë,
Që n’kët’ vend jan’ si zotni.

Me gëzim te ti po kthehem,
Fluturimin kund s’e ndali,
Se n’ty Shkodër e g’zoj jetën,
Gja ma t’bukur Zoti s’fali.

Ramazan Çeka

Burimi/Facebook/ Ramazan Çeka