Retin Reka – ARBËRI I MADH I RILINDJES SË MADHE !

0
239

Në një dokument gjygjësor të shekullit XIII – të pas K përmendet qartë një burrë që dëshmon para një trupi gjykues të kohës, për një grabitje që ishte kryer në rrethinat e Dubrovnikut (Raguza) të asaj kohe.
I dëmtuari i kësaj grabitje sipas dëshmitarit në fjalë ishte një ARBANAS, që thërriste për ndihmë në zemër të natës në gjuhën e tij.
Kjo ishte me pak fjalë dëshmia e personit në gjygjin e kohës. Duke marrë si pikë referimi dëshminë e personit në fjalë, logjika më e thjeshtë e analizës të dërgon drejt përfundimit që dëshmitari vetë duhej të ishte ARBANAS, sepse detyrimisht (nëse nuk i përkiste kësaj gjeneze dhe gjuhe dëshmitari ), nëse nuk ishte i tillë nuk arrinte dot të kuptonte fjalët që përdorte në thirrje për ndihmë personi që kishte pësuar në këtë natë të caktuar grabitjen, dhe çfarë është akoma më e rëndësishme: dëshmitari nuk mund të prezantohej para një trupi gjykues për të dëshmuar për një gjuhë që nuk kuptonte,, do të thotë që po bënte një dëshmi të rreme , nga ku mundësia e dënimit për këtë veprim të kundërligjshëm ishte i sigurtë.
Nuk besoj që është e nevojshme të përmendim që ARBANASI apo ARBANASIT ishte apo ishin thjeshtë ARBËRORËT, dhe me këtë emër në të gjithë kontinentin e vjetër njihet vetëm një zonë e caktuar në qëndër të Veriut të sotëm Shqiptar (përgjithësisht Mirdita e sotme, Mati, Durrësi i sotëm, pjesë të Pukës së sotme të Lezhës dhe Shkodrës, si qëndra e vjetër e popullsisë Arbërore, ku sidomos me luftën e Gjergj Kastriotit kundër Osmanëve, emrin Arbëri e marrin pothuajse gjithë hapsirat etno – gjeografike të Shqipërisë së sotme. )
Dëshmi dhe dokumente të pranisë së komuniteteve Arbërore në Dalmacinë e kësaj kohe ka edhe të mëvonshme si në vitet 1726 dhe 1733, ku grupe katolikësh të Arbërisë së kohës, për shkak të luftërave dhe shkatërrimeve Osmane, marrin rrugët drejt Dalmacinë së kohës, ashtu si pjesë të tjera të emigrimit të madh, ishin larguar drejt Italisë dhe Peloponezit të kohës, sidomos pas rënies së Shkodrës..

Historia e personazhit më të famshëm ARBËROR të arkitekturës , skulpturës dhe pikturës jo vetëm të shekullit të XV – të, ku Ai jetoj e veproj, të famës , rafinatesës, e gjenjalitetit që dëshmoj me veprat e tij, por, të gjithë historisë së dokumentuar ILIRO – ARBËRORE tregon qartë se asnjë figurë tjetër në këtë fushë , nuk mund të krahasohet me të. Historia e Tij është pak ndryshe nga ajo e komuniteteve, por, ky fakt nuk i heq asgjë gjenjalitetit të tij të provuar në dhjetra e dhjetra vepra të lëna si trashëgimi.

Dokumentat e kohës dhe një daltim i tij në lapidën e varrit na thonë se është Arbëror i Durrësit ( Durazzo ), lindur në vitin 1425, ku gabimisht mbiemrin e tij origjinal Leka e shkruajnë Alessio.
Emri i Tij i origjinës është NDRE NIKOLL LEKA, i transformuar në gjuhën Latine – Italiane në Andrea Nikoll Alessio, dhe në gjuhën Kroate në Andrija Ales’i
Arkitekt, skulptor dhe piktor, një nga figurat më të famshme të artit Dalmat dhe Europian të shek: XV – të.
Ka realizuar vepra të shumta që kalojnë kufijtë e lokalizmit Dalmat duke u rrjeshtuar denjësisht në veprat dhe figurat e epokës së madhe të Rilindjes Europiane.
Radhitet ndër artistët e grupimit të stilit Gotik të Rilindjes, në një ndryshim dhe rafinim të vazhdueshëm.

Në vitin 1435 vetëm në moshën 10 vjeçare (praktikisht akoma një fëmijë), e shoqërojnë në Zara Të Dalmacisë, në një lloj kontrate si gurgdhëndës pranë një mjeshtri (maestro ) të daltimit me emrin Mark Troja (me origjinë nga Pulja ). Mësimet e skalpelimit dhe sekrete të tjera i merr nga një mjeshtër tjetër që punonte si bashkëpunëtor i Mark Trojës: emri i tij ishte Mark Leka ( Alessio). Megjithse nuk ka dokumentacion të qartë për të dy Markat, ky i fundit duhej të ishte patjetër një i afërt i NDRE LEKËS.
Duke patur parasysh moshën tepër të re të NDREUT, dhe mbiemrin e përbashkët, ka të gjitha mundësitë që Mark Leka mund të ishte fare mirë vëllai Tiij i madh, ose një xhaxha, në mos një kushëri i afërt që e kishte marrë nën kujdestari për moshën e tij të njomë.
Pasi marrveshja 8 – tetë vjeçare me mjeshtrin Mark Troja, jemi në një fazë të re të jetës dhe veprës së NDRE NIKOLL LEKËS i cili tashmë 18 – të vjeçar, niset i vetëm për SHEBENIK (Sebenico), nga ku 2 vite pas arritjes në vitin 1445: është i përmëndur në dokumente të kohës si ndihmës (asistent) i më të madhit arkitekt dhe skulptor i historisë Dalmate: GJERGJ ORSINI; ndryshe GJEORGIUS MATHAEI DALMATICO ( Zara 1410 – Shebenik 1475 ).
Në kohën e qëndrimit në Shebenik pranë Gjergj Orsinit (nuk kemi të dhëna për praninë e Mark Lekës), në ndërtimin e katedrales së këtij qyteti, nuk është shpjeguar qartë për veprat e kryer nga dora e NDRE LEKËS , por, supozohet nga një studjues i artit mesjetar Ljubo Karaman: që punimet e Tij janë nga më të vështirat si nikie ( punime në mur në formën e një vaske banjo në pozicionim vertikal) ku kryesisht vendoseshin statuja të ndryshme shënjëtorësh ose personalitetesh të kohës që kishin kontribuar në shpenzimet e ngritjes së objektit të kultit.
Sipërfaqe të kanalizuara për ti dhënë formën e këndshme artistike, dhe gjysmëharqeve në muraturë, kapitele kolonash (pjesa e sipërme artistike e kolonës ), skulptura komplekse e një grupi djemsh me kurora lulesh dhe shumë të tjera.
Në vitin 1448 NDRE LEKA ( isht vetëm në moshën 23 vjeçare) largohet nga Gjergj ORSINI për të filluar jetën e Tij të famshme artistike i pavarur.
Largohet nga Shebeniku për Split (Spalato), ku fillon restaurimin e kishës Domenikane të Shën Katerinës.
Në laboratorin e Tij krijues e ndjekin në çdo hap dy nxënësit Ivan Bizashi dhe Marin Veselka
:që kërkojnë të mësojnë nga mjeshtri sekretet e vështira të arkitekturës dhe skulpturës.
Përveç laboratorit të Tij të Splitit, studjuesit përmëndin se kishte edhe një shkollë privatë të mjeshtrit me nxënës të tjerë në Shebenik, ku përmendet një nga studentët më të mirë: Pavle Rajkoviç.
Kapela e shën Katerinës përfundon punimet e riparimeve të përgjithshme në vitin 1450, për fatkeqësinë historike nuk kemi dëshmi të sotme përveq dokumenteve të mbetura, sepse u shkatërrua plotësisht nga betejat me Osmanët. Në të njëjtën kohë NDRE LEKA ishte i angazhuar edhe me punime të ndryshme të pallatit kryesor administrativ të Splitit që fatkeqësisht pak ose aspak dëshmi arkirëtektonike kanë mbetur nga ndërhyrjet e mjeshtrit, përveqse një kullë me një stil arkitektonik të veqantë e quajtur dyhapsirëshe (bifora ), që lidhte në formën e një ure me pallatin komunal në fjalë, dhe një tjetër pallat me rëndësi arkitektonike të quajtur Gorisine.
Mjeshtëri është krejtësisht i pavarur jo vetëm në punët e tij të jashtëzakonshme në arkiskulpturë dhe pikturë, por, edhe në pikëpamjen administrative për arsye se tashmë ështe Ai personalisht që nënshkruante kontratat e ndryshme me të interesuarit.
Lidhjet me arkitektin dhe skulptorin vendas Gjergj ORSINI nuk i kishte shkëputur kurrë, edhe pas pavarësisë së tij të plotë nga Ai si artist dhe kontrollues i plotë i marrëveshjeve që lidheshin direkt apo indirekt me punët e shumta artistike.
Pikërisht nga këto marrdhënje mes artistësh, nga viti 1451 deri në vitin 1457: nënshkruajnë me një bashkëpunim të dyanshëm të barabartë, punët e shumta të riparive të përgjithshme në pallatin me portë floriri (Bogumilska street), dhe njëkohësisht në pallatin Papalik (ndoshta një rezidencë lokaleve e papëve).

Në vitin 1450 Gjergj ORSINI firmos me autoritetet politike- administrative të kohës në Ankona, projektin e Logjia dei Merkati në pallatit Benincasa të qytetit.
Për arsye se nuk mund të kryente i vetëm me asistentë e tij një punë të tillë komplekse ku përfshiheshin projekte arkitektonike, skulptura të nivelit të lartë artistik dhe piktura, ishte i sigurtë se pa pjesmarrjen e mjeshtrit të madh Arbëror nuk do të arrinte kurrë të realizonte diçka të qëndrueshme në kohë.
Kështu në vitin 1452 thërret si bashkëpunëtor të ngusht mjeshtrin e madh Arbëror NDRE LEKA i cili sipas burimeve ndjek dhe realizon njëkohësisht rreth 90 % të pikturave murale (dhe këtu është dëshmia më e qartë që mjeshtri i madh nuk ishte i tillë vetëm në fushën e projektimit dhe realizimit arkitektonik dhe skulptural, por, edhe në pikturë ), dhe realizimeve të ndryshme arkiskulpturale të nivelit më të lartë artistik. Logjia e Merkatos mbylli punimet në vitin 1454 dhe konsiderohet nga studjuesit e artit mesjetar dhe specialistët e ndryshëm si një nga kryeveprat e rralla të stilit të vonshëm Gotik.!

Në të njëjtën kohë që punonte në Ankona të Italisë Verilindore NDRE LEKA kishte detyrime kontraktuale të firmosur në vitin 1453 për të ngritur një kapele dhe një varr për një person të aristokracisë së kohës me emrin Kolan de Çenotis në kishën e shën Gjon Pagëzorit, dhe një vit më vonë bën të njëjtën punë me Nikoll Skaf, me veskovin e ishullit Rab : Ivan Skaf, që realizon një lapide në të njëjtën katedrale të ishullit.
Për shkak të volumit të punëve të shumta, shpeshherë larg njëra tjetrës: mjeshtri është i detyruar tua besojë punët edhe studentëve të tij të devotshëm si Petar Berçiç (Petrus de Barbeno), Juraj Gradimiloviç dhe Juraj Kopeniç.
Në vitin 1459 për ngarkesë të jashtëzakonshme punësh, gjithnjë në ishullin Rab, mjeshtri kishte ngritur një laborator me pjesmarrjen e studentëve të Tij asistentë: Mihovil Splikanin, Jakov Brakanin, që e ndihmonin të mbaronte punët e shumta brënda kohës kontraktuale .
Aktiviteti i gjërë i NDRE LEKËS në ishullin Rab: zgjati deri në vitin 1462, dhe fatkeqësisht të gjitha veprat në këtë ishull u shkatërruan në kohë të ndryshme, duke na lënë vetëm pak gjurmë të veprës së Tij të gjërë dhe të jashtëzakonshme.

Vepra e Tij e një niveli artistik që e rrjeshtoj me të drejtë në vargun e artistëve të mëdhenj të Rilindjes Euro – Dalmate, ishte pa më të voglin dyshim periudha e punëve të Tij në TROGIR, TRAU, TRAGURIUM,
ishte një qytet i vjetër ILIR para se në shekullin e VII – të fillonin Dyndjet Sllave.
Nga viti 1451 deri në vitin 1457 mjeshtri realizoj në TROGIR në pallatin e veskovit Torino e të pasanikut Koriolanus Çipiko vepra të shumta që fatkeqësisht për arsye të ndryshme është ruajtur vetëm një ndërtim arkitektonik i quajtur Trifora.
Kryeveprat e NDRE LEKËS : që për fatin tonë të madh historik të realizuara të gjitha në katedralen e qytetit TROGIR, janë ruajtur pothuajse të paprekura.
Këto janë veprat që kaluan kufijtë lokalë , për të fituar statusin e artistit të madh universal, dhe për të mbetur gjithmonë si një pikë referimi jo vetëm në historinë e artit Dalmat, por, edhe në atë Europian të të gjitha kohëve.
Mjeshtri ynë është konsideruar nga studjuesit e shumtë si mbartës dhe rrezatues i shpirtit të vonshëm Gotik – Rinashimental të Mesjetës së vonshme..
Në vitin 1460 në kulmin e forcave, përvojës dhjetëravjeçare dhe inteligjencës, NDRE LEKA kalon nga qyteti i Splitit në TROGIR, nga ku fillon veprën e tij në katedralen e shën Lazdrit ( Lawrence), në ndërtimin nga e para të Pagëzimores (batistero) , që është padyshim kryevepra e tij.
Në të njëjtën kohë punon edhe hapësirën monumentale të meshtarit në ritualin e përditshëm brënda Katedrales (sakrestia).
Kryevepra e Tij përfundon në vitin 1467 , dhe në pjesën e brendshme të portës së Pagëzimores: mjeshtri i madh gdhënd me modestinë më të madhe edhe emrin e Tij në gjuhën Latine:
ANDREAS ALEXSIUS OPIFEX MCCCCXII – NDRE LEKA ARTIST 1467
Ka diçka të veqantë në realizimin e Pagëzimores: që hapsirat e brendëshme dhe sidomos tavani janë frymëzuar nga një kryevepër pagane që gjendet sot e kësaj dite brënda kompleksit rezidencial të realizuar në fund të shekullit të III – të dhe fillimet e shekullit të IV – tërt në SPALATO ( SPLIT) të perandorit Romak me origjinë Dalmate Diokleciano. Kjo vepër e rrallë e arkiskulpturës Europiane (shumë studjues arti e quajnë veprën më të realizuar dhe të mahnitshme të artit Europian të të gjiths kohëva): quhej Tempulli i ZEUSIT (Giove në Latinisht), shëndrruar më vonë në kishën e Gjon Pagëzorit, duke ruajtur të paprekur sidomos tavanin të realizuar nga mjashtrat e kohës në kutia në formë katrore ose drejtkënshi që vjen e zvogëlohet gradualisht në thellësi
Realizimet e ndryshme artistike brënda Pagëzimores si skulptura e e pagëzimit të Krishtit nga Gjon Pagëzori (Batista) në lumin Jordan ( Lindje të Izraelit të sotëm), që është në majat artistike të mjeshtrit, dhe punime të tjera të shumta si Capitele të stilit Korinc, kanale të formave të ndryshme dekorative, nikie, freskuese në formë guaske , blloqe gurësh të mëdhenj që përbën i gjithë trashësinë e murit etj
Sipas studjuesit të artit të Rilindjes Dalmate Andrija Mutjakoviç, mjeshtri ynë vazhdon teknikën e përdorur në strukturën arkitektonike të katedrales së famshme të Shebenikut të realizuar sëbashku me Gjergj ORSINI
Në Pagëzimoren kryevepër të NDRE LEKËS gjendet edhe skulptura e realizuar e shën JERONINIT, dhe ajo e GJON PAGËZORIT
Sipas Radovan Ivançeviç PAGËZIMORJA e mjeshtrit të madh, është dokumenti më i rëndësishëm i skulpturës të Rilindjes Dalmate, ndërsa sipas studjuesit tjetër, Andrija Mutnjakoviç: NDRE LEKA realizoj të parin vepër të Pagëzimit në skulpturën Kroatë, në të njëjtën kohë kur në Firence e Romë fillon Rilindja e madhe Italiane., dhe disa dhjetëvjeçarë para se kjo lëvizje komplekse kulturale të fillonte në vëndet e tjera Europiane..
Me 14 Janar të vitit 1468 NDRE LEKA dhe Nikola Fontinak ose Fjorentini ( ishte nga Firence) 1418 – 1506,
firmosin një kontratë të përbashkët në qendrën komunale të qytetit TROGIR për ndërtimin e një kapele të re të një shejtori vendas Shën Ivan Trogirskog, ku statuja e Shën JERONINIT ( e dyta pas statujës së Pagëzimores ), një statujë tjetër e Gjon Pagëzorit dhe e një shejti të panjohur: janë realizuar nga mjeshtri ynë i madh.
Edhe statuja e Shën Marisë është gjithashtu e Tij, ndërsa statuja e një engjëlli i përket Nikola Fontinak.
Sipas studjuesit Kroat Radovan Ivançeviç kapela e lartëpërmëndur “Është një vepër arkitektonike skulpturale më e harmonishme dhe e realizuar e të gjithë veprave Europiane të fillimit Rinashimental”.
Në vitin 1469 të dy artistët realizojnë një varr monumental në një kishë Domenikane të TROGIRIT, quajtur varri i Patrician Subotik.
Në vitin 1471 fillojnë projektimin e zbukurimeve me vepra të llojeve të ndryshme të arkiskulpturës të kishës së shën Marisë në ishullin Shën Nikolli (Tremiti).
Në vitin 1473 vdes Gjergj ORSINI, dhe dy vite më vonë NDRE LEKA dhe Nikoll Fontinak i japin fund bashkëpunimit me njëri tjetrin.
Në vitin 1472 mjeshtri ynë i madh rikthehet në Split dhe vazhdon punimet në kishën e Shën NDREUT dhe shën Marisë, gjithashtu realizon një varg motivesh në artin skulpturor për Shën Jeroninin, dhe më e famshmja mes tyre ndodhet në kishën e Shën Jere. Me shtimin e sulmeve Osmane në qytetet Dalmate, në vitin 1480 mjeshtri ynë i madh projekton në laboratorët e tij ndërtimin e mureve të reja mbrojtëse të Splitit dhe riparimin e të tjeravej të dëmtuara.
Në vitin 1497 bën riparimin e këmbanores së katedrales së Splitit, ndërsa në vitin 1503 NDRE LEKA realizon në kishën e shën Shpirtit (san Spirito), pikërisht lapidën e Tij personale.
Në vitin 1504 shkruan testamentin e fundit të Tij, dhe në vitin 1507 nuk figuron më në listën e qytetarëve të Splitit.

Fotografia e Retin Reka




Burimi/ Facebook