Robert Martiko – TANI NUK KAM MË FRIKË NGA FANTAZMA QË MË NDIQTE,PASI U BËRA EDHE UNË FANTAZMË

0
89

Këto janë fjalët e një fëmije të mitur sipas një studiuesi perëndimor. Janë me mijëra psikanalistët që vërtetojë këtë lloj fenomeni shpirtëror real më shumë nga vetë realja. Gabimisht mendohet se pa kujdesin e veçantë, kryesisht të prindit si edukator në radhë të parë, dhe të shoqërisë, me nivelin e duhur arsimor e kulturor, shpirti i njeriut mund të shërohet vetvetiu me kalimin e kohës. Prandaj ka rëndësi që fëmija të mos keqtrajtohet në fëmijëri. Ndërsa, kur të rritet, përveç ndihmës së jashtme, individi, me ndihmën e logjikës, të ndihmojë vetveten për të nxjerrë në sipërfaqe gjërat negative të fshehura thellë në nënndërgjegjen e tij.
E keqja e madhe është se fantazmat shoqërojnë shoqëritë jo moderne jo vetëm gjatë një jete të tërë, por në shekuj të tërë pa fund. Kështu shpjegohet se ndërsa Franca, Anglia, SHBA, bëjnë një revolucion e pastaj peripecitë, gijotinat, trekëmbëshat e luftës civile marrin fund, në shoqëritë pa Rilindje Shpirtërore, si Shqipëria, përçarja e armiqësia vijon në jetë të jetëve.
Fenomeni quhet në anglisht: “Separation anxiety” d.m.th. SHQETËSIMI I NDARJES. Konkretisht, një shoqëri jo moderne shqetësohet nga ideja e largimit nga vetvetja. I pëlqen më mirë të jetojë në botën e saj duke realizuar pajtimin me fantazmën. Vetë Mendimi Akademik diçka do të duhej të bënte për të hyrë në thelbin e gjërave të Qytetërimit Perëndimor. Jo të mbetet në sipërfaqe! Në Google shkruan fjalët në shqip: RILINDJE SHPIRTËRORE dhe rezulton një ASGJË e bukur. Nuk kanë rëndësi të dhënat në nivel thashethemesh për jetën në Francë apo Angli, sesa futja në gjërat më të thella që ndryshojnë jetën e njeriut, e ndryshojnë, e rilindin, e bëjnë të shpëtojë nga fantazmat shpirtërore të së kaluarës. NDRYSHON FATI I NJERIUT. Përndryshe ndodh pikërisht ajo që tha fëmija e vogël: TANI NUK KAM MË FRIKË NGA FANTAZMA QË MË NDIQTE, PASI U BËRA EDHE UNË FANTAZMË. E keqja është se duke mos kuptuar gjendjen e rëndë përreth, ku të gjithë shajnë përbindëshin, pa e kuptuar, fillojnë ti përngjajnë atij lloj përbindëshi me emrin Traditë e Pafiltruar, d.m.th. një përsëritje tragjike, në kaos e përçarje pa shërim, në shekuj pa fund…

Burimi/Facebook