Sa knaqsi kjo zemër ndjen,
Kur dal me shoqni.
Aromë Shkodre kudo vjen,
Luzon me rini.
Buzqesh Shkodra nadje heret,
Si nuse e re,
Tuj përcjell fllad pranveret,
Sa e bukur je.
Lumi ai që asht’ shkodran,
Se ka le me fat,
K’tu të g’zuar janë te tanë,
N’Shkodër kanë hedh shtat.
Djem e vajza shend e verë,
Jeten zbukurojnë,
Me buzqeshje si përherë,
Shkodren e rinojnë.
Djelli l’shon rrezen e parë,
Hyn në çdo shtëpi,
Ndriçon zemrat porsi ar’
Shkodra asht’ dashni.
Ramazan Çeka
Burimi/Facebook