Rasti i vajzes 14 – vjecare na ka prekur pa mase !

0
164

Kjo jave qe po kalon ishte nje jave , jo e qete , per ne te gjithe, per cdo prind , qe ka femijet ne shkolla . Prindi e con femijen ne shkolle , per tu arsimuar, por dhe ne nje vend te sigurt , ku merr kulturen e nevojshme, por jo qe te te shkaterrohet jeta e femijes se tij !
Pedagoget duhet te jene te shume te kujtesshem dhe te jene te vemedshem, sepse per ate pune shteti i paguan , por mbi te gjitha jane prind dhe vete .
Por ajo qe me shqeteson me shume mua eshte sepse mesimedhenesit duan ti mbyllin ngjarjet e ndryshme qe ndollin ne ambjetet shkollore , ku bashkepunimi , me policine dhe organet shterore eshte shume i dobet .
Ja cfare ndolli ne kete rast , qe mori permasa edhe me te medha, nese do ishte kapur qe ne fillim , do te ishte denuar akti. Tani familja perjeton nje gjendje te rende psikologjike, per shkak te opinionit qe eshte tej maset kritik dhe mbingarkeses dhe zmadhimit te ngjarjes .
Nuk them qe ngjarja nuk eshte e rende, ajo eshte tejet e rende, por kjo rendon , sidomos edhe vajzen adoleshente , se ciles i rendohet jeta dhe depresioni eshte ne prag , nese nuk ka perfundur deri me tani.
Por dhe politika i kap keto halle te popullit dhe i ben te tyre, sepse don te fitoje pike para popullit, por nuk dine se me shume e rendojne me shume situaten .
Por dhe media nga a deri ne zh , duan ta trajtojne , te gjitha gazetat , radiot dhe stacionet televizive e kane trajtuar sejcili ne menyren e vet .
Por populli ka nje shprehje – Cudia me e madhe tre dite zgjate. Kuptohet se cdo dite ne vendin tim dalin ngjarje nga me te ndryshmet dhe me te dhimbshmet !
Keto skandale do te ndollin , per derisa shteti te kete institucionet e veta te mirefillta, te kete ore te posacme te trajtimit nga specialiste te fushes perkatese. Feja duhet te ndikoje me shume, por dhe prinderit ti marrin femijet e tyre ne kishe dhe xhami. Feja sjell kulture , por dhe e mban njeriun brenda normave dhe disa rregullave te caktuara, qe e frenojne njeriun te mos shkoje deri ne fatalitet.’
Eshte dikutuar me te madhe qe te futen ore fetare ne ne shkolle, por akoma nuk ka gjete mbeshtetjen e politikes. Nese do te kishte ore fetare shume gjera do te frenoheshin ne shkollat tona. Por kjo nuk i intereson politikes tone, sepse i intereson qe ne shkollat tona te ndollin veprime jo te hijshme , se po ta kuptonin rendesine e orve fetare , do ta pranonin ate ligj ne parlamet dhe do ta mbeshtetnin , pa asnje ekuivok !

Derisa politika te ndergjegjesohet, keshtu do vuaje populli dhe do kemi ngjarje te tilla dhe ne te ardhem.

Luigj Shkodrani