Reportazh: Berat Maj 2009 Nga Petraq J. PALI

0
103

Ishte mengjez i nje dite te shtune pranvere dhe sa po pregatiteshim
te shkonim ne plazhin e bukur te Qeparoit se bashku me time shoqe, se ky plazh
edhe ne pranvere frekuentohet si ne vere, se atje jane gati 300 dite me diell
dhe po ate dite nje telefonate nga Tirana na ndryshoi programin.
Ishte zonja Vitore Stefa Leka, se bashku me zonjen Alida Hysku qe na
telefonuan dhe na kerkuan qe ne darken e asaja mbremje te ndodheshim po te ishte
e mundur ne Berat, mbasi do te behej e do zhvillohej nje ceremoni e madhe po ne
ate qytet, per te nderuar dhe dhene Titullin “Qytetare Nderi” te po atij
qytetit, z Vitore Stefa( Leka), nga Autoritet e vendit.
Sinqerisht, me erdhi mire qe me erdhi ajo ftese, se me z. Vitore
kemi vite qe njiheshim dhe komunikojme nepermjet Iternetit dhe kurre nuk ishim
takuar me TE.
Ajo, me thote ne telefon se do te mernin pjese vec autoriteteve te
Beratit, edhe te ftuar te tjere, gazetare dhe Intelektaule beratas por edhe nga
diaspora.
Me njehere se bashku me time shoqe anulluam plazhin, zbritem nga
makina jone “ambalazhet” e detit, dhe me njehere, po pregatiteshim qe nga dreka
te niseshim per ne Berat.
Natyrisht, atje, do venim ne nje feste te organizuar zyrtare, do te
njifeshim me miq dhe me shoke qe nuk i kishim pare kurre dhe per kete si une
edhe Krisanthi, ime shoqe, i kushtuam rendesi edhe paraqitjes se jashtme
tonen…mbushem valixhen me rroba, hengrem dreken dhe u nisem neper vape.
“Toyota Carola” makina e re qe disponoj gjat gjithe pranveres e
veres kur shkoj me pushime ne fshat, eshte e Sotirit, djalit te Naqes kunatit
tim (vellai i Krisanthit) i cili e sjell nga Athina nje dite para se te mbrijme
ne, ne Qeparo, eshte gati i pesti vit qe e ben kete pune ai djale.
Gjat muajve te nxehte ai punon ne Athine si specialist pishinash,
dhe i mjafton motori per te levizur, me pak fjale na ben nje nder fisnik dhe me
vlera qe jo te gjithe e bejne kete, e kryesisht djemte e sotem.
Keshtu qe me ate makine, se bashku me te atin e Sotirit, kunatin tim
dhe me miq e shoke te tjere, gjat pranveres e veres i biem Shqiperise
verdalle…me pak fjale …ku ka zjarr e ku del tym ku ja ben koburja BYM…dreka
darka, piknike , plazh, turizem, explorime, takime, dasma, vakira….i ndjekim pa
pertim ku te jene…!
Kemi shkuar gjat ketyre muajve me pushime ne Sarande disa here,
Himare,Vlore, Korce, Skrapar, Dures, Tirane Fushe Kruje, Lezhe,progonat, Laberi
Ftere, Borsh me mish te pjekur helli apo me peshk zgare… ne Llogora, e kudo.
Natyrisht kur shkojme, shkojme si pushuesa dhe i marim sa mundim mire masat..se
fundi nje jete eshte.
Sot, si pa pandehur telefonata e miqve tane do te na conte domosdo
ne Berat.
Ishte vape e madhe kur u nisem, dhe mbas gati nje ore e cerek u
gjndem ne maje te Llogorait, rruga eshte e asfaltuar plotesisht, duhet pak
kujdes se shpejtesia te rrezikon jeten, shume njerez qe nuk e njofin apo nuk e
kane frekuentuar kete rruge duhet te bejne kujdes se Llogoraja, aqe e mire
eshte, aqe edhe e rrezikeshme behet, si ne dimer nga debora, por edhe ne muajt e
veres e kryesisht tani nga vizitoret e shumte qe vijne per pushime ne bregdet
nga e gjthe Shqiperia dhe nga e gjithe bota.
Dhe dyndja e levizja e mjeteve eshte e pa pare.! Targat e makinave
jane greke italiane hollandeze, amerikane, gjermane, kosovare e nga cdo vend i
botes. Atje kalojne shume makina qe kane shtepine me vete…tip RV.(arvi) qe te
detyrojne te besh kujdes.
Drekuam ne Llogora dhe mbas gati dy oresh, u gjendem ne qytetin e
nje mbi nje dritareve, qyteti historik dhe i rralle, qyteti, i mbrojtur nga
UNESKO, qytet i kulturuar, dhe i kultures, qytet me histori dhe me njerez te
edukuar dhe fisnike.
Kisha gati 22 vjet qe nuk kisha qene aty, se ne Berat dhe ne gjithe
qytetet e Shqiperise kur isha ne pune ne Ujra I kam bredhur me rradhe, se shume
vite te tera beja edhe shefin e furnizimit te ndermarjes, dhe me Motorin Jawa
250 C qe disponoja i bija verdalle gjithe vendit, se ahere s’kishte vetura, e
mikrobuza private…jo per mua po e po, por as per drejtoret…disa ndermarjet
kishin, disa jo, ne ishim nga ato me fat se kishim dy..edhe Warshaven por edhe
nje Zuk qe i perdorte Drejtori dhe ne, antaret e kshillit teknik dhe
specialistet kur iknim me sherbim.
Gjithsesi, me te mbritur ne Berat, u sistemuam ne ish Hotel Turzmin
e qytetit qe sot ishte privatizuar dhe kishte nderuar lekuren.
Ishte nje hotel po thuaj bashkekohor.
Mbasi u sistemuam aty, beme nje dush dhe rame per gjume, sic duket
na kishte lodhur me shume vapa.
Takimi ose Ceremonia per te cilin kishim ardhur, mesuam se do te
behej ne oren gjashte e gjysem ne sallen e Theatrit “Margarita Tutulani” te
qytetit. Na thane qe duhet te venim shpejt te zinim vende se do te kishte shume
njeres.
Dolem nga mbas ditia u veshem mire bukur, pime nje kafe ne lokalin
e hotelit dhe u nisem. Vapa, ishte e tmereshme perseri.
Fiks ne oren gjashte pa cerek ishim para Theatrit.
Kerkuam te takonim organizatoret.
Sinqerisht, sa u afruam tek nje grumbull njerezish para hyrjes
kryesore, sic duket na njohen qe ishim te ardhur dhe na u afrua nje zonje e na
pyet…me falni, Ju jeni z.Petraq Pali, po i teri, dora vete …dhe aty per aty i
them besoj Ju jeni z. Drita Braho…Po me thote une jam.
Drita, eshte me te vertete Drite, nje zonje sa fisnike aqe dhe e
sjellshme e edukuar plot sqime dhe me etikete, une, nepermjet Iternetit kisha
lexuar disa poezi te saj..! E kisha pare edhe ne nje foto mbi nje kopertine te
librit.
Pastaj Iterneti dhe komunikimi disa vjecar na ka bere me shume miq !
E falenderoj per pritjen.
Me prezanton me miqte qe kishte ne krah, shume Intelektuale dhe
njerez te artit po nga qyteti i tyre, te gjithe te veshur me gusto e me shije si
per feste.
U futem ne holl te theatrit dhe aty ishte nje grumbull akoma me i
madh njerezish, me te cilet sa filloi te me prezantonte z Drita…nga shkallet
nderkohe po zbriste “nenemadhja” Vitore, e cila sa me pa nepermejt turmes me
njofi…ku je O Petraq Pali, thiri dhe mbasi perqafoi dhe u njof me time shoqe mu
hodh ne krahe dhe u pershendetem si moter e vella…nga syte e saj melankolik e te
dashur i dolen lote, ishte shume e emocionuar nga gezimi dhe me lot ne sy e duke
hequr me shpirt nga lumturia qe po perjetonte me miqte e ardhur enkas per te me
prezantoi me rradhe ne fillim me te madhen Alida Hyska, e cila kishte ardhur
enkas nga Gjermania, te merte pjese ne kete koncert…!
Faleminderit Vitore, me sa shikoj nuk jeni ne gjendje te beni me tej
prezantimin, dashuria, nostalgjia per Beratin dhe per ne me duket se te
mundon…ja lere mikes sone z Drita, si zonje e vendit te na njofi me miqte….i
them…Vitorja, e emocionuar nuk vazhdoi dot me , perqafoi time shoqe dhe po qante
nga gezimi…vazhdo moj te keqen o moter Drita, vazhdo e na njif me miqte…une nuk
mundem me !
Kjo zonja e bukur ka ardhur nga Italia, eshte kengetore beratase e
mirenjohur ne Bote…quhet Merita Hyska ka dy cuna si pellumbat, nuk i ndahet
kurre Beratit dhe beratasve…Merita, ishte me te vertete nje artiste qysh ne
pamjen e pare, bukuria e saj te verbonte. Ndersa kur degjova edhe zerin e saj ne
salle…thashe me vete, e meriton !
U emocionova edhe une edhe ime shoqe nga perqafimet me keta miq…Ja
kjo, ketu eshte vlonjatja jote Arta Mezini…ka ardhur nga Italia, e perqafova dhe
e putha ne faqe Arten njesoj si gocen time, se me te kam shkembyer qindra
mesazhe, ajo se bashku me shume vajza Shqiptare neper bote jane model dhe
organizatore neper shoqata te ndryshme qe emigrantet te fitojne dhe te kene
statusin e te drejtave te tyre. Arta, si askush punon ne baza vullnetare dhe
vleresohet nga te gjithe ne per punen e saj ne dobi te Shqiptareve. Ajo, njihet
dhe vleresohet nga e gjithe diaspora.
Ja, me thote z Drita, Ky zotnia ketu eshte poeti dhe shkrimtari
Namik Selamani, me te cilin me pas u lidha dhe ndenja me te.
Z. Namik, me respektoi dhe m’u pershtat me pas ne biseta te ndryshme
qe beme per ceshtjen e letrave shqipe.Ai, eshte koke bardhe si une, por eshte
nje artist, dhe si te tille Berati e nderon, eshte autor i shume vellimeve
poetike, ashtu dhe ne proze, autor romanesh dhe Portrete Autobiografike, ka edhe
djalin qe ndjek rrugen e te atit, ka botuar edhe ai.
Z. Namik eshte prefesor gjimnazi dhe nderohet nga Qyteti.
Besoj me thote z Drita, kete e njifni…Po i them…miku im Albert
Zholi, gazetar, shkrimtar poet, publicist, dhe puntor i ralle ne letrat shqipe,
me te cilin kam bashkepunuar disa vjet rjesht e njof nepermjet fotografive dhe
gezohem qe takohem sot ne kete eveniment te madh me te.
Perqafohem, pershendetemi…dhe vazhdojme prezantimin…Xhovani Shyti,
me thote Drita…Po edhe z Shyti e kam njofur nepermejt punes se tij te madhe ne
fushen e gazetarise, bile kam lexuar nepermejt Iternetit edhe nje esse te vyer
rreth qeverisjes se keqe te Shqiperise ne keto vite trazicioni…Xhovani ishte
njeri i mire i kendshem, hokatar.
Z Drita…vazhdon..z Abdul Pilafi, nje mik i mire joni dhe i librit,
zotni burre, dikur ishte Sekretar i pare rrethit, me vone kryetar bashkie. Z.
Pilafi, ne darken pas ceremonise, ishte nje tip i kendshem i thjeshte dhe me
plot humor, ishte mik me disa nga miqte dhe njerezit e mi…kishte mik qeparotasin
Ing. Petraq Koken, Spiro Rushen, Piro Polon, Foto Voglin etj…se “miku i mikut
tim automatikisht eshte edhe miku im thote populli”.
Vazhdoi z Drita, te me prezantonte edhe dy tre vajza kengetore nga
Berati, dhe disa konfereciere, apo nje kengetor qe fatkeqesisht i harova emrin i
cili me la mbresa ne iterpretimin e kenges popullore beretase, qe me pas i pashe
ne skenen e dhenise se Titullit…bijes se tyre.
Vitorja, nderkohe nuk fliste, qendronte si e hipnotizuar.. kur
mbriti Kryetari i bashkise se Qytetit z Nasufi dhe autoritete qe e shoqeronin.
Drites, si zakonisht, i ngeli serish prezantimi me miqte e ardhur
per kete qellim.
Ajo, e qartesoi z Nasufi kush ishim ne, te gjithe qe vinim nga
Diaspora.
Nderkohe, m’u afrua Arta e me thote…a u sistemuat ne Hotel z Petraq,
apo keni njeri tuajin ketu…! U sistemuam i them, jemi ne Hotel Turizem…dhoma nr
404 ..ajo u mrekullua dhe qeshi me te madhe…haahhhaaaa, Uaaaa, Vitore…keta kane
zene vend ngjitur me ne …ne hotel, ne jemi tek 403shi…qeshem edhe une edhe ime
shoqe…per kete koicidence…prandaj mos e vrini mendjen…jemi te gjithe bashke do
hame e do pime.
Nderkohe kryetari i Bashkise Qytetit , me sa pashe dhe kuptova ishte
njeri i mire dhe popullor, ishte Intelektual dhe shume i matur ne te folur.
Ai, na uroi mirseardhjen te gjitheve duke thene se eshte nje nder i
madh, qe sot ne japim Titullin e nderit z Vitore, bijes se ketij qyteti, qe me
punen dhe vepren e saj na nderon e na madheshton te gjitheve, eshte nder i madh
per Beratin dhe beratasit, qe ju sot merni pjese ne kete ceremoni…kryetari,
fliste me shume seriozitet dhe me shume perkushtim, deri sa ne porten kryesore
te hollit u fut…Sejfulla Myftari…Cekja, kryetari sa pa Ceken…s’foli me…Levizem
tha …le te filloje Ceremonia…se po filloi Cekja…zor se do te hyjme ne
salle…Cekja, aty per aty, mori situaten ne dore….nxori nje kreher…dhe vajti te
krehte floket…qe ne koke s’kishte as nje qime…kopsiti kemishen dhe na u afrua me
nje stil te ecuri mere more mere…ja dhane gazit te gjithe njerezit…e kur Ai, i
madhi Ceke…na perqafon nje e nga nje sikur te ishim njohur edhe dje…s’la…njeri
pa “puthur’ burra e gra….u krijua nje ambient aqe miqesor e aqe gazmor…sa asnje
nuk donte te ndahej nga ky takim i mrekullueshem.
Z. Drita, ju lut Cekes qe te mos vazhdonte me se po na shkuleshin
zoret nga te qeshurat, Ai perqafoi Vitoren, i mori floket e saj e i vendosi ne
koken e tij tullace si te Duces…blisat dhe kamerat e filmuan kete skene…une
fatkeqesisht nuk munda…po me Ceken ne, kishim pune… me pas !
Salla, nderkohe qe “elita” e ketij takimi bente qyfyre me Ceken dhe
me prezantimet ishte mbushur plot….!
Z Drita, kishte rezervuar nderkohe vendet ne rradhen e pare per ne
te ardhurit…zura vend me time shoqe dhe me zonjen Arta, e ne krah kisha z Namik
Selmanin…!
Z Drita Braho, hypen ne skene dhe mer fjalen…ajo shpreh qellimin e
ketij takimi dhe theret ne skene kengetoren e madhe artisten e
mrekullueshme…Alida Hyska, sa pa mbritur ne skene artistja salla buciti….Alida ,
Alida….Alida….!
Me thene te drejten mornica me kaluan neper trup, u emocionova i
teri…u ngrita istiktivisht me kembe dhe theras….Alida Alida, e gjithe salla u
ngrit brohoriti duartokiti dhe nuk e la per disa caste te thoshte asnje
fjale…kjo artiste e madhe skenave boterore…ne cast Ajo, u emocionua me shume se
sa ne shikuesit…ajo tha vetem dy fjale…kam ardhur ketu t’Ju perqafoj te gjithe
juve, te gjithe Beratin, dhe Vitores i jap edhe bekimin tim per vepren e saj !
Rrofte Berati…!
Orkestranet, nderkohe u salduan nga fjala e saj plot pathos, u
ngriten te gjithe me kembe…dhe si me komande buciten veglat e tyre nen tingujt e
nje muzike te gjalle qe nepermejt interpretimit e levizjeve plot elegance te
interpretuese…ngrohu zemrat e shikuesve njeheresh.
Ajo, filloi me nje putpuri beratase dhe mbasi elektrizoi plotesisht
sallen e cila oshetinte…vazhdoi serialin e saj me mbi pesemedhjete kenge…asnje
ne salle nuk ishte i ulur, te gjithe vetem perplasnin duart mbas tempit te
kenges dhe kendonin bashke me te…!
Keshtu vazhdoi me pas, edhe e talentuara Alma Hyska, kengetore ne
skena prestigjoze te Italise dhe Evropes, kengetare e talentuar dhe me nje lloj
iterpretimi plot finese dhe elegance…zeri i saj ishte melodioz e plot ritem ! Na
mrekulluan qe te dya.
Nderkohe ne nje pauz, publiku kthen koken nga Cekia, i cili…theret
ne skene perseri…Aliden…z. Drita…te lutem …Alida perseri….!
Por Jo, programi i cfaqjes ishte serioz dhe i sakte…Cekja beri humor
dhe salla filloi te qeshte…kenduan me pas shume kengetare dhe kengetare
beratase, sa per te qene te sinqerte, sihte nje cfaqje e ralle. Valle e kenge !
U be pushimi pjeses se pare dhe ne skene del Kryebashkiaku i cili
lexoi vendimin e Bashkise se Qytetit per dhenien e titullit te nderit z Vitore
Stefa Leka.
Z Nasufi, foli per kontributin e madh qe i ka dhene qytetit, dhe
Beratit ne teresi kjo familje, qysh nga prejardhja e saj nga Kristoforidhet, e
deri tek i Ati i saj z Kostaq Stefa qe eshte shpallur me vendim te presidences
“Martir i Demokracise” tek nena e saj “Mesuesja e Popullit” Eleni Stefa e deri
sot tek bija e nderuar e kesaj familje Patriote e fisnike Beratase me “Vitoren”
poeten dhe shkrimtaren e talentuar, bamiresen dhe njeriun e mire, e cila me
vepren e saj ne Diaspore ka madheshtuar dhe ka nderuar kete qytet…!
Z Nasufi, theret ne skene per t’i dhene titullin e nderit z Vitore,
e cila u ngjit ne skene plot emocione te pa menduara dhe te pallogaritura, me
nje tufe me lule te bukura dhe shumengjyreshe….!
Ajo, me lot ne sy u tha beratasve…JU dua shume, zemra ime dhe Lulet
jane per JU vetem per JU per gjithe Jeten !
Duartrokitje, perqafime dhe emocione.
Z Vitore recitoi nje vjershe qe kishte bere enkas per kete ceremoni,
falenderoi Qytetin per kete nder te madh.
Lotet nuk ju nderprene asnje cast, perqafoi kryebashkiakun dhe
mbajti fjalen e rastit e cila na emocionoi te gjitheve….!
Ajo, ne fund u tha pergjithesisht te gjithe salles, se mbas
ceremonise i fton te “gjithe” qytetin ne nje koktej…qe do te mbahet nga kjo tek
lokali Luksoz buze lumit Osum, afer ures…atje ku kalova vegjeline dhe u
rrita..tha ajo me lot ne sy !
U ulun nga skena lidhur duar me duar z Vitore dhe Kryebashkiaku…dhe
koncerti vazhdoi..!
Valle, kenge, kenge dhe valle plot emocione.
Nje evenimet plot elegance dhe qyteti do ta mbaje mend.
Mbas koncertit, zonja Vitore ishte ne qender te perqafimeve dhe
urimeve qe po thuaj kaluan te gjithe pjesemaresit…e falenderuan per ftesen dhe
njerezit largoheshin me modesti dhe shume te kenaqur.
Zonja Drita me pas, Fton ne emer te Vitores per te shkuar ne lokalin
ku qe porositur kokteji ne emer te saj.
Kokteji kaloi si jo me mire, dhe e piqendra e muhabetit nuk ishte me
Vitorja, as kryebashkiaku, as gazetaret e as ne te ftuarit…por ishte i madhi te
medhenjve Cekia, i cili na lumturoi me humorin dhe shakate tij…Alida, mezi
qendronte ne kembe nga te qeshurat…Cekia e ftoi Aliden, qe brenda ne banakun
modern te lokalit te kendonin nje putpuri beratase….mu tek guret e
soka….sokakut….!
Kishin ardhur edhe te dy vajzat (ne mos gaboj binjake) te
kryebashkiakut, te cilat ishin me studime jashte shtetit, ato ishin si dy pika
uji te bukura dhe te stolisura…Cekia bente foto, duke vendosur floket e tyre ne
koken e tij dhe te Atyre…humor i pa pare…po ku i sajonte mor aman…Talent, i
rralle. Sejfulla Myftari..ama eshte artist…por edhe bissesmen i madh me thane…
di te eci bukur bashke me kohen se ka ne zemer…humorin dhe Parane…Ju lumte
Cekes, per te cilin gezova edhe me shume respekt ato dite..
Tre sallat e lokalit te mbushura plot e perplot me djem te rinj u
afruan dhe te gjithe kenduan me shpirt e me zemer…! Berati ate dite kendonte i
teri !
Alberti, Xhovani, Une e ndonje tjater, perpiqeshim te kapnim keto
momente me kamerat dhe blicet tane…Po Cekia, nuk te linte te qete…!
U vonuam goxha ne Koktejin e Vitores…por me pas e kishim fjalen ne
miqte e saj, qe te gjithe beme nje “kurth”qe te hanim nje darke me pas ne nje
nga lokalet me ne ze te qytetit…dhe ashtu beme…me z Drita me te dy djemte e saj
studente te shkelqyer, Alida, Aida, Arta e mrekullueshme,dy kengetare beratas, z
Pilafi, nje Poet kosovar, Namiku, Alberti, Xhovani, nje Dr Farmacist i
mrekullueshem (nga fisi i Xhovanit)Une,ime shoqe e nja tre a kater te tjere,
pime e hengrem mrekullisht, dhe kaluam nje darke me shume vlera, qe do te mbahet
mend,vellazerisht shpenzimet i hoqem bashke, ndersa cmimet ishin te kripura e
permbi “tavanet” e qeverise…! Vidh te vjedhim sa me shume…kjo eshte motoja kudo
ne Shqiperi !
Ora ishte kater e mengjezit, kur z Pilafi me miqte e tjere beratas
Namiku, z Drita e Farmacisti, e te tjeret na percollen ne hotel.
Te nesermen, nga ora dhjete e pritem ne hollin e Hotelit z Nasufi, e
z Drita, e te tjeret, pime nga nje kafe me ta dhe me te gjithe miqte e
mbremshem.
Z. Namik u shkeput nga mesimi dhe na solli librat e tij…!
Libra shkembyem edhe me te tjere me z Drita, me Albertin dhe
Xhovanin..u dhashe e me dhane.
Mbas kafese u pershendetem me kryebashkiakun.
Ai u largua me mbresa, si edhe ne, nga AI. I uruam pune te mbare,
duke i thene se eshte nderi madh te drejtosh nje bashki te nje qyteti te rralle
sic eshte Berati, antare e Uneskos. Ai ,na falenderoi dhe na pershendeti.
U ndame aty nga dreka me Vitoren, Aiden, Arten, Xhovanin, Albertin,
mikun nga Kosova e ndoje tjater.
Erdhi edhe Namiku perseri e na pershendeti.
Ika nga qyteti i Beratit, se bashku me time shoqe me mbresa te medha
dhe te pa aritshme.
Ja hypem “Toyotes” sone, u kthyem ne Patos tek Ing Timo Vogli dhe
Ollga, kushurinjte tane…dhe dreken e hengrem tek vila e mikut tim ne Radhime ,
Rahmi Dervishit, me bashkeshorten e tij te mire Riten, kusheriren e pare te Arta
Mezinit.
Qeparoi na priste…munguam dy dite nga plazhi, ama, gjetem kenaqesi
me miqte e medhenj, dhe me Beratin maramendes.
Me pas, mbas nje muaji e ca u takuam serish me Vitoren, Arten,
Mardenen, Riza Lahin e te tjere ne Tirane ne Lokalin “PAVAROTI” prone e mikes
sone Lucian Xhindi.
Me pas, shpresojme te shkruajme edhe per ate takim.
Desha me kete shkrim te thjeshte, te shoqeroja me fotot bukura qe
bera ne Beratin e Vitores .
Ai, Berat qe diti te cmoje, vleresoje dhe respektoje bijen e vet,
miken tone te nderuar z. VITORE STEFA (LEKA), duke i dhene Titullin e
larte,”Qytetare Nderi e Beratit ” !
Ju uroj beratasve kudo qe jane ne bote, te kene mbaresi dhe te
vazhdojne traditen e qytetit historik te njemije e nje dritareve, ta ruajne ate,
sic ruhet historia, kultura,arkitektonia edhe Kodiket e saj te mrekullueshem dhe
te pavdekshem.
Ju faleminderit
PJP

Burimi/Facebook