Ramazan Çeka – MOS TA LAMË DRITEN ME ZBARDHË

0
39

Veç nji puthje s’du ma shumë
Me kalu nji natë pa gjumë,
Eja pra moj ardhsh e bardhë
Mos ta lamë driten me zbardhë.

N’at’ çarçaf të bardhë si bora
Nuk e di ku po m’shkon dora,
M’duket shtrati si nji det
Në mes dallgëve unë kam m’bet.

Doli hana si tinzare
I lëshoi rrezet në dritare,
Ik moj hanë ti ku je nisë
Mos ja prish qejfin dashnisë.

Iku hana midis qiellit
E nji fjal’ ia çoj diellit,
Mos guxo me dal ma heret
Se të lanë me pritë mbas deret.

Kur filloj dielli me dal’
Edhe ora ishte ndal’,
Me ty diell kurgja nuk pata
Dy minuta m’u duk nata.

  Ramazan Çeka

Burimi/Facebook/Autori