Ramazan Çeka – Shkodër – kurorëzua bashkimi i Grupit “Bejta Shkodrane Show”

0
120

Mbrëmë në Grand Hotel Europa në Shkodër u kurorëzua bashkimi i Grupit “Bejta Shkodrane Show” me Shoqaten Kulturore Artistike “Jehona e Shkodrës”.
Ky grup aktiv me regjisor Bujar Zurali për 16 vite e pa të arsyeshme që pas 16 vitesh të gjejë një shtëpi të re, ku dhe aktiviteti i tij të bëhet më evident dhe të jetë më i pranishëm në veprimtari që lidhen me trashëgiminë shkodrane, veçanërisht në zhanrin e improvizimit të bejtës shkodrane, e cila asnjëherë nuk është shkruar dhe thënë duke e menduar, por duke e krijuar dhe interpretuar.
Mendoj se edhe Shoqata “Jehona e Shkodrës” kishte nevojë për këtë grup, por edhe ky grup kishte nevojë për këtë platformë kaq prestigjiuoze, siç është kjo shoqatë me producent Xhelal Halili.
Këtë bashkim kaq të natyrshëm dhe artistik e tregoj më së miri se ishte i duhuri, veçanërisht mbrëmë në Grand Hotel Europa, ku me mbështetjen e z.Agron Çela u organizua një aktivitet i bukur dhe i realizuar që u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga të pranishmit, pavarësisht nga kushtet e pandemisë.
Kjo mbrëmje e gëzuar që përkoj me Diten e Pranverës solli para të pranishmëvë zërat e bukur të këngëtarëve: Eduart Jubani, Agim Molla, Adnan Bala, Klarisa Filipi, Ben Goçaj dhe Zamir Jakupi, por dhe humorin therës e të këndshëm të bejtaxhinjve: Dilaver Cufi, Muhamet Çekini, Nexho Shabani, Isuf Çoku, Dila Mataj, Luigj Fierza, Qemal Sukniqi dhe Valbona Omari.

Kan være et billede af 6 personer, heriblandt Bujar Zurali, folk, der står dhe E brendshme
Kan være et billede af 2 njerëz, folk, der står dhe E brendshme
Kan være et billede af 6 personer, heriblandt Bujar Zurali, folk, der står, personer, der sidder dhe E brendshme
Kan være et billede af 5 personer, heriblandt Bujar Zurali, folk, der står dhe E brendshme

Burimi/Facebook