Ramazan Çeka – TV KLAN koncert magjik me këngëtarin Bujar Qamili.

0
134

Pas pushtimit nga pandemia Televizioni Kombëtar Klan rikthen një eveniment të rëndësishëm të muzikës dhe këngës shqiptare në “Takimin e pasdites”, që ashtu si edhe në vitet e tjera mbanë autorësinë e moderatores së mrekullueshme Rudina Magjistari.
Ky spektakël madhështor është “maratonë”, sepse ai nis dhe përfundon si një garë e gjatë, duke përshkuar të gjtha qytetet e Shqipërisë nga Veriu në Jug dhe duke korrur sukses, jo si dafinat e fituesit të garës, por duke korrur duartrokitje të zjarrta nga mijëra e mijëra spektatorë që do të kenë kënaqësinë për ta ndjekur.

Kan være et billede af 5 personer, heriblandt Anton Kaftalli, folk, der står, personer, der spiller musikinstrumenter dhe E brendshme


Pjesë e këtij spektakli ishte menduar nga organizatorët të jenë elita e këngëtarëve shqiptar dhe të startonte me këngëtarin e mirënjohur Bujar Qamili “Mjeshtër i Madh” së bashku me orkestren e tij të mrekullueshme të përbërë nga instrumentistët virtuoz: Anton Kaftalli, Gazmend Kraja, Indrit Kodraliu dhe Gëzim Mesi.
Unë isha atje për të ndjekur nga afër mikun tim Bujar Qamili, i cili, ashtu siç e njohin të gjithë edhe këtë radhë i papërtueshëm, pranoi ftesën e TV Klan dhe u ngjit në skenë për të performuar perlat e këngëve shkodrane nga repertori i tij i mrekullueshëm.
Atmosfera e këtij spektakli madhështor dukej sikur ishte e pranishme edhe pas përfundimit të tij, pasi i gjithë stafi i televizionit Klan kishin rrethuar Bujar Qamilin duke bërë foto dhe duke shprehur simpatinë e tyre për këtë këngëtar të madh.
Ju ftojmë të dashur miq ta ndiqni këtë koncert sonte në orën 17:00 në “Takimin e pasdites” në TV KLAN.

Kan være et billede af 2 njerëz, folk, der står dhe E brendshme
Kan være et billede af 2 njerëz, personer, der spiller musikinstrumenter dhe ambiente të jashtme
Kan være et billede af 4 njerëz, folk, der står, personer, der spiller musikinstrumenter dhe E brendshme
Kan være et billede af 1 person
Kan være et billede af 1 person
Kan være et billede af 2 njerëz, folk, der står, personer, der sidder dhe E brendshme

BurimiFacebook