Rashit Zylfiu – ILIR, NA FAL!

0
221

E di që do të thonë se “kaq e ka pas jeta e tij”, “ka qenë e shkrume”…
U themi se “hoxhës vaz mos i trego”.

Kur ne prisnim që ti të ktheheshe në vendlindje e t’i vazhdoje ëndrrat aty ku i le, ti nuk u ktheve.
Shoqëria dhe qyteti çdo ditë pritnin lajme të mira për ty, por sot morëm lajmin e hidhur se ti nuk do të kthehesh më.

ILIR, NA FAL!

Sot po të kërkojmë falje sepse ata nuk dinë të kërkojnë. Ata që ty dhe shokëve të tu nuk ju mundësuan të keni:

  • një mjek familjar
  • një shërbim mjekësor cilësor
  • një përkrahje shtetërore për mjekim.

ILIR, NA FAL!

Sot të kërkojmë falje, se këta nuk dinë të kërkojnë.
Të kërkojmë falje për babanë që e çuan në gjendje që t’i lotojë syri, që të vijë përkrahja e popullit.

ILIR NA FAL!

Të kërkojmë falje se këta nuk dinë të kërkojnë.
Tokat ku duhet të ishin ndërtuar spitale për ty dhe shokët e tu, këta i shitën për 1€.
Paratë e tua dhe të shokëve të tu i shpenzuan për të ndërtuar vila në Prevallë e Brezovicē.
Paratë e ilaçeve të tua dhe të shokëve i shpenzuan për dreka e darka.
Nuk e di ku do të mjekohen ata që për 20 vite nuk qenë në gjendje të ndërtonin një spital!

ILIR, NA FAL!

Vëlla, këtu po e përfundoj këtë letër, ndonëse kam shumëçka për të shkruar.
Kur e lexove librin “10 sfidat e jetës”, na dhe fjalën se do t’i tejkaloje sfidat dhe vërtet i tejkalove, por ndoshta jeta të sprovoi që i gjithë qytetit të të njohin e të të duan, e sot edhe të luten për ty.

ILIR, NA FAL!
Habibi i qytetit tonë!

( ILIR BEHLULI ka ndrru jetë më 31.10.2020 në Turqi pas një sëmundje të rënd).

Rashit Zylfiu

Burimi/Facebook – Info Atdheu