Rita Ndoci – Këto ditë u fol e po flitet shumë për Goran-in…..

0
66

Po shkruaj edhe unë mendimin tim.
Nëse Goran Bregoviçi do të prononcohej për genocidin shqiptar që kanë bërë serbët, si dhe po të ushtronte famën e tij tek Vuçiçi dhe serbët për njohjen e shtetit kosovar, si dhe po të kërkonte i pari falje publike para popullit shqiptar në Kosovë dhe jo vetëm, atëherë unë ju garantoj Ju të gjithëve se do të udhëtoja nga Gjermania për t’a parë Bregoviçin në koncert, në Korçë.
Për sa kohë që Goran Bregoviç hesht ndaj krimeve serbe kundër popullit shqiptar dhe jo vetëm atij shqiptar në kosove, unë jam kundër ardhjes së tij për koncert në Shqipëri.
Arti ka qënë dhe do të jetë çdo kohë frymëzim i njerëzve si për mirë dhe për keq në ndrrim epokash.
Mikesha dhe miq prej zemres ju uroj pushime të bukura dhe një fundjavë të mrekullueshme.

Burimi/Facebook