Rexhep Rrugeja – SIMBOLI I DY GISHTAVE NE SHQIPERI E KA VENDLINDJEN NE KAVAJE.

0
137

PER HERE TE PARE NE SHQIPERI DY GISHTAT JANE NGREJTUR LART NGA REXHEP RRUGEJA E ME PAS NGA DISA TE RINJ NE DEMONNSTRATEN E PARE TE 25 MARSIT 1990 -TE ,DEMONSTRATE E CILA U ZHVILLUA NE STADIUMIN BESA TE KAVAJES ME NDESHJEN BESA – PARTIZANI.
Dy gishtat lart per here te pare ne Shqiperi jane ngrejtur ne qytetin e Kavajes nga Rexhep Rrugeja e me pas nga disa te rinj kavajes ne demonstraten e zhvilluar me 25 mars 1990 -te, ne stadiumin Besa te Kavajes me ndeshjen Besa-Partizani.Per kete simbol kam shkruajtur e folur shum here.U detyrova te bej serisht nje shkrim te shkurter per disa arsye.Per simbolin e dy gishtave disa miq padashur me ngaterrojne me Berishen duke me thene:”Po na nxjerr syte me dy gishtat lart”,”Na ndriten dy gishtat lart”,etjera fjale.Une i jam pergjigjur miqeve :- Dy gishtat lart nuk jane as te komunistit Sali Berisha,as te Pd ,as te studenteve te dhjetorit.Keta i kane privatizuar dy gishtat lart .Kur une dhe qytetaret e mije Kavajes i ngrenim lart dy gishtat,komunisti Berisha sherbente te blloku i udheheqjes me profesionin e mjekut,ndersa studentet e dhjetorit mesonin neper auditoret e tyre Marksizem Leninizmin,Pd nuk ishte formuar akoma.Keto jane plot 10 muaj pas qytetareve te Kavajes.Arsyeja tjeter e shkrimit eshte se disa tv te shumta , disa gazetare te ndryshem,disa historiane apo dhe disa simpatizante partie e shtremberojne me dashje kete histori te simbolit te dy gishtave.Keto thenje te pabazuara ne fakte qe jane genjeshtra diten per diell i shohim shpesh ne disa tv te ndryshme dhe ne disa shkrime te gazetave apo te disa revistave te ndryshme.A jane te pergjegjshem keta shkrimtare apo gazetare kur flasin apo kur shkruajne genjeshtra ?!A i vret ndopak ndergjegja keta persona se e verteta vonon por kur ajo nuk tretet?!Une dhe vellai im per keto dy gishta jemi arrestuar e torturruar ne menyren me barbare sa qe populli i Kavajes na dinte te vdekur.Per mua dhe vellain tim populli i Kavajes organizoi dy demonstrata te fuqishme ,ate te 26 marsit 1990 -te, ku sulmuan policine, dhe demostraten e 29 marsit 1990-te, ku mbare populli i Kavajes u mblodh si nje trup i vetem duke mbeshtetur fuqishem familjen Rrugeja per lirimin e tyre nga birucat enveriste.Djemte e Kavajes ate dite mbanin neper duar shishe me benzin,sopata,leva,thika e mjete te tjera rrethanore.Kjo demonstrate ia drodhi fort gjunjet kupoles komuniste .Hekuran Isai dhe Muho Asllani i raportonin Ramiz Alise per kete ngjarje te rende .Kupola komuniste u thye, ato derguan familjen te shikonin djemte ne degen e Durresit.Per keto dy gishta une jam torturuar ne menyren me cnjerezore nga zevendes ministri i brendshem Zylyftar Ramizi ,shefi i policise se Kavajes Sazan Tare e sigurimsa te tjere i lidhur duar e kembe ku gjaku me rrillte ne te gjith pjeset e trupit e derim te veshet,ku gjate torturave kam humbur ndjenjat shpesh ne birucat e Durresit.Por a e dijne keta zoterinj se poplli i Kavajes protestonte cdo dite hapur neper rruget e qytetit me dy gishta lart e me pas merte rrugen nacionale si nga ana e veriut dhe nga ana e jugut ne dy akset kryesore te kryqezimit ku ndalonim makinat e rretheve ,dhe me dy gishtat lart dhe me brohoritjet e fuqishme liri- demokraci ,enver- hitler ,e duam Shqiperine si gjithe europa ,poshte diktatura komuniste,morrat moren fund ,hekuran sllobodan etjere parrulla ia dergonim shofereve dhe udhetarave qe udhetonin me makina mesazhin e lirise .Kete mesazh qytetaret e Kavajes ia dhuronin dhe pasagjereve te trenit kur ndalonin dy trenat .Te gjithe pasagjeret e trenit dilnin neper dritaret e vagonave dhe habiteshin nga thirrjet e fuqishme te nje populli te tere.Per 10 muaj populli i Kavajes luftoi i vetem kunder bishes se eger komuniste .Ne Kavaje nuk ekzistonin me parrullat e enverit dhe te partise ,ndersa qyetet e Shqiperise jetonin me bustet e leninit ,stalinit ,te enverit dhe me parrullat e enverit dhe te partise se punes.Kavaja i dha Shqiperise dhe deshmorin e pare te demokracise shqiptare Josif Budo i cili u vra babarisht nga sambistet me 10 korrik 1990-te .Varrimi i deshmorit te pare te demokracise shqiptare Josif Budo ishte nje varrim madheshtore .Populli i Kavajes percolli ne banesen e fundit djalin e Kavajes dhe te Shqiperise ,deshmorin e pare te demokracise Shqiptare Josif Budo me thirrjet e fuqishme “Josifi eshte gjlalle”,”Josifi eshte hero “,Liri -Demokraci”,Enver -Hitler”,poshte diktatura komuniste etj” .Gjate rruges une dhe disa te rinj u futem ne komitetin e partise ku e kthyem makinen mrapsh dhe njeri nga ne i vuri zjarrin makines se sekretarit te partise Agron Tafa.Me tutje te Axhensia u dogj dhe nje ifo e sambisteve.Ne varreza populli heshti ne nderim te Josifit dhe te vdekurve te tjere .Tani Kavaja kishte nje hero qe nuk i perkiste vetem Kavajes por gjith Shqiperise.Keshtu Kavaja deshmoi dhe nje here tjeter se ishte ajo pararoja e levizjeve demokratike ne Shqiperi.Edhe pse e verteta ka dalur ne driten e diellit, ne Shqiperi vazhdon akoma zhdukja e historise se vertete ,dekorimet fallso, korrupsioni ,diktatura dhe emigrimi i cili eshte bere rruge pa kthim per shqiparet. E kaluara komuniste i ka ngulur rrenjet thelle ne token shqiptare .Ajo eshte ulur kembekryq ne Shqiperi .Pjesa me e madhe e popullit vazhdon akoma te duartrokasin partite politike, sidomos partite motra dhe lideret diktatorial .Por me e keqja eshte kur i thurin lavde ,kenge dhe i thojne lidereve diktatoriale qe te na udheheqin serisht e te na rrojne sa malet.Por disa te tjere i krahasojne lideret diktatoriale me Skenderbeun.Koha ka vertetuar se diktatoret nuk e kane mare me tapi qeverine dhe ne fund kane mare ate cfar kane merituar.Edhe ato persona te shtyre nga politika e korruptuar e diktatoriale qe vazhdojne te thone se dy gishtat jane te PD ,te Berishes apo te studenteve duhet te distancohen nga kjo genjeshter e piset sepse faktet jane kokforta .Simboli i dy gishtave e ka vendlindjen ne Kavaje ku per here te pare dy gishtat jane ngrejtur nga Rexhep Rrugeja me 25 mars 1990- te,ne stadiummin Besa te Kavajes me ndeshjen Besa -Partizani, e me pas nga i gjith populli i Kavajes. Populli i Kavajes eshte pishtari i demokracise Shqiptare.Keto njeh historia e vertete me fakte reale.Liria dhe demokracia e vertete qe une deshirova bashke me gjith shqiptaret nuk erdhi asnjehere ne Shqiperi sepse ne pushtet u vendosen po te njejtet njerez ,po kelyshet e enverit.Poshte fara e keqe e komunizmit.Rexhep Rrugeja.07 dhjetore 2021.

Burimi/Facebook