REXHEP RRUGEJA – E VERTETA DHE GENJESHTRA.

0
157

Gjithmone ne jeten time jam frymezuar nga prinderit e mije per te qene nje njeri i ndershem dhe te punoj me perkushtim te madh per familjen dhe atdheun tim.Keto vyrtyte te larta ia kam futur ne shpirte dhe femijeve te mije gje te cilen e kemi bere realitet si familje duke kontribuar per qytetin tone Kavajen dhe per Atdheun tone .E verteta dhe ndershmeria eshte nje nga vlerat me themelore te demokracise .Nese nje qeveri deshiron te jete e besueshme nga njerezit ,duhet qe gjithnje te jete e hapur per tu thene te verteten atyre.Nje qeveri ,qe i fshihet popullit te vet nuk mund te kete besnikerine e qytetareve te vet ,dhe nuk mund te jete ne gjendje ta ruaj autoritetin e saj legjitim per nje kohe te gjate. Pjesa me e madhe e popullit shqiptare me dekada te tera eshte ushqyer me genjeshtren duke rene preh e politikes diktatoriale komuniste e cila e ka deformuar qellimisht historine e Shqiperise sepse e verteta ata i godet rende.Genjeshtrat e politikaneve tane sot kane dalur sheshit.

Te gjithe e dijne shum mire se politikanet tane jane jo vetem genjeshtare por me te korruptuarit ne europe dhe te zhytur thelle ne krim ekonomik .Te gjithe jemi te vetedijshem qe ne Shqiperi nuk ka parti te djathta por te majta dhe ne udhehiqemi nga bijte e komunisteve nga partite diktatoriale PS, PD, LSI ,RP, dhe sahan lepirsat e vegjel.Por pjesa me e madhe e popullit edhe pse e din kete te vertete vazhdon akoma ti besoje bijve te komunisteve qe udheheqin Shqiperine si ne pushtetin qendrore dhe ne ate lokal duke i duartrokitur dhe duke i votuar per tre dekada diktatoret e rinj ose me sakte bijte e komunisteve te cilet kane vene pasururi marramendese me ane te korrupsionit.Vetem kete rralle Basha i leshoj gjith pushtetin Rames.Sepse te dy partite e medha diktatoriale kane pasur dhe pushtet lokal dhe pushtet qendrore.Genjeshtrat per njerzimin gjithmone kane qene vrastare .Edhe bindjet partjake jane armiqte me te rrezikshem te se vertetes.Politika diktatoriale Shqiptare vazhdon akoma edhe sot te deformoje historine ku bota sot eshte bere aq e vogel sa eshte zbuluar cdo imtesi ,cdo fshehtesi ,dhe cdo gje lexohet drejt e mire ne cdo shtepi .Kundershtaret politik sot ne Shqiperi jane te pamoralshem ata akuzojne njeri – tjetrin ne foltoren e kuvendit per droge papunesi ,korrupsion ,vjedhje ,vrasje ,krim ekonomik etjera krime.Por asnje politikan te madh nuk kemi pare ne bankat e te akuzuarve.Politikanet tane te korruptuar ose bijte e enverit qe kane udhehequr vendin per tre dekada si ne pushtetin lokal dhe ne pushtetin qendrore mbeten dhe do te mbesin funderrinat e nje populli.Korrupsioni ,deformimi i historise ,papunesia ,mos dhenja e prones dhe percarja qe i kane bere popullit per tre dekada keta politikane te korruptuar jane kunder ndershmerise dhe kunder lirive dhe te drejtave te njeriut.Te krahasosh te moralshmin dhe te pamoralshmin eshte njesoj si te krahasosh diten me naten.Shumica e popullit per te jetuar me mire i shkon nga pas partive diktatoriale. Dikush per te pasur poste te larta zyrtare, dikush per te perfituar ne biznes, dikush per nje thes miell,e te tjere njerez per perfitime te tjera kane kaluar sa te njera parti ne tjetren ,edhe ata qe jane besnik te nje partije i gjejmojne nga pas liderve diktatoriale vetem per nje vend pune .Disa persona qe kane shkuar sa te njera parti ne tjetren sot bejne te moralshmin duke kritikuar lideret e partive por pa harruar se dje kane qene perkrahes kryesore te diktatoreve qe sot ata kritikojne.Historia ka pare se si kane deshtuar provat paradoksale per te ushqyer demokracine me injorancen .

Per deformimin e historise po jap disa fakte kryesore mbi ngjarjet e vititi 1990 -te ne Kavaje ku politika 30 vjecare diktatoriale e ka deformuar qellimisht.25 mars 1990 -te demonstrata e pare antikomuniste e cila u zhvillua ne stadiumin e Beses me ndeshjen Besa -Partizani ,ne vend te kesaj date eshte vendosur demonstrata e dyte e 26 marsit 1990-te ,kjo eshte deformim i qellimshem duke spostuar 25 marsin e duke vendosur 26 marsin si demonstrata e pare .Me 26 mars 1990 ne policine e Kavajes ku i arrestuar ishte Rexhep Rrugeja dhe Selaudin Cara demonstruesit goditen me gure godinen e policese duke thyer xhamat ku guret erdhen deri ne dhomen ku po torturohej Rexhep Rrugeja .Demonstruesit therriten :Lironi shoket tane ,Rrofte Ramiz Alia Poshte Dinastia e fjale kunder Nexhmije Hoxhes.Keto fjale jane thene e shkruajtur perhere te pare nga ana ime ku me kane kundershtuar me mijera simpatizante te Pd sepse nuk donin te verteten .Me pas po keta simpatizante me kane thene :Eshte e vertete por mos i themi keto fjale se ulim imazhin e 26 marsit .Po nese duam te verteten pse duhet me i mfshehur fjalet Rrofte Ramiz Alia Poshte Dinastia. Sot e kesaj dite edhe pse e verteta ka dalur sheshit shume persona nuk e thojne te verteten.Po per ngjarjen e 29 marsit te vitit e 1990- te, perse nuk flitet, ku mbare populli i Kavajes u mblodh si nje trup i vetem ku iu gjend prane familjes se Gani Rrugejes ku dy djemte e Ganiut Rexhepi dhe Iliri ishin te arrestuar e po torturoheshin per vdekje ku Ilirin nga torturat cnjerezore qe mori nga xhelatet populli i Kavajes e dinte te vdekur ndersa per Rexhepin flitej se ishte ne gjendje te rende nga torturat cnjerezore qe mori nga Zv /Ministri i Brendshem Zylyftar Ramizi dhe shefi i policise se Kavajes Sazan Tare e kriminele te tjere dhe mbahej nen mjekimin e mjekut te Deges se Durresit.Perse per kete ngjarje shum historian apo gazetare nuk flasin fare.Ndersa per ngjarjen e stadiumit ku dy vellezerit Rrugeja ishin protogoniste kryesore disa gazetare ,shkrimtare apo historiane e kane deformuar kete ngjarje qellimisht ku gjithcka ka dokumenta.Po filmimin e demonstrates se stadiumit ku mua Rexhep Rrugejes ma kane nxjerrur ne hetuesi perse nuk e nxjerrin keta politikane? Perse e mfshehin kete te vertete ?Perse kane frike nga e verteta ?Po filmimin e varrimit te deshmorit te pare te demokracise Shqiptare Josif Budo perse nuk e nxjerrin?Perse kane frike nga e verteta ?Po pjesa e madhe e popullit perse hesht dhe behet pjese e politikes diktatoriale 30 vjecare?Po per pronat qe nuk iu dhane pronareve te vertete perse ky popull hesht?Po per Gerdecin ku u vrane njerez te pafajshem perse ka heshtje ? Po per hapjen depove te armeve ku shqiptari vrau shqiptarin perse ka heshtje ?Po per firmat piramidale ku njerezit humben shtepi e katandi perse ka heshtje ?Po per shtepite e shembura ku disa nuk u shemben se ishin miq te politikaneve apo besnik te partise e disa shtepi u shemben se nuk ishin te partise perse ka heshtje.Ku eshte e verteta dhe drejtesia ne te gjitha keto raste ?Drejtesia dhe e verteta duhet te konsiderohej si baze e nje shoqerie demokratike .Drejtesia duhet te predominoje ne te gjitha aktivitet sociale duke filluar nga adaptimi i i ligjeve te drejta dhe te arsyeshme dhe deri ne vendimet e gjykatave ,te cilat duhet te jene te pavarura dhe te paanshme per te gjithe individet.Per te siguruar nje Shqiperi etnike ,te pavarur ,te lire ,sovrane dhe moderne ,nuk duhen te ndodhin ndermjet forcave partjake ,biznese politike sepse shkohet me siguri drejt ne rrenimin e shtetit ,e domosdo drejt shkaterrimit total te vendit .Ne keto kushte jo te favorshme per Shqiperine ,fati historik e ka hedhur rende jo vetem ekonomikisht ,moralisht ,politikisht ,por mjerisht avash -avash po e hedh drejt gremines ,e ti marin dhe nderin .Me politikanet e sotem por dhe atyre qe iu ka lejuar te meren me politike qe nga regjimi injorant i se kaluares e deri tani kete vend e kane braktisur dhe katandisur si mos me keq .Sot duhet menduar e shikuar me syrin e seleksionimit te tyre .Kujdes duhet patur me politikanet qe i kane sjelle sherbime te vyera kombit Shqiptare .Dua t’iu them se pas ketyre shpjegimeve qe thame me lart ,mund te krijohet pershtypja sikur parlamentaret tane jane larg lapsusve ne te shprehur e ne te vepruar.Shume kuvende ne bote por me te theksuara shtetet ish komuniste jane laramane dhe me spiune e agjente ne sherbim te sigurimeve te huaja, per te vetmen arsye ,qe deputetet ne fjale te jene te perhershem ne politike per te realizuar qellimet e regjizoreve e te kete perhere nderrime pushtetesh qeverisjesh e sidomos me shqiptaret qe te mos kene kurre shtet te stabilizuar ,pra ngatarrestare.Roli i opozites ne Shqiperi eshte i pa parashikueshem .Si pozita dhe opozita pavaresisht se kush qeveris kur nderrojne vendet luajne rolin vetem per te shkaterruar cdo gje qe eshte bere mire ne pare.Atehere ku eshte leverdia ne kete rast ?Politikanet pasurohen dhe taksa paguesit poshterohen duke u varferuar.Te dy partite e medha Ps dhe Pd e me pjedhat e tyre te cilat te ndara ne dysh bejne pozite dhe opozite ne kurriz te qytetareve shqiptare.Lidhur me kete ,shumica e klases politike dhe e intelektualeve edhe ne kete periudhe kur e verteta tashme duket ne driten e diellit ,perseri ata nuk levizin nga istikami i zaptuar padrejtesisht.Ndersa pjesa e madhe e popullit eshte ne gjume duke i shkuar nga pas partive diktatoriale vetem per nje vend pune.Kjo nuk shpjegohet ndryshe pervec se nostalgjia ndaj regjimit injorant te se kaluares dha asaj aktuale eshte ulur kembe kryq ne trojet etnike Shqiptare e sidomos ne qendren e saj ne Tirane ,Prishtinen dhe Shkupin.Gjat ketyre tre dekadave demokracia ne Shqiperi ka qene krejtesisht fallco.

Rexhep Rrugeja Kavaje.

Burimi/Facebook